Marrëveshja mes Vetvendosjes dhe PDK: Kompromis, jashtë loje apo Kurti si fitues absolut?

Aljbin Kurti i Bedri Hamza
Burim: Vlada Kosova

Marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Odat e Specializuara sërish ka ekspozuar kombinacionet politike në Prishtinë. Ndërsa analistë të caktuar besojnë se Lëvizja Vetvendosja prej procesit ka dalë si fituese absolute që siguroi qeveri stabile, të tjerët theksojnë se kryeministri Albin Kurti nën presionin e protestave ishte i detyruar për kompromis. Dhe për çështjen e lëvizjes së PDK, opinioni i bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn është i ndarë, nga ajo se ndryshimet në ligj kjo parti i bëri për të kaluar kohën e deri tek ajo që amandamentet “plus“ për PDK, ndërsa LDK e shikon si humbësen më të madhe.

Shkruar nga: Milena Miladinoviq

Presidentja e Kosovës u zgjodh në momentet e fundit të afatit kushtetues, ndonëse Justina Shiroka Pula zyrtarisht u votua për presidente në minutat e para pas mesnate.

Shiroka Pula, ish ministrja e energjitikës në qeverinë e PDK, erdhi si propozim i Vetvendosjes. 

Mbështetja nga PDK për zgjedhjen e saj erdhi me kushtin që para zgjedhjes së presidentit, në 
zleximin e dytë në Kuvendin e Kosovës, të miratoheshin ndryshimet në Ligjin për Odat e Specializuara, çka në fund u bë.

Para Shiroka Pulës, propozimet e Vetëvendosjes ishin Bekim Sejdiu, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, të cilat PDK i hodhi poshtë.

Ndërsa Kurti nga Qeveria e Kosovës propozon kandidatë, Bedri Hamza nga Kuvendi i Kosovës i refuzon ata, para atyre institucioneve në Prishtinë, zgjasin tensionet dhe protestat e simpatizantëve të UÇK.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila fillimisht pati marrëveshje me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit, në ato momente nuk pati asnjë rol.

A mund të ishte arritur marrëveshja për çështjen e zgjedhjes së presidentit pa vendimin dënues në Hagë dhe kërkesën e PDK për të ndryshuar ligjin dhe kush është "fituesi" e kush është "humbësi" i kombinimeve politike në Prishtinë? 

Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn përgjigjen se Kurti, për shkak të protestave që ditët e fundit eskaluan me sulme ndaj godinës së kuvendit, policisë por dhe ndaj deputetëve, pranoi kompromis që në fakt ia dha më shumë vlerë, sepse fitoi presidenten që nuk do t'ia rëndojë punën në katër vitet e ardhshme të mandatit të sigurt.

Për çështjen e PDK, opinionet e tyre janë të ndara. Ndërsa disa mendojnë se miratimi i ndryshimeve në ligj është "plus" për atë parti, të tjerë në bazë të kritikave nga BE, besojnë se amendamentet e partive nuk do të ketë shumë përfitime.

Njëkohësisht janë të sigurt se "humbësi" më i madh i procesit është LDK e cila nuk mori asgjë.

PDK është jashtë loje

Bashkëpunëtori i organizatës joqeveritare Iniciativa e Re Shoqërore Aleksandar Shluka, beson se Vetëvendosja, nxorri jashtë loje Partinë Demokratike të Kosovës.

Shluka për Kosovo Onlajn tha se pas vendimit ndaj liderëve të ish UÇK në Hagë më 16 shtator, për PDK u krijua situatë në të cilën mund të "tregtonte".

"Ata donin të shtynin ndryshimet në Ligjin për Odave të Specializuara dhe Kurti këtu pa shansin për të tregtuar me PDK në kontekstin e votimit për zgjedhjen e presidentit, çka në fund dhe ndodhi", tha Shluka.

Sipas fjalëve të tij, Vetëvendosja e Albin Kurtit nga e gjithë kjo situatë doli si fitimtare.

“Besohej se do të shkohej në zgjedhje të reja, megjithatë, më duket se me presidente që është, do të thoja, në linjën e Vetëvendosjes, nuk do të ketë shumë probleme, se ata më shumë u përshtatet kjo situatë dhe tani më në fund i kanë formuar të gjitha institucionet dhe se mund të sundojnë pa pengesa për katër vitet e ardhshme nëse dëshirojnë, pra nëse nuk ndodhin disa rrethana të paparashikuara”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Sikurse shton, PDK në këtë situatë është jashtë loje, ndonëse bëri marrëveshje që të nxisë Kurtin “me tërheqje“.

“Unë nuk jam i këtij mendimi, pamë se Bashkimi Europian foli dhe ajo çka me logjikë mund të themi është se ato ndryshime në ligj që ata tregtuan janë në fakt thelbësisht jokushtetuese. Unioni Europian tha se ato janë në kundërshtim me rrugën europiane të Kosovës dhe nuk e di se si mund të jetësohen në praktikë. Kështu që mendoj se ata tregtuan me diçka që në thelb nuk mund të realizohej, ndërsa Kurti pati mundësinë të formonte të gjitha institucionet dhe këtë me kandidatin që i përshtatej”, tha Shluka.

Ky i fundit mendon se humbësja me e madhe është LDK.

"Ata disa muaj më parë, patën situatë, jo të ngjashme si PDK, ndoshta edhe më e mirë në kuptimin se asistuan direkt në zgjedhjen e presidentit, pra mundën madje të tregtonin me atë që të bëheshin pjesë e qeverisë, u fol për disa pozita ministrore. Pastaj, për shkak të ndarjes në LDK, kjo nuk ndodhi. Ata më vonë në këtë kombinim në përgjithësi nuk ishin të përfshirë. Ata deroguan plotësisht pozicionin e tyre, sepse disa muaj më parë ishin në situatën ku opozita i shikonte si dikush që po shkatërronte unitetin e opozitës", tha Shluka.

Sikurse tha dhe gjatë seancës së 6 tetorit, u panë raportet e ngushta të liderëve të Vetëvendosjes, PDK dhe Aleancës, ndërsa udhëheqësit e LDK mbetën mënjanë.

"Pra, besoj se Vetëvendosja është fituesja e gjithë kësaj situate, ndërsa të gjitha partitë opozitare janë humbëse, sepse Kurti tashmë në pozitën e katër vitesh pushtet të mos shkohej në zgjedhje të reja, ndërsa çështja është se si do të jetë opozita pas katër vitesh", tha Shluka.

“Shpëtimtari” Kurti

Drejtori strategjik në Qendrën për Politika Europiane nga Beogradi, Millosh Pavkoviq, beson se marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe PDK për zgjedhjen e presidentit u arrit në momentin e fundit, sepse Kurti në momentin e tensioneve dhe protestave të simpatizantëve të UÇK, ishte i detyruar për kompromis.

"Mendoj se kjo ishte marrëveshje e arritur në momentin e fundit, e cila, në moment tensioni dhe proteste, detyroi Kurtin të peshonte opsionet dhe, në një farë mënyre, të pranonte humbjen duke pranuar zgjidhjen e kompromisit për presidentin, por edhe sepse ai vlerësoi se zgjedhjet e reja parlamentare nuk ishin në favorin e tij. Çështja është nëse mund t’a përsëriste suksesin", tha Pavkoviq për Kosovo Onlajn.

Nga ana tjetër, thotë Pavkovia, zgjedhjet e reja parlamentare nuk i shkonin për dore as partive opozitare.

"Pra, ndonëse negociatat vijuan gjatë gjithë shtatorit, marrëveshja finale për presidentin me gjasa erdhi në momentet e fundit", beson bashkëbiseduesi ynë.

Sikurse thotë, ndonëse në paketë me zgjedhjen e presidentit, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Odat e Specializuara të Kosovës është "plus" për PDK.

"Ajo çka u përfitua me marrëveshjen, është ndryshimi i Ligjit për Odat e Specializuara të Kosovës. Ky ishte një nga kushtet, shkoi si paketë për zgjedhjen e presidentit. Ajo çka fitoi Hamza dhe partia e tij, ishte se ata u paraqitën si dikush që propozoi atë ligj, dikush që mori merita për miratimin e ligjit, ndonëse kjo ishte në paketë me presidentin dhe në bashkëpunim me Vetëvendosjen. Ky është plus potencial për ta tek zgjedhësit e Kosovës dhe sesi do të reflektohet në vlerësimet e tyre, do ta tregojë dinamika", tha ai.

Sipas fjalëve të tij, Kurti doli nga negociatat doli si "shpëtimtar" që e nxori Kosovën nga një krizë politike, por prapë nuk arriti të imponojë kandidatin e tij për president.

"Ai priti deri në momentin e fundit dhe u përpoq të impononte kandidatin e tij. Përveç kësaj, duhet shtuar se dinamika politike në Kosovë ndryshoi me protestat. Patëm 10-15 ditë protesta të vazhdueshme, të cilat patën efekt shumë negativ tek Kurti dhe vlerësimi i tij. Ai u detyrua të rrezikonte zgjedhje të reja dhe të hynte në një pasiguri të madhe ose të bënte kompromis dhe zgjidhte president dhe miratonte ndryshime në ligj", tha Pavkoviq.

Vesh për kompromis?

Profesori i të drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu tha se zgjedhja e presidentes Justina Shiroka Pule është lajm i mirë pasi sikurse tha, partitë politike pothuajse për tr evite nuk kanë treguar pjekuri në marrjen e përgjegjësive për interesat e qytetarëve të Kosovës.

Baraliu për Kosovo onlajn tha se në atë kohë partitë kanë përgjegjësi vetëm për interesat partiake

"Kjo për shkak se mungonte komunikimi. Por ndodhi që vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndodhi dhe më pas PDK u interesua për ndryshime në ligj, kjo e vendosi atë në plan të parë dhe ata me sa duket, dëshironin të shkonin në zgjedhje për shkak të kësaj. Më pas çdokush në mënyrën e vet, taktizuan e kështu njëri të ishte në një kontinent, tjetri në një tjetër", tha Baraliu.

Sikurse tha ky i fundit mënyrë e tillë nuk është e përshtatshme dhe se politikanët duhet të kenë vesh për kompromis.

"Sidomos veshë për të dëgjuar interesat e qytetarëve që votuan për ta. Tek kjo nuk shkoi, por në fund mendoj se zgjedhja e presidentes është një lajm i mirë për të gjithë, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por dhe për stabilitetin e Ballkanit, sepse ajo odise zgjati dy vjet e gjysmë, tre vjet dhe ciklet e reja zgjedhore vetëm sa do të rinovonin atë që ishte më herët", tha bashkëbiseduesi ynë.

Baraliu beson se partitë politike duhet të kenë vesh për interesat e qytetarëve dhe në përputhje me to, të arrijnë marrëveshje sepse, thotë ai, kjo është treguar e nevojshme.