Çfarë do të thotë për sërbët në Kosovë përfitimi i statusit të mbrojtjes së veçantë sociale?

Penzioneri u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Dhënia e statusit të mbrojtjes së veçantë sociale për sërbët në Kosovë të cilën e informoi presidenti i Sërbisë funksionon si hapi më logjik i mundshëm meqenëse një nga rolet e mbrojtjes sociale, është të lehtësojë pasojat e përjashtimit social dhe të ndihmojë grupet e margjinalizuara të popullsisë. Por cili është ky grup i sërbëve në Kosovë? Më saktë kush nuk është duke pasur parasysh se vendimet e njëanshme të Prishtinës godasin të gjithë pa dallim.

Shkruar nga: Dragana Saviq

Ndonëse statusi i ri i veçantë i Kosovës ende nuk është precizuar, disa lëvizje mund të parashikohen.

Të papunët, pensionistët, ata me problemet e banimit, familje shumë anëtarëshe, persona me të ardhura të pakta... këto janë vetëm disa nga kategoritë e popullsisë sërbe në Kosovë, pozita e të cilëve me gjasa do të provohet të ndikohen nga masat e reja të mbrojtjes sociale për të cilën foli Vuçiq në fjalimin e tij.

Reagimet e bashkëbiseduesve shkojnë nga optimizmi dhe shpresa në politikën e Beogradit zyrtar, e deri tek dorëheqja, sepse, sikurse thonë, numër i vogël i sërbësh mbetën në Kosovë.

Para ndihmës shtesë, atyre u nevojiten kushte elementare për jetë-"liri, drejtësi, valutën e tyre, mjekun e tyre"-ku Prishtina ua merr ndërsa ata i drejtojnë sytë tek Beogradi duke pritur që t'u kthehet.

Përveç kësaj, të gjithë pajtohen se për paketën e re të ndihmës, më kryesorja është të mbërrijë në adresën e duhur-pra në atë kosovare-në mënyrë që llojet e ndryshme të ndihmave të mos keqpërdoren nga ata që jetojnë veçse fiktivisht në Kosovë.

Dhe politikologu Ognjen Gogiq thotë për Kosovo Onlajn se dhënia e statusit të mbrojtjes së veçantë sociale Kosovës, ka mbi të gjitha si synim lehtësimin e pasojave që për popullsinë sërbe largohen prej masave të njëanshme që Prishtina vendosi sikurse ndalimi i importit të mallrave sërbe dhe ndalimi i dinarëve.

Ai kujton se të gjitha masat e ndërmarra nga Prishtina kanë rezultuar në atë që në jetën e përditshme qytetarët të kenë shpenzime të larta.

"Për të tërhequr paratë tuaja, duhet të shkoni deri tek vendkalimet administrative apo në disa qytete të tjera në Sërbinë qëndrore e kjo nënkupton shpenzime të tjera për rrugë. Me gjasa qëllimi do të jetë zbutja e atyre shpenzimeve për të kompensuar disi apo zëvendësuar.  Kjo gjithashtu solli deri në rënien e aktivitetit ekonomik në zonat sërbe, sepse qytetarët shkojnë për të tërhequr të hollat në Rashkë apo Kurshumli dhe ata gjithashtu bëjnë blerje sepse aty mund të blejnë produkte që nuk janë të disponueshme në Kosovë pasi janë të ndaluara. Kështu që me gjasa është e nevojshme të injektohen fonde shtesë që do të stimulonin ekonominë sërbe në zonat sërbe të K&M” spegon Gogiq.

Ky i fundit shton dhe se zhvendosja e paralajmëruar e autoriteteve të përkohshme, pra zyrave në vendkalime, që është kosto e re, do të duhet të kompensohet në një farë mënyre.

“Përveç kësaj, fjala ka qenë se do të ketë mbështetje për personat e papunë, shtesat e nxënësve, por edhe punësime të reja. Këto janë në fakt punësim në fushën e sektorit të shëndetësisë-personel i ri shëndetësor, por gjithashtu u fol edhe për amvisat dhe shoqërueset personale. Këto janë shërbime të mbrojtjes sociale që ofrohen në masë të pamjaftueshme në zonat sërbe në K&M, kjo është masë e rëndësishme nëse ajo do jetë e njohur dhe e parashikuar sepse, nga njëra anë inkurajon punësimin e ri, pra amvisat dhe personal shoqërues, ndërsa nga ana tjetër ofron dhe mbështet shërbime për personat invalidë, fëmijët me aftësi të kufizuara apo personat e moshuar që u nevojiten” beson Gogiq.

Sipas fjalëve të tij, e rëndësishme është që masat të mos krijojnë varësi nga ndihma sociale, por që në një farë mënyre të stimulojnë punësimin e sërbëve në Kosovë.

Ai kujton se një nga masat e paralajmëruara është ndihma për sërbët në materialet ndërtimore.

“Bëhet fjalë rreth asaj që Prishtina ka ndalur projekte të caktuara infrastrukturore të financuara nga Sërbia në veri të Kosovës, të cilat kishin për qëllim drejt asaj të sigurimit të banesave për persona të caktuar, pasi Sërbia me gjasa do të ketë gjithnjë e më pak mundësi për të investuar direkt, veçanërisht në ndërtimin e këtyre shtëpive dhe banesave të reja, atëherë ndoshta do të gjendet ndonjë strategji e re për të mbështetur realisht personat fizikë, qytetarët në formën e mallrave apo të atyre materialeve apo vetë ato t'i blejnë e më pas të investojnë në ndërtimin e shtëpive dhe banesave të tyre”, spegon ai.

Përsa i përket shitjes së pronave të patundshme, ai tregon se ka lidhje me kushtin që presidenti deklaroi dhe kjo është që ata persona që marrin forma të ndryshme të ndihmës së qëndrimit, pra të jetojnë në Kosovë.

"Kjo është diku si përgjigje ndaj atyre vërejtjeve që dëgjohen dhe në Sërbinë qëndrore, por edhe mes sërbëve në Kosovë, se disa përfitues të këtyre asistencave, në fakt nuk jetojnë në K&M, se vijnë aty vetëm për të tërhequr të hollat. Duhet pranuar se këtë më nuk duhet t’a bëjnë sepse tërheqin të hollat në Rashkë apo Kurshumli dhe më pas investojnë, në prona të paluajtshme në Sërbinë qëndrore. Kështu që me siguri që masat që me gjasa do të vendosen janë për të ndaluar abuzimet. Sepse kjo ka ndodhur me të vërtetë në të kaluarën, që të hollat erdhën deri tek qytetarët që pretendohet se u nevojiteshin por që në të vërtetë nuk jetojnë në K&M por përdorin të hollat për t'u kujdesur për banim në një mënyrë tjetër në Sërbinë qëndrore. Kështu që me gjasa do të hyjnë disa masa dhe kontrolle ku gjëra të tilla ngelin rrugës” beson Gogiq.

Dushanka Gjoroviq nga Shoqata e Bashkuar e Pensionistëve thotë për Kosovo Onlajn se shpallja e Kosovës si zonë e veçantë e mbrojtjes sociale, do të ndikojë pak në jetën e njerëzve pasi në Kosovë ka ngelur numër shumë i paktë sërbësh, ndërsa  u mungojnë kushte elementare jetese.

Ajo thekson se se këto kushte elementare janë "liria, e drejta, valuta e tyre, doktori i tyre, shkolla e tyre dhe gjithçka çka i përket në zonën tuaj të të folurit".

“Sikurse e kam kuptuar personalisht dhënien e statusit të mbrojtjes speciale për Kosovën, kjo parashikohet për familjet që nuk kanë asnjë të ardhur. Personalisht mendoj se është më mirë të kontrollohen familjet që kanë dy, tre, katër të paga që nuk jetojnë në hapësirën e K&M dhe se ato të holla të hidhen në arkën e këtij programi social për Kosovën dhe Metohinë. Për sa i përket kësaj pjese tonën veriore, personalisht mendoj se është më e kujdesshme se sa aty poshtë në jug” bën të ditur bashkëbiseduesja jonë.

Kjo e fundit kujton se në Kosovë egziston problem punësimi sepse nuk ka punë “përsa i përket marketeve, çeljes së fabrikave, pra që do të thotë se kushtet elementare në Kosovë nuk egzistojnë sidomos për të rinjtë”.

“Kjo ka të bëjë edhe me shqiptarët, vetëm se ata e perceptojnë ndryshe nga ne. Ata shkojnë në krijimin e shtetit të tyre, ndërsa ne mendojmë se jemi në shtetin tonë, ky është dallim shumë i madh”, spegon.

Sipas fjalëve të saja, duhet të përllogariten dhe njerëzit që janë në Kosovë.

“Ky ishte qëndrimi im qysh prej nisjes pas luftës. Që atyre që jetojnë dhe qëndrojnë në Kosovë, duhet t'u jepen shumë të holla. Jeton në Sërbi, punon këtu, paga e madhe të mundëson të blesh shtëpi, më vonë do t'i sigurosh vetes dhe vend pune, çka do të thotë kandidat potencial për largim çka dhe ndodh. Dhe kjo është ajo që është dashur të bëhet më herët” thekson Gjoroviq.

Ajo, megjithatë, shton se “njëqind dinarë janë shumë kur dikush të jep, nëse nuk ke, dhe janë shumë ato kur nuk ke asgjë”, ndaj shkuarja e shqiptarëve edhe e sërbëve është shumë e madhe.

“Unë nuk kam shikim dhe pamje të atyre familjeve më të rrezikuara. Me këtë do të duhej të merrej qeverisja vendore dhe duhet të ketë dhe fat dhe duhet të kesh parasysh për të bërë listë të saktë sesi u nevojiten me të vërtetë ndihma si më herët. Kështu që kjo gjë është e pushtetit vendor, ata ndoshta e dinë se cilat janë familjet më të varfëra që duhet të kenë prioritete. Në fund të fundit do të dorrëzoni dhe listat se kush është për mbrojtje sociale. Dhe sa efikase është kjo nëse nuk ke liri, paqe, dinarin tënd, ke 20.000, të duhen këto që të shkosh në Rashkë për t’i tërhequr, apo Bujanovac ku tashmë është ngritur, poshtë në territorin e Sërbisë. Ti do të shpenzosh një pjesë të të hollave për rrugë”, paralajmëron Gjoroviq.

Që çdo ndihmë është e mirëseardhur, beson dhe anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe nga Graçanica Sërgjan Popoviq, duke komentuar deklaratën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq që Kosova do të ketë statusin e zonës së mbrojtjes së veçantë sociale.

“E shikoni dhe vetë se është shumë e rënduar situata politike dhe e sigurisë që shkaktoi këtë egzistencë, sidomos për të rinjtë që po largohen gjithnjë e më shumë nga territori i K&M. Mendoj se këto masa do ta ngadalësojnë atë proces, mendoj se këto masa, janë shumë të rëndësishme për rininë tonë, për çiftet e reja të martuara dhe mund të them gjithashtu se vendi ynë e ndihmon shumë popullin tonë këtu”, thekson Popoviq për Kosovo Onlajn.

Ai vlerëson se gati 90% e popullsisë sërbe në atë hapësirë, jeton nga ndihmat e Sërbisë.

Sipas fjalëve të tij, komentet që ka dëgjuar për ndihmën e paralajmëruar janë shumë pozitive.

“Situata është shumë e vështirë, njerëzit para së gjithash janë të hutuar, sot në vitin 2024, secili prej nesh priste që situata të ishte shumë më mirë se në vitet e kaluara. Por shikoni se thjesht nga muaji në muaj ajo situatë po rëndohet. Sërish shikojmë se kjo nuk ndalet, jetojmë tek ajo shpresë. Ajo çka ne tashmë duhet të bëjmë, është të mbahemi dhe shpresoj se arsyeja e shëndoshë do të funksionojë dhe se kjo thjesht do të ndalet”, beson Popoviq.