A egziston lidhja mes uzurpimit të pronave sërbe në Kosovë dhe kompetencave ligjore të cilat duhet të ketë BKS?

Bilbordi ZSO
Burim: Kosovo Online

Bashkësia e Komunave Sërbe sipas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës të vitit 2015 por edhe sipas draft-versionit të statutit të cilën e kanë punuar zyrtarët europianë, ndërsa qarkullon nëpër media, kanë të drejtë të posedojnë pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Sesa kohë do të kalojë deri në formimin e BKS, askush nuk e di për atë çfarë është evidente, se autoritetet kosovare pronat sërbe-si ato private dhe ato shoqërore, qofshin kompani apo tokë private, sistematikisht po transferohen në nivelin qëndror.

Marrëveshja rreth parimeve të përgjithshme për formimin e BKS nga viti 2015, thotë se Bashkësia do të ketë të drejtën të posedojë pasuri të luajtshme e të paluajtshme, si dhe të jetë bashkëpronare e kompanive që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Bashkësisë. Akoma dhe atëherë në opinionin kosovar u ngrit stuhi rreth asaj se çfarë mund të ishte në duart e BKS dhe nëse do të ishte në gjendje të dispononte pronën publike e veçanërisht, nëse do të ishte në gjendje të drejtonte burimet natyrore.

Për një dekadë e gjysmë, Agjencia Kosovare e Privatizimit u’a ka përshtatur kapelen shumë kompanive sërbe e shembulli i fundit është Llixha e Parajsës të cilën e mori më 19 dhjetor "si pronë e ndërmarrjes shoqërore të Kosovës" të cilën i’a dha me qera Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhjetë ditë më vonë, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut (të zgjedhur në zgjedhjet e vitit të kaluar të bojkotuar nga sërbët) vendosën që parcelat e kësaj komune me sipërfaqe 27.400 metra katrorë, t'i jepen Policisë së Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Brendshme.

Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn bëjnë me dije se lëvizjet e tilla të autoriteteve kosovare janë vetëm pikë në oqean të asaj çfarë po ndodh me pronat sërbe në Kosovë, si dhe se qëllimi i autoriteteve kosovare është që BKS t’a zvogëlojnë në guaskë pa asnjë lloj kompetence, pa asnjë lloj force ekonomike dhe burimore.

Profesor Dushko Çelliq nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, thotë për Kosovo onlajn se uzurpimi i kompleksit Llixhat e Parajsës tregon se Prishtina duket se po zbaton strategjinë afatgjate ku ka të drejtën e komponentit pronësor.

“Kur flasim për atë strategji afatgjatë, është e qartë se dikush ka pasur parasysh t’a bëjë të pakuptimtë BKS, e cila duhej të themelohej sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, duke i hequr burimet ekonomike dhe thjesht duke e bërë të pakuptimtë egzistencën e përgjithshme, të jetë guaskë, pa asnjë kompetence dhe pa asnjë forcë dhe burime ekonomike”, tha Çelliq.

Ky i fundit shton se kjo strategji lidhet me destabilizimin e përhershëm dhe ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë, e cila është kompakte dhe ka jetuar në këtë territor për një periudhë të gjatë historike.

“Këto gjëra janë të ndaluara në kornizat juridike ndërkombëtare. Dëshiroj t'ju kujtoj se ndonëse populli sërb do të krahasohej me ndonjë pakicë, dhe që nuk do të ishte tamam pakicë në K&M dhe që as nuk mund të jetë, autoritetet publike janë të detyruara që të përmbahen nga masat që synojnë ndryshimin e strukturave etnike aty ku bashkësi e caktuar etnike jeton kompaktësisht në territor të caktuar”, thekson ai.

Çelliq shton se ky është shembull klasik i shkeljes së nenit 16 të Konventës Europiane për të Drejtat e Pakicave dhe shembull konkret i shkeljes së Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Neni 1 i Protokollit.

Bashkëbiseduesi ynë beson se është shumë e vështirë në këto momente të flitet për ligj kur gjithçka që vjen nga Prishtina në drejtim të sërbëve është-politikë.

“Kuptohet se si jurist dëshiroj të besoj se është e mundur të përdoren të gjitha mjetet e mundshme juridike, në kuadër të sistemit pothuajse juridik të Prishtinës, por ajo që dyshoj, janë përmasat e efektivitetit të atyre mjeteve. Mendoj se është më e rëndësishme që në këtë orë, të ndizen të gjitha dritat, të përfshihen të gjitha kambanat e alarmit, kjo nuk guxon të ndodhë në errësirë, as komuniteti shkencor, as profesional dhe publiku i gjerë, as publiku ndërkombëtar. Është e nevojshme të alarmohet bashkësia ndërkombëtare, ata autorë që kanë rol kyç në marrjen e vendimeve të ndryshme në Prishtinë, në mënyrë që të kuptojnë ato autoritetet publike në Prishtinë. Ato veprojnë sikur të jenë pronarë të të drejtave të njeriut dhe jo qytetarëve, sikur të mos jenë të kufizuar nga kufizimi i të drejtave të njeriut, këtë e bëjnë pa kufi. Egzistojnë absolutisht norma juridike të pakuptimta në këtë drejtim dhe mënyra e zbatimit të tyre”, thotë Çelliq.

Siç konstaton, ajo çka ndodh në Kosovë, pra në zemër të Europës, nuk ka ndodh në asnjë cep të tokës.   

Analisti dhe anëtari i Shoqërisë Shkencore Ekonomike të Sërbisë Branisllav Gullan, beson se sekuestroja e objektit në kompleksin e “Llixhave të Parajsës” në Banjskë nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit është veçse pikë në det me ato çfarë ndodh me pronat sërbe në Kosovë.

Gullan bëri të ditur të dhënat në të cilat pronat e 1358 ndërmarrjeve sërbe në Kosovë që janë privatizuar, siç thekson, Sërbia në to ka investuar në tre dekada në Kosovë 17,6 miliardë dollarë.  

"Janë uzurpuar 1 milionë parcela kadastrale, 1 milionë hektarë arra ka në Kosovë prej të cilave 80% janë privatizuar. Kjo nuk lejohej dhe nuk mund të bëhej ligjërisht, por gjithçka tashmë është bërë, tashmë janë privatizuar 80 deri në 90%. Duket qartë se privatizimi i kryer është ilegal, legalizohet spastrimi etnik i 150 mijë sërbëve të dëbuar dhe të tjerë joshqiptarë nga Kosova”, tha Gullan.

Ky i fundit thotë se privatizimi në Kosovë është i maskuar me qera 99-vjeçare, e cila, sipas tij, nuk është legale dhe nuk duhet të prodhojë asnjë pasojë juridike për Sërbinë dhe organet e saja. "Ata të cilëve u është privatizuar prona për 99 vjet, do të jenë në gjendje të sqarojnë mosmarrëveshjet, ndërsa pyetja është nëse do të zgjidhen këto. Kjo mund të bëhet vetëm me bisedime dypalëshe dhe që ata që e zgjidhin të jenë miqtë tanë. Gjithçka Sërbia ndonjëherë mund të fitojë në gjykatë, kur miqtë tanë do të vendosin sipas drejtësisë dhe të drejtave”, thotë Gullan.