Pakësimi i numrit të ushtarëve të Kfor: Sinjal sigurie apo çështje e re për komunitetin sërb?

Američki pripadnici Kfora na vežbi gađanja u Bondstilu
Burim: Facebook

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan pakësimin e numrit të ushtarëve të tyre në misionin Kfor, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn vlerësojnë se kjo paraqet hap të rëndësishëm përpara kur është fjala rreth asaj sesi Uashingtoni e shikon rajonin dhe që erdhi drejt përmirësimit të situatës së sigurisë. Megjithatë, opinionet rreth ndikimit të këtij vendimi tek komuniteti sërb në Kosovë janë të ndara, kështu që ndërsa ndokush pretendon se nuk ka më ndonjë rrezik për të, tjetri paralajmëron se transferimi i një pjese të përgjegjësisë së KFOR tek Forcat e Sigurisë Kosovare, mund të rrisë presionin mbi sërbët.

Shkruar nga: Jelena Novakov

Zëdhënësi i Komandantit Suprem të Nato për Europën Martin O'Donel tha se Nato nuk planifikon tërheqje nga Kosova dhe se pakësimi gradual i prezencës së Kfor në Kosovë, nuk është çështje e numrit të ushtarëve, por optimizimi i misionit dhe ruajtja e sigurisë në rajon.

Sipas fjalëve të zyrtarit të Komandës Europiane të SHBA, vendimi për pakësimin e numrit të ushtarëve, bazohet në vlerësimin vjetor në të cilën realizoi Komanda Supreme e Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e numrit të ushtarëve në terren.

Komanda Europiane njoftoi gjithashtu se do të përshtaste kontributin amerikan tek KFOR në faza dhe bazuar në vlerësimet e rrezikut, ndërsa ish-ambasadori amerikan në NATO, Dagllas Lut, tha se KFOR mbetet prani e fortë shumëkombëshe ku ekuilibri mes kontributeve amerikane dhe europiane është me rëndësi thelbësore për funksionimin e suksesshëm të misionit.

Sekretari i përgjithshëm i Nato Mark Rute vlerësoi se numri i ushtarëve do të jetë i njëjtë si ai i para vitit 2023, pra do të pakësohen me 4.700 në 3000-3500, ndërsa ndihmësja e tij Radmilla Sheqerinska u shpreh se angazhimi i NATO për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur dhe se çështja afatgjatë e sigurisë, mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut mes Beogradit dhe Prishtines.

Njëkohësisht senati zvicerian miratoi rritjen e numrit të pjestarëve të kontigjentit të vet, ndërsa kontributi i Misionit të Kfor, konfirmohet dhe nga vende të tjerë përfshirë Irlandën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

SHBA dhe rajoni

Bashkëpunëtori i Iniciativës Pupin Petar Iviq tha për Kosovo onlajn se pakësimi i numrit të pjestarëve të Kfor është reflektim i trendit kontinental nga perspektiva e SHBA, por që vendim i tillë është thikë me dy presa, si pasojë e transferimit të mundshëm të një pjesëe të përgjegjësisë së Kfor tek Forcat e Sigurisë Kosovare.

Iviq sqaron se administrata në Uashington vendosi që të pakësojë prezencën e trupave të veta në Europë pasi Rusia nuk konsiderohet më si kërcënim.

"Pas fushatës ushtarake jo aq të suksesshme të Rusisë në Ukrainë, amerikanët e shikojnë Rusinë si fuqi të dorës së dytë në luftën konvencionale. Pavarësisht kësaj, Rusia vazhdon të ketë kapacitete të mëdha bërthamore. Por amerikanët pakësojnë numrin e ushtarëve të tyre të stacionuar dhe teknologjisë e makinerive ushtarake në përgjithësi në kontinentin europian", tha Iviq duke shtuar se KFOR është pjesë e këtij trendi të gjerë.

Ai shton se administrata amerikane fokusohet në përgjithësi në Indo-Paqësor, ndërsa pret nga Europa të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen dhe sigurinë.
Tregon se Uashingtoni tani e shikon Sërbinë dhe rajonin në dritë më pozitive dhe si aktor stabilizues, për të cilën njoftohet dhe pakësimi i numrit të ushtarëve të KFOR.
 

"Kjo është, nga njëra anë e mirë, sepse ndryshon narrativën e viteve ‘90, ku rajoni shifej destabilizues, ndërsa Sërbia si agresori kryesor dhe produkt i destabilitetit", nënvizon Iviq.

Megjithatë, vëren se tërheqja e një pjese të trupave mund të jetë thikë me dy presa sepse kjo do të thotë se një pjesë e përgjegjësisë për situatën e sigurisë në Kosovë, transferohet tek Forcat e Sigurisë Kosovare.

"Kjo është një nga pasojat e mundshme të padëshiruara. Dimë që FSK nuk janë të përkushtuara ndaj komunitetit sërb dhe se po shkaktojnë shumë probleme. Megjithatë, kjo është çështje që do të duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe besoj se do të bëhet më urgjente që numri i stafit të KFOR të pakësohet edhe më", konkludoi Iviq.

Situatë stabile 

Analisti politik Nexhmedin Spahiu tha për Kosovo Onlajn se pakësimi i numrit të pjestarëve të KFOR në Kosovë është lajm i mirë, sepse tregon se situata në Kosovë është më e sigurt, duke shtuar se nuk egziston më rrezik për komunitetin sërb.

"Ky është lajm i mirë, do të thotë se situata është e mirë dhe më e sigurt. NATO me gjasa vlerësoi se nuk ka rrezik. Ky është lajm i mirë", tha Spahiu.
Lajm i keq, tha ai, për ata që e konceptojnë prezencën e misionit të KFOR si “turistë të përhershëm në Kosovë”. 

Sipas vlerësimit të tij, situata në Kosovë po përmirësohet dhe zhvillimi i mëtejshëm varet nga çështjet e brendshme veçanërisht në kontekstin e konfliktit mes klasës politike.  

"Megjithatë, (konflikti) nuk egziston në shkallë të tillë që të ketë luftë civile në Kosovë. I vetmi rrezik që ka Kosova është sulm nga ushtria sërbe dhe ata (NATO) me gjasa vlerësuan se kjo nuk do të ndodhë ndaj dhe pakësojnë numrin e ushtarëve", tha Spahiu.

Duke folur për komunitetin sërb, vlerësoi se rreziku nuk egziston më.

"Nuk egziston më rrezik për komunitetin sërb në Kosovë, veç nëse shpërthen lufta mes Sërbisë dhe Kosovës dhe lufta mund të jetë rrezik për të gjithë", shtoi Spahiu dhe vuri në dukje se integrimi dhe problemet juridike janë ato për të cilat duhet të punohet.