Loja e froneve në SHBA: A do të udhëheqë presidenti i ri amerikan "politikën e vjetër" ndaj Kosovës?

Donald Tramp i Kamala Haris
Burim: Kosovo Online

Opinioni botëror është argëtuar këto ditë duke hamendësuar se si presidenti i ardhshëm amerikan qoftë Kamala Harris apo Donald Tramp, do t'i trajtojë ngjarjet botërore, nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme. Loja është edhe më argëtuese sepse rreth politikës së jashtme të Kamala Harris pothuajse asgjë nuk dihet, ndërsa deklaratat e Tramp rreth kësaj çështje janë të shumta-aq sa janë konfuze. Ajo është e padukshme, ai është i paparashikueshëm. Ndaj kujt do të vendosni bast?

Shkruar nga: Dragana Saviq

Xhon Bollton, këshilltari i Tramp për sigurinë kombëtare në vitet 2018-2019 tha së fundmi se ish-presidenti nuk ka parime të qëndrueshme dhe në vend të kësaj qeveriset nga "gjendja shpirtërore, zemërimi dhe fiksimi i imazhit".

Nga ana tjetër, edhe pse gafat e presidentit aktual Xhozef Bajden kanë pushuar së qeni qesharake për shumëkënd, duke pasur parasysh se ai është në krye të një prej vendeve më të fuqishme të botës dhe performancat e Kamala Harris shpesh shkaktojnë nënqeshje dhe habi çka në rastin e saj nuk mund t'i atribuohet ndër vite.

Shumë në opinionin vendas, me arsye, kanë më shumë shpresë tek republikanët, duke pasur parasysh se e kaluara e tyre është e pa ngarkuar nga përgjegjësia për bombardimin e Sërbisë, ndaj ata i besojnë Trampit si "president jo-intervenues".

Bëhet fjalë për optimizëm të gabuar, thonë disa bashkëbisedues për Kosovo Onlajn dhe theksojnë se qëndrimi i SHBA ndaj Sërbisë është më i favorshëm sesa qasja e disa vendeve të BE dhe se nuk është në interesin tonë që Amerika të na harrojë.

Disi për ironi, shpresa më e madhe e Sërbisë në fakt shtrihet në Prishtinë, e cila vlerësojnë ekspertët, është e vetmja që mund të ndikojë që qëndrimi favorizues i Amerikës ndaj Kosovës të ndryshojë dhe kjo me bërjen e lëvizjes së njëanshme që shkaktojnë tensione dhe përkeqësojnë situatën në terren.

Askush nuk e di se cilat janë bindjet apo qëndrimet e politikës së jashtme të Kamala Harris, sepse ajo nuk i ka shprehur asnjëherë, konfirmon për Kosovo Onlajn gazetarja Liljana Smajlloviq dhe thekson se për Sërbinë me gjasa do të ishte mirë që presidenti i SHBA të ishte dikush si Tramp "karriera personale e të cilit nuk ishte e përfshirë në rrëmbimin e Kosovës prej Sërbisë siç ishte rasti i Bajdenit".

Ajo shton se nuk dihet saktësisht se cili do të jetë raporti i administratës së re amerikane ndaj Kosovës, por që Tramp do shikojë që “të mbyllë sa më parë luftën në Ukrainë”.

“Unë rreth kësaj flas për Sërbinë. Nëse për ju është e rëndësishme që lufta në Ukrainë të mos na rrijë mbi kokë, nëse doni që dikush të mos pyesë vazhdimisht se kur do të vendosni sanksione ndaj Rusisë, nëse do të donit që ndaj nesh të mos ushtrohet presion për të dërguar armë në Ukrainë dhe nëse ju pëlqen ideja e dikujt që të jetë president që nuk nis me ndërhyrje të reja, ndryshime të reja regjimesh dhe luftëra të reja, atëherë do të ishte e natyrshme të besoni se ndoshta dhe për Kosovën do të ishte mirë t’a kishte atë presidentin jo-ndërhyrës, karriera personale e të cilit nuk ishte e përfshirë për t'ia rrëmbyer Sërbisë Kosovën, sikurse ishte rasti i Bajdenit”, bën të ditur ajo.

Smajlloviq thekson se si qytetare e Sërbisë, “instinktivisht do të shkonte me atë që nuk nis luftëra të reja”.

“Por kjo nuk do të thotë ndonjë favor të veçantë ndaj nesh apo Kosovës, këta janë ata reperë që mund të gjykoni sipas-sa shtete të reja filluan të bombardojnë amerikanët gjatë mandatit të një presidenti të caktuar”, spegon aajo.

Nga ana tjetër docenti në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd Stevan Nedelkoviq, beson se në Sërbi egziston optimizëm i pabazuar prej dekadash që nëse në SHBA vijnë republikanët në pushtet, kjo do të ishte lehtësi e dukshme për ne ndërsa nëse vijnë demokratët neve na pret periudhë e mundimshme.

"Ajo çka është mjaft e rëndësishme për ne në këtë moment është se kur ndodhi Rezoluta e famshme e Srebrenicës disa thanë se SHBA nuk e ngriti gishtin për t’a mbështetur atë Rezolutë, përveç se e votuan dhe ishte më shumë një iniciativë e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar çka tregon drastikisht afrimin e një lloj qasjeje të SHBA ndaj Sërbisë mbi të gjitha në katër vitet e mëparshme, pra se është shumë më mirë nga sa prisnim kur erdhi në pushtet Xhozef Bajden.

Në këtë vështrim, unë me të vërtetë nuk jam i sigurt se duhet të jemi kaq fatalist dhe të presim që ne me fitoren e Kamala Harris presim gjykim të tmerrshëm, as nuk duhet të jemi aq optimistë sa të presim se me fitoren e Donald Trampit na pret ndonjë El Dorado dhe jetë e mirë” vlerëson Nedelkoviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit bën të ditur se premisa e gabuar është se për Sërbinë është mirë nëse SHBA të angazhohet më pak në politikën e jashtme.

"Pasi në vitet e kaluara, mund të shikonim se qasja e BE konkretisht vendeve kyçe siç është Gjermania, është më radikale sesa qasja e SHBA ndaj këtij rajoni. Në këtë kuptim, mendoj se duhet të gëzohemi me angazhimin domethënës të SHBA në këto vise, çka sigurisht nuk përjashton që nëse Donald Tramp fiton, ai nuk do të angazhohet në këtë hapësirë, para së gjithash për shkak se egzistojnë njerëz sikurse Riçard Grenell apo Rod Bllagojeviq të cilët, mund t’a them lirshëm, përfaqësojnë interesat e Republikës së Sërbisë në këtë moment në mjedisin e Trampit. Dhe janë shumë afër Donald Tramp çka do të mund të përfitojë dhe shfrytëzojë Republikën e Sërbisë në të ardhmen”, spegon bashkëbiseduesi ynë.

Ish-diplomati Blerim Canaj thotë për Kosovo Onlajn se politika e SHBA ndaj Kosovës do të jetë e njëjtë, kushdo qoftë presidenti i ri amerikan.

“Çështja e Kosovës nuk do të ndryshojë shumë sa i përket Amerikës. Tashmë e dimë se si Amerika u mor me Kosovën dhe unë mendoj se kushdo që do të jetë president-Tramp apo Kamala, do të jetë e njëjta politikë për Kosovën”, vlerëson Canaj.

Ky i fundit shton se disa ndryshime në politikën e jashtme të SHBA, mund të ketë kur të bëhet fjalë për vendet e tjera në botë, të cilat, sikurse thekson, tani janë "pak më të rëndësishme". Sipas fjalëve të tij kjo është politika shtetërore e Amerikës.

“Aty nuk shkohet, ashtu sikurse në të gjitha shtetet serioze, “okej, po vjen ai dhe tani do të ndryshojmë gjithçka”, beson ai.

Canaj, megjithatë, pret që Tramp të jetë më agresiv në vendimmarrje.

“Nuk pres shumë të ndryshojë, por ndoshta Tramp do të jetë pak më agresiv përsa i përket vendimmarrjes, nuk do të presë aq sa priti Bajden”, konkludoi ai.

Vështirë se ndonjë ngjarje në planet mund të ndikojë në qëndrimin e SHBA për çështjen e Kosovës, thekson për Kosovo Onlajn dhe hulumtuesi Qendrës për Stabilitet Shoqëror Marko Mishkelin dhe shton se prej Donald Trampit si president potencial i SHBA, ende pritet qasje pragmatike.

“Kështu që përveç atyre arsyeve emotive për të cilat sërbët mbështesin Trampin, egziston dhe ajo arsyeja racionale dhe kjo është ajo që kemi ndjerë më herët, të cilën tashmë mund ta dëgjojmë nga njoftimet e disa republikanëve që pritet të jenë pjesë e administratës së Tramp, është qasja pragmatike dhe në radhë të parë vullneti për të dëgjuar të dy palët, çka nuk ka qenë kurrë rast në momentet kur administrata amerikane qeveriste në Amerikë”, thotë Mishkelin.

Ai, megjithatë, vë në dukje se “përveç ndonjë përshkallëzimi të madh global”, vështirë se ndonjë ngjarje tjetër në planet të mund të ndikojë direkt në qëndrimin e SHBA për çështjen e Kosovës.

"Ajo çka mund të ndikojë në qëndrimin e administratës së caktuar është vetëm sjellja e administratës së Prishtinës. Sepse nuk duhet harruar që Riçard Grenell rrëzoi qeverinë e parë të Kurtit, pikërisht për arsyen se u ndesh me qëndrimet e SHBA. Në raste të tilla mund të presim qëndrime më të ashpra dhe reagime më të ashpra, nëse pala prishtinase vazhdon të bëjë atë që ka bërë gjatë gjithë periudhës së kësaj administrate demokratike në Amerikë, e këto janë provokimet konstante dhe përpjekjet konstante që Sërbinë t’a tërheqin në konflikt, por jo në konflikt me ta, por në konflikt me NATO, kjo është diçka që Donald Trampi i parë nuk do t’a toleronte, sepse nuk e toleron as në anë të tjera të botës, këtë e pamë gjatë mandatit të tij të parë”, beson bashkëbiseduesi ynë.