Komuniteti sërb mes Trampit dhe Kurtit: Sa ndikon çështja e detyrimeve ndaj sërbëve në dialogun strategjik Kosovë-SHBA?
Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në deklarata të veçanta thanë se për vazhdimin e dialogut strategjik me Kosovën, nevojitet stabilitet dhe përmbushje detyrimesh ndaj komunitetit sërb, por bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn bëjnë të ditur se pengesa kryesore është mungesa e institucioneve funksionale dhe vullneti i autoriteteve kosovare për të kontribuar në interesat strategjike të Uashingtonit përmes lidhjes me rrjetin amerikan të gazit.
Shkruar nga: Jelena Novakov
Apeli i administratës amerikane ndaj komunitetit sërb si kusht moral, besojnë bashkëbisesuesit, është justifikim sesi të ushtrojnë presion ndaj Albin Kurtit të ndryshojë kursin politik, por theksojnë se egziston mundësia që kryeministri kosovar vonon qëllimisht përshtatjen me interesat amerikane, me shpresën se administrata e ardhshme e SHBA do të jetë demokrate, e cila historikisht ka mbrojtur interesat kosovare.
Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA deklaroi se Uashingtoni, për të vazhduar planifikimin e dialogut strategjik me Kosovën, dëshiron të shikojë hapa konkretë të ndërmarrë nga qeveria në Prishtinë drejt arritjes së qëllimit të përbashkët-forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të përbashkët ekonomik, përfshirë përmbushjen e detyrimeve ndaj sërbëve. Njoftim i ngjashëm vetëm pak ditë më parë erdhi nga Departamenti i Shtetit.
Politikanët opozitarë paralajmëruan rrezikun nga izolimi ekonomik e politik të Kosovës, nën konstatimin se Prishtinës po i vendosen kushte, ndërsa Sërbia nisi dialogun strategjik me SHBA. Sipas fjalëve të funksionares së PDK Ariana Musliu Shosha ky është fundi politik direkt i kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti, ndërsa funksionari i LDK Përparim Rama, vlerësoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA janë në nivelin më të ulët se kurrë më parë dhe tha se Kurti duhet t'u ofrojë qytetarëve përgjigje të qartë për situatën.
Njëkohësisht i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ana Pratipati, disa herë ka përsëritur ftesën ndaj Kosovës për t'u bashkuar infrastrukturës amerikane për gaz natyror të lëngshëm, ndërsa Oda Amerikane e Tregtisë në Kosovë u bëri thirrje institucioneve të reja që janë në proces formimi, që t’i japin prioritet kësaj. Nga Oda paralajmërohet se refuzimi i Kosovës për t'u bashkuar me këtë rrjet gazi çon në pikëpyetje marrëdhëniet me Uashingtonin, dhe shqetësim për këtë rast shprehën dhe shumë zyrtarë e analistë kosovarë.
Në shtator të vitit të kaluar, SHBA pezulluan për kohë të pacaktuar dialogun strategjik për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës.
Komuniteti sërb si ekran
Politologu Ognjen Gogiq tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’a përdorin çështjen e komunitetit sërb si kusht moral për vazhdimin e dialogut strategjik me Kosovën, por që në sfond ndodhen interesa ekonomike e pragmatike të Uashingtonit, përfshirë çështjen e lidhjes së Kosovës me konjeksionet e gazit përmes Maqedonisë së Veriut.
Sipas fjalëve të tij vendimi i SHBA që të mos nisë dialogun strategjik u parapri nga kriza politike në Kosovë pasi sikurse bëri të ditur, Uashingtoni nuk mundet të shqyrtojë bashkëpunim serioz me institucione që nuk janë funksionale. Gogiq megjithatë thotë dhe për mundësinë që çështja e komunitetit sërb nuk është e vetmja dhe as arsyeja kryesore për këtë vendim të SHBA.
"Duhet të kihet parasysh se dhe kjo administratë e SHBA është mjaft pragmatike dhe shpesh për të thuhet se është transaksionale në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe pyetja e madhe është në fakt nëse arsyeja e vërtetë është ajo politikë ndaj komunitetit sërb, sepse ndërkohë çështja në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë ngelet e hapur çështja e gazit natyror”, vuri në dukje Gogiq për Kosovo onlajn.
Sikurse vuri në dukje, SHBA dëshirojnë që Kosovën t’a lidhin me konjektorin e gazit përmes Maqedonisë së Veriut, çka qeveria aktuale në Kosovë e refuzoi.
"Kështu që çështja është nëse arsyeja e vërtetë është komuniteti sërb, apo bëhet fjalë për disa arsye të tjera që janë më ekonomike e pragmatike. Pastaj Amerika fton komunitetin sërb dhe ky vendim paraqitet si moral, i udhëhequr nga vlerat", tha Gogiq.
Gogiq beson se, në rast se qeveria kosovare pranon lidhjen me gazsjellësin përmes Maqedonisë së Veriut, do të ishte pak e besueshme që SHBA refuzonte vazhdonin e dialogut strategjik, duke pasur parasysh se energjitika dhe infrastruktura do të ishin mes temave të bisedimeve.
"Këtu në fakt janë mbarë arsyet që çuan deri në atë që dialogu të ndërpritet në vijim dhe ajo që tingëllon më mirë politikisht është që Amerika fton komunitetin sërb dhe në praktikë nuk shikon ndërhyrje të amerikanëve në emër të komunitetit sërb në Kosovë. Më shumë marin masa për të mbrojtur pozitën e tyre", tha Gogiq.
Sipas vlerësimit të tij, për shkak të kësaj egziston mundësia që Kurti të përpiqet të zgjasë krizën institucionale, sepse një situatë e tillë i lejon të shmangë dhe çështjen e BKS dhe çështjen e lidhjes me gazsjellësin përmes Maqedonisë së Veriut.
"Derisa zgjat kriza institucionale, Kurti është kryeministër, të paktën në mandat teknik. Për të njësoj është nëse do të jetë kryeministër me kapacitet të plotë apo me mandat teknik, sepse praktika tregon se ai mund të zbatojë masat që dëshiron si kryeministër teknik e pastaj si justifikim ka që të mos të mund të hyjë në ndonjë gjë delikate, sikurse janë detyrimet ndaj komunitetit sërb, sikurse është BKS apo mekanizmi për vetëqeverisjen e komunitetit sërb nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit", tha Gogiq.
Energjitika dhe zgjedhjet në SHBA
Bashkëpunëtori i organizatës Rruga e Tretë e Re Petar Doniq vlerëson se çështja e pozitës së sërbëve është e rëndësishme për dialogun strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, por që kjo ndikohet nga faktorë të tjerë mes të cilave janë stabiliteti dhe funksionimi e institucioneve kosovare, energjitika, telekomunikacioni, si dhe zhvillimet politike në SHBA.
Doniq vuri në dukje se nga pikëpamja e Prishtines, një nga arsyet kryesore për vonesën e dialogut strategjik mes SHBA dhe Kosovës është mungesa e institucioneve funksionale.
"Dialogu strategjik kërkon përgatitje të madhe të institucioneve nga të dy palët. Nëse shteti është në bllokadë për dy vjet, kjo nuk mund të bëhet dhe emërimi i ambasadorit zgjati mjaft. Nuk pritet që kjo të ndodhë shpejt. Ndërsa egzistojnë dhe çështje të hapura nga pala kosovare, çështje të energjitikës, telekomunikacionit dhe çështja sërbe mbi të gjitha", tha Doniq për Kosovo onlajn.
Ai kujton se në Kosovë ka pasur një bllokadë politike dhe institucionale për dy vjet, disa cikle zgjedhjesh parlamentare dhe mungesë të një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.
"Tani e kemi përsëri atë situatë. Pra, derisa të mos ketë stabilitet të qartë politik në Kosovë, nuk do të jetë e mundur as të negociohet me amerikanët", theksoi Doniq.
Ky i fundit vlerësoi se në tryezë kur është fjala për dialogun strategjik me Kosovën, mund të gjenden çështjet e energjiitikës dhe rrjetit 5G, por dhe çështja e pozitës së sërbëve.
"Nuk është sekret që administrata aktuale amerikane nuk është tifoze e madhe e qeverisë së Albin Kurtit e cila në zgjedhje mori mbështetjen më të madhe por që sërish jo të mjaftueshme për të formuar qeverinë, ndërsa çështja sërbe vazhdon të jetë kusht", tha Doniq.
Ky i fundit vuri në dukje se platforma e Kurtit është e fokusuar në konsolidimin e forcave kosovare dhe ndaljen e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa Uashingtoni po e rikthen çështjen në tryezë.
"Të shohim nëse kjo do t’u japë mbështetje asaj që ndoshta Lista Sërbe të ketë ndonjë rol në qeverinë e re", tha Doniq.
Duke folur rreth asaj nëse Prishtina momentalisht të mos përmbushë kërkesat e SHBA në lidhje me sërbët, Doniq u përgjigj se kjo varet nga disa faktorë.
"E para duhet të shikohet se në çfarë shpejtësie do të formohet qeveria e re, nëse do të jetë po aq e vështirë dhe e ngadaltë sa herën e fundit. Epo, atëherë duhet të zgjidhet presidenti i Kosovës. Ky është kusht edhe më i vështirë, sepse duhen 80 vota për t'u mbledhur dhe sërish mund të shkaktojë krizë, shpërbërjen e parlamentit", paralajmëroi Doniq.
Ai tha se krizat eventuale të reja politike në Kosovë mund të ndikojnë edhe më, në dinamikën e marrëdhënieve me Uashingtonin, por që rol të rëndësishëm do të ketë situata politike në SHBA, përfshirë zgjedhjet e ardhshme për Kongresin.
"E gjithë kjo duhet parë dhe vetëm pastaj çështja sërbe, e cila është e rëndësishme, por jo më e rëndësishmja në këtë kontekst, sepse keni funksionin e shtetit kosovar dhe zgjedhjet kryesore për aleatin më të madh, pa të cilin Kosova praktikisht nuk egziston", konkludoi Doniq.
Komuniteti sërb dhe interesi i Kosovës
Analisti Nexhmedin Spahiu tha se është në interes të Kosovës të përmbushë detyrimet ndaj komunitetit sërb dhe se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel, në vend që të vendosë kushte shtesë për implementimin e saj.
"Në interesin kombëtar, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Ky mbetet interesi primar për Kosovën, por edhe për Sërbinë, rajonin dhe të gjitha palët që kërkojnë paqe dhe stabilitet në Ballkan", tha Spahiu për Kosovo onlajn.
Ai vlerësoi se vendosja e kushteve të tjera për vazhdimin e implementimit të marrëveshjes nuk i sjell dobi Kosovës, sipas të cilit qëllimi duhet të jetë paqja.
Duke folur për dialogun strategjik Kosovë-SHBA, Spahiu tha se mungesa e institucioneve funksionale nuk është arsyeja për të cilën Prishtina momentalisht nuk ka një dialog me Uashingtonin.
"Kjo nuk është në përgjithësi arsye. Kryeministri Kurti mendon se politika e tij është e saktë, por kjo nuk do të thotë se është në favor të interesave kombëtare të Kosovës", tha Spahiu.
Përsëriti se përmbushja e detyrimeve ndaj komunitetit sërb është në interes të Kosovës.
"Nuk ka dyshim për këtë. Përse kryeministri Kurti nuk e bën, për këtë duhet pytur ai", konkludoi Spahiu.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se përparimi i Uashingtonit në dialogun me Beogradin dhe pezullimi i dialogut me Kosovën janë rezultat i politikës së kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurtit në planin brendshëm dhe në skenën ndërkombëtare.
Ai vlerësoi se dialogu me SHBA u pezullua me Kosovën nga veprimet e qeverisë së Albin Kurtit.
"Do të kemi probleme me Sërbinë për një kohë të gjatë. Presioni ndërkombëtar mund të bëjë të vetën sesi të mund të nisim rrugën që na rekomandojnë miqtë tanë, të kapërcejmë disa çështje dhe për t'i ofruar njëri-tjetrit perspektivë... Dialogu, e them figurativisht, u pezullua nga Kosova dhe jo nga Sërbia. Kosova me drejtimin e keq i vendosi sanksione Amerikës", tha Haliti për Kosova Press.
0 komentet