Pushteti i ri vendor dhe vendimet e vjetra: Çfarë mund të ndryshojnë sërbët në veri dhe çfarë do të kontrollojë Prishtina?
Pas zgjedhjeve vendore në veri të Kosovës, një nga pyetjet kryesore u bë se cilat vendime të autoriteteve të mëparshme mund të anulohen pas kthimit të sërbëve në institucione. Mes më të diskutueshmet janë ato që lidhen me ruajtjen e identitetit-nga emrat e rrugëve dhe simbolet kombëtare vendore, e deri tek vendimet për transferimin të trojeve komunale tek institucionet qëndrore në Prishtinë. Analistët për Kosovo onlajn paralajmërojnë se shumë përgjegjësi janë transferuar në nivelin qendror të qeverisjes ndërkohë që mbetet pyetja se sa hapësirë do të ketë realisht administrata e re për të vepruar mëvetësisht.
Shkruar nga: Petar Rosiq
Kryetari në largim i Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq së bashku me ministrat në mandatin teknik Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, vendosën të martën gurin e themelit për një tjetër shkollë në Mitrovicën e Veriut.
Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Nemanja Bishevac vlerëson se Atiq ilegalisht ndryshoi qëllimshëm truallin dhe tha se pas fitores së Listës Sërbe, të gjitha vendimet e marra në dëm të qytetarëve, përfshirë atë për konvertimin e tokës, do të ndryshohen.
Shkolla në Mitrovicën e Veriut është vetëm një tjetër në volumin e vendimeve të cilat, sikurse raporton Lista Sërbe, nuk janë në përputhje me interesat e sërbëve. Pas riemërtimit të rrugëve, heqjes së mbishkrimit "Mitrovica e Veriut", ndërtimit të stacioneve të policisë..., dje në Mitrovicën e Veriut u vendos guri i themelit për ndërtimin e zyrës rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe para zgjedhjeve njoftuan se të gjitha vendimet "kontroverse" të marra gjatë kohës së kryekomunarëve shqiptarë, do të anuloheshin. I tillë njoftim u përsërit nga kryekomunari i ardhshëm i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq fill pasi kuvendi në largim mori vendim për shndërrimin e dhjetë parcelave të tokës komunale në vendbanimin Suvi Do nga tokë bujqësore në atë ndërtimore.
"Interesante është se të gjitha këto kërkesa janë nga shqiptarët, çka ndikon direkt tek ndryshimi i strukturës etnike jo vetëm në fshatin Suvi Do, por edhe në vetë komunën e Mitrovicës së Veriut. Të gjitha vendimet që janë marrë në periudhën e mëparshme dhe të cilat janë në dëm të shumicës së qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, do të shqyrtohen nga udhëheqësia e re dhe kuvendi i ri komunal, i cili ka legjitimitet absolut dhe ato që janë në kundërshtim me ligjin dhe interesat e qytetarëve, do të anulohen", tha Radojeviq.
Megjithatë, analistët paralajmërojnë se në praktikë ky do të jetë proçes kompleks, sepse shumë përgjegjësi ndërkohë i janë transferuar nivelit qëndror të qeverisjes në Prishtinë.
Në bisedë për Kosovo onlajn, bashkëpunëtori i organizatës joqeveritare “Iniciativa e Re Shoqërore” Aleksandar Shluka, vlerëson se tendenca do të jetë anulimi i të gjitha vendimeve që kanë qenë problematike por çështja është sesa do të realizohet kjo duke patur parasysh për kontrollin gjithnjë e në rritje që kanë institucionet kosovare të vendosura në very.
“Para së gjithash, mendoj për kontrollin institucional, pra mbikëqyrjen e punës së vetëqeverisjeve vendore për të cilat kryesisht është kompetente Ministria e Administratës dhe Vetëqeverisjes Vendore", tha Shluka.
Ky i fundit shton se çështjet vendore duhet të jenë përgjegjësi e vetme e vetëqeverisjes vendore, por që mendon se shumë nga këto vendime madje dhe ato më të voglat, do të jenë nën mbikqyrjen e nivelit qëndror dhe se ata do të tentojnë t'i sfidojnë në mënyra të ndryshme.
Shluka beson se administrata e re, do të tentojë të anulojë vendimet që lidhen me sferën simbolike dhe të identitetit.
"Mendoj se administrata e re do të tentojë për shembull, të kthejë shenjën “Kosovska Mitrovica”, të kthejë stemën e komunës së Mitrovicës së Veriut, apo të punojë për rilyerjen e grafiteve dhe muraleve që ishin aty më parë, të cilat janë hequr. Pra, besoj se shumë vendime do të jenë në atë sferë simbolike", spegon Shluka.
Bën të ditur se disa praktika negative të administratës së mëparshme mund të ndalen vetëm me ardhjen e kryekomunarëve të rinj.
"Ato inspektime masive komunale të dhunshme që u dërguan në kafene, klinika private dhe objekte të ngjashme, mendoj se do të ndalen me vetë aktin e ardhjes në pushtet të administratës së re", tha ai.
Megjithatë, thekson se niveli qëndror do të vazhdojë të monitorojë dhe tentojë të sfidojë vendimet e vetëqeverisjeve vendore.
"Ministria e Administratës dhe Vetëqeverisjes Vendore e ndoshta edhe MPB dhe Policia e Kosovare, mund të vlerësojnë, për shembull, se diçka shkakton intolerancë kombëtare apo është kundër rendit kushtetues të Kosovës", tha Shluka.
Ky i fundit shton se komuniteti sërb, dëshiron të paktën të shprehë në një lloj mënyre identitetin e vet sikurse ndodhi përmes grafiteve por paralajmëron se qytetarët nuk duhet të presin ndryshime të mëdha të menjëhershme.
“Këto vendime do të vazhdojnë të jenë ende në domenin e vetëqeverisjes vendore por dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë qëndrore. Për shembull, e gjitha kjo nuk do të ndikojë tek policia apo gjyqësori ku sërbët ende nuk janë kthyer në institucione, ndërsa çështja është se kur dhe nëse do të kthehen. Njerëzit nuk duhet të kenë pritshmëri shumë të larta, por besoj se mund të ndërmerren hapa të caktuar të vegjël", përfundoi Shluka.
Analisti politik nga Prishtina Nexhmedin Spahiu vlerësoi se vendimet që janë nën juridiksionin e komunës, mund të anulohen nëse janë marrë në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se roli i gjykatës është kyç në vendosjen e ligjshmërisë së vendimeve të caktuara të autoriteteve vendore.
Spahiu tha për Kosovo Onlajn se nuk mund të flas për vendime konkrete që kanë marrë kryekomunarët e katër komunave në veri, por bën të ditur se çdo vendim në kompetencën e komunës, mund të anulohet nëse ligji e lejon.
"Të gjitha vendimet që janë brenda kompetencës së komunës dhe që mund të revokohen, sepse për secilin vendim egziston kornizë ligjore që definon nëse mund të revokohet apo mund të anulohet. Kjo është gjë e Kuvendit Komunal dhe gjithçka që është brenda kompetencës së saj, pra në kompetencën e kryekomunarit, ata mund ta bëjnë. Megjithatë, vendimet që, për shembull, i referohen blerjes dhe shitjes së shtëpisë apo apartamentit, nuk mund të anulohen nëse janë marrë në përputhje me ligjin. Por egzistojnë vendime që mund të anulohen", spegoi Spahiu.
Disa nga vendimet e fundit të kuvendit vendor sikurse ajo e shndërrimit të tokës bujqësore në atë ndërtuese, u morën pas shpalljes së zgjedhjeve vendore çka sipas vlerësimit të juristëve është në kundërshtim me ligjet kosovare. Spahiu beson se raste të tilla duhet të vendosen nga gjykata.
"Nëse diçka është e paligjshme, atëherë kjo gjë është për gjykatën e cila mund t’a anulojë. Çdo vendim i paligjshëm mund të anulojë gjykata, kjo është e qartë" theksoi ai.
Nga ana tjetër, docent i Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës së Veriut Dushko Çelliq vlerëson se kthimi i sërbëve në vetqeverisjen vendore në very është lajm i mirë por që nuk ka arsye për eufori.
“Dëmi që shkaktoi shumica ilegjitime shqiptare dhe kryekomunarët shqiptarë në komunat veriore sërbe në Kosovë e Metohi, është kam frikë, i pakthyeshëm. Ajo çka është mirë është se nuk mund të presim më që vetëqeverisja vendore në veri të marrë vendime të dëmshme për sërbët apo që ushtrimi i qeverisjes vendore të jetë diskriminues ndaj tyre, por të korrigjojë dëmin e shkaktuar-mendoj se kjo është joreale të pritet", tha Çelliq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit beson se kryeministri në mandatin teknik Albin Kurti ishte gati për ardhjen e administratës së re vendore nga radhët e komunitetit sërb.
"Më duket se Kurti e priste këtë dhe u përgatit me kohë. Tre vjet më parë, u miratua ligji që e centralizoi më tej pushtetin në favor të Prishtinës, kështu që për çdo vendim të rëndësishëm, nevojitet miratimi i një prej ministrive të tyre, para së gjithash Ministrisë së Vetëqeverisjes Vendore. Në këtë këndvështrim nuk jam optimist", theksoi Çelliq.
Ky i fundit theksoi se është e rëndësishme të anulohen të gjitha vendimet që ishin të dëmshme për sërbët, sikurse thotë, ka shumë.
"Kishte shumë vendime të tilla. Për mendimin tim, më e rëndësishmja është të vërtetohet nëse mund të ndryshohen vendimet për transferimin e tokës komunale tek institucionet qëndrore në Prishtinë-Ministria e Punëve të Brendshme apo disa ministri të tjera. Është gjithashtu e rëndësishme të kthehen emrat e rrugëve sikurse kanë qenë më parë, sepse ato pasqyronin vullnetin e popullsisë shumicë sërbe dhe komunitetit sërb në mbarë veriun. Do të ishte mirë të mundësohej kthimi i simboleve lokale dhe kombëtare për të cilat sërbët kanë të drejtë, madje edhe nën kornizën pothuajse ligjore të Prishtinës", konkludoi Çelliq.
0 komentet