Arrestimi i pjestarëve të policisë kosovare dhe "rigjurmimi" i diplomacisë

Kurti, Hovenijer i Osmani
Burim: Telegrafi

Beogradi shumë herë ka kritikuar vendet perëndimore se janë memece ndaj arrestimeve të sërbëve në Kosovë çka ditët e fundit ka ndryshuar të paktën pjesërisht. Nga ambasadori amerikan e gjerman në Kosovë ka mbërritur reagimi për arrestime, jo për sërbët, por të pjestarëve të policisë kosovare, ndërsa nëse gjërat i vëzhgojmë në besim të mirë (bona fide), mund të themi se diplomatët praktikisht në gjysmën e herës dëgjonë dhe lutjet prej Beogradit.

"Na shqetëson rasti i fundit në të cilën autoritetet sërbe ndaluan zotin Jankoviq. Kjo çështje më shqetëson veçanërisht pasi ai është dikush që e njohim prej vitesh", ka thënë Hovenier për arrestimin e zëvendës drejtorit të policisë kosovare Dejan Jankoviq ndërsa Rode vlerësoi se kjo është “e papranueshme dhe nuk është diçka që mund të pritet nga vendi që është kandidat për anëtarësi në BE”.

Diplomacia sipas një definicioni, udhëhiqet nga raportet ndërkombëtare me më shumë negociata sesa me forcë, nga e cila do të ishte në kundërshtim-me qasje fide, të mund të konkludohet se forca-është ende e pranishme, ndërsa e njërit dhe e tjetrit në lëvizjet konkrete diplomatike-nuk është deri në fund gjë e definuar. Apo sikurse thotë për Kosovo Onlajn një prej diplomatëve me përvojë-diplomacia është "gjë e rigjurmueshme".

Këtë "rigjurmim" e shkaktoi kryeministrja e Sërbisë që kujtoi se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk reagoi për vite të tëra ndaj asaj se çfarë bën Albin Kurti.

"Pres lavdërime nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për pjestarët tanë të Ministrisë së Brendshme si dhe për prokurorinë tonë dhe të gjitha institucionet përkatëse” tha Bërnabiq për arrestimin e pjestarit të policisë kosovare. 

Dhe presidenti Vuçiq vuri re se “nuk ka kush të reagojë” dhe ironikisht shtoi se ky ndalim ishte “broblemi më i madh në botë”.

"Me këtë hipokrizi, qasje e neveritshme ndaj një vendi liridashës sikurse është Sërbia, me këtë do të duhet të mësohemi dhe kjo duket se nuk do të ndryshojë” konkludoi Vuçiq.

Mungesa e reagimit kur arrestohen sërbët në Kosovë-është mesazh politik, beson dhe ish ambasadori i RFJ në Gjermani Zoran Jeremiq

“Këto arrestime të sërbëve në Kosovë nuk ndodhin për atë çka do Kurti, as dhe për atë çka kjo është një lloj procedure politike apo gjyqësore. Kjo është thjesht pjesë e aksionit politik për të cilën Kurti ka mbështetjen e qarqeve të caktuara dhe pastaj deklarata të tilla vetëm e ndihmojnë të vijojë në këtë. Synimi është në fakt destabilizimi i mëtejshëm i situatës në Kosovë, pavarësisht deklaratave të thëna se qëllimi i atyre që e mbështesin është i kundërt”, thotë Jeremiq për Kosovo Onlajn.

Duket se këta ambasadorë besojnë se atyre u lejohet gjithçka, shton bashkëbiseduesi ynë.

“Kjo është logjika e fuqive të mëdha. Ai thjesht vlerëson në mënyrë politike vendimet që duhet të kalojnë në rrugë normale, gjyqësore dhe të zakonshme dhe është jashtëzakonisht e pazakontë që vendime të tilla të komentohen në mënyrë të tillë, nga ata persona dhe me formulime që tashmë fajësojnë-në këtë rast, njërën palë. Kjo nuk është e zakonshme, por, e dini, nuk është e zakonshme që dikush t'ju bombardojë dhe të marrë pjesë të territorit dhe se kjo kalon me aq. Kjo legalizon një mënyrë të re komunikimi në raportet ndërkombëtare, në të cilën forca dhe vetëm ajo vendos se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo”, ka thënë Jeremiq.

Edhe diplomati Zoran Millivojeviq thekson për Kosovo Onlajn se reagimi i shpejtë i ambasadorit të SHBA dhe Gjermanisë pas arrestimit të pjestarit të Policisë Kosovare-është politikisht i motivuar.

“Ata duhet të kenë patur përvojë pasi Kurti përditë arreston sërbë me pretekstin se cënojnë rendin kushtetues. Pra, Sërbia po sillet tërësisht në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe çështjet e sigurisë së vet” ka thënë Millivojeviq.

Sipas vlerësimit të tij nga pikpamja e vet politike e diplomatike këto reagime lehtësisht thuhen-të paqarta.

“Reagimi i ambasadorit amerikan flet për respektimin e disa marrëveshjeve. Nuk është e qartë se për çfarë marrëveshjesh flet kur fjala është rreth mbrojtjes së rendit kushtetues të një vendi. Cilat janë këto marrëveshje dhe çfarë janë këto marrëveshje? Këtu nuk egzistojnë marrëveshje dypalëshe, por egzistojnë organe të shtetit amë, Kushtetuta dhe ligjet”, tha Millivojeviq.

Sikurse theksoi, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rode, ishte edhe më pak i qartë në kritikat e veta.

“Zoti Rode flet se nuk e kupton dhe kërkon lënien të lirë dhe i referohet faktit se Sërbia është kandidate për në BE. Çfarë lidhje kanë negociatat për anëtarësim në BE dhe negociatat për anëtarësim të Sërbisë me arrestimin e personit që cënon rendin kushtetues të një vendi? Kjo nuk ka kurrëfarrë lidhje”, tha Millivojeviq.

Ky i fundit vlerëson se pa mëdyshje fjala është për mesazhe politike që konfirmojnë atë çka sikurse tha, në Sërbi dihet prej shumë kohësh.

“Ndaj Sërbisë po ushtrohet presion politik ndaj gjithçkaje që po bën pala e Kurtit dhe qeveria e tij. Dhe të gjitha arrestimet e sërbëve pa asnjë bazë ligjore apo tjetër, mbajtjen e njerëzve në paraburgim për një vit, çka është jashtë të gjitha normave dhe standardeve të vendeve pikërisht të qytetëruara dhe pikërisht këtyre vendeve, ambasadorët e të cilëve flasin pra SHBA dhe Gjermanisë. Dhe këtu nuk ka asnjë reagim. Dhe nuk ka asnjë njoftim apo spegim, por asnjë rezultat për të gjitha këto arrestime”, tha Millivojeviq.

Ky është mesazh ndaj Sërbisë që momentalisht ka hapësirë manovrimi të ngushtuar, vlerëson për Kosovo Onlajn Petar Millutinoviq nga Instituti për Studime Europiane.

“Ky është vendim politik, ky është qëndrimi i vendeve perëndimore që të reagojnë vetëm kur ndjejnë se i kërcënohen interesat e tyre në Kosovë, kur ajo që financuan, atë që krijuan-të ashtuquajturën polici kosovare-tani që autoritetet sërbe i mbajnë në paraburgim dhe i ndjekin penalisht si një formë hakmarrjeje për atë që ndodhi me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Dhe kjo është vërtet e dënueshme për çdokënd, por është e padrejtë dhe është vendim politik në kuptimin që tani, kur prek interesat e tyre, vetëm atëherë dalin. Kur kjo prek interesat e palës tjetër, nuk dalin dhe nuk mbrojnë të njëjtat parime në mënyrë kaq të vendosur dhe në mënyrë kaq të shpejtë”, thotë Millutinoviq dhe shton se të gjithë e kanë ditur prej kohësh këtë.

Ai thekson se ky është “sinjal shumë i keq në cilin drejtim po ndodhin ngjarjet e mëtejshme”, dhe se ajo për të cilën është dakordësuar në Marrëveshjen e Ohrit-që Sërbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ndër të cilat dhe Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian dhe NATO.

“Ky zhvillim me Këshillin e Europës në fakt shkaktoi këto ngjarje të pakëndshme, të cilat më pas shkaktuan deklarata të tilla, ku më duket se veçse ngushtojnë më tepër hapësirën manovruese diplomatike të Sërbisë. Por kjo nuk duhet të përdoret në atë mënyrë, pra Sërbia të mos guxojë që tani të shkojë në ndonjë hakmarrje difensive, por përkundrazi ofensive dhe këtu për të përcaktuar përfundimisht postulatet themelore të këtij procesi të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se në përputhje me ato postulatet themelore, më në fund, për aq sa është e mundur, të arrihet progres i caktuar, e gjitha kjo me synim stabilizimin e situates dhe mundësive politike në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit e plotë në BE”, bën të ditur Millutinoviq.

Sipas fjalëve të tij si njëra dhe tjetra palë, kanë interes të jenë anëtarë të plota në BE dhe kjo është shton ai, diçka çka është e realizueshme e parë në afat të gjatë strategjik.

“Gjithçka tjetër janë veçse makinacione dhe vetëm humbje kohe. Mundësi të humbura, mundësi të pashfrytëzuara, vitet kalojnë, fatkeqësisht janë humbur shumë para, shumë kohë është humbur. Them edhe një herë, po ngushtohet hapësira manovruese dhe diplomatike jo vetëm Sërbisë, por edhe Kosovës”, konkludon bashkëbiseduesi ynë.