Rama në ofensivë: Çfarë kërkon të arrijë kryeministri shqiptar me kërkesën për të ndëshkuar Sërbinë?
Kryeministri shqiptar Edi Rama për një kohë të shkurtër, kaloi nga një kritik i ashpër i Albin Kurtit, mbështetës i "Ballkanit të Hapur" dhe një nga të paktët politikanë rajonalë që tregojnë mirëkuptim për pozicionet e Beogradit, në avokatin më të zëshëm të BE, e pas ngjarjeve tragjike në Banjskë në vendosjen e masave ndaj Sërbisë. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn nga Novi Sadi dhe Tirana pas “ofensivës” së Ramës, shikojnë disa motive, që nga tentativa për t'u distancuar nga qëndrimi favorizues që ai kishte ndaj politikës së Beogradit, e deri tek imponimi si lider i të gjithë shqiptarëve dhe krijimit të partneriteteve të reja në rajon.
Në këtë kontekst duhen vëzhguar dhe mesazhet që Rama dhe Pllenkoviq përcollën pas takimit të së hënës në Zagreb. Dy kryeministrat dënuan ashpërsisht “dhunën e njësive paraushtarake sërbe në veri të Kosovës, si dhe heroizimin e tyre nga ana e Beogradit, duke bërë thirrje për këtë që të vendosen masa të BE dhe Perëndimit ndaj Sërbisë”.
Kryeministri kroat theksoi se është i sigurt se masat do të merren, ndërsa Rama bëri thirrje që ato të zbatohen pa humbur kohë pasi vendimi i Beogradit për shpalljen e ditës së zisë për viktimat në Banjskë “nuk lë vend për interpretime të ndryshme”.
Rama sot shkoi një hap më tej pasi Partia e tij Socialiste, paraqiti në Kuvendin e Shqipërisë propozim-rezolutë në të cilën kërkohet “dënimi i sulmit të armatosur terrorist në veri të Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon".
Analisti i Qendrës për Stabilitet Social, Ognjen Karanoviq, thirrjet e Ramës që Sërbia pas ngjarjeve në Banjskë të sanksionohet, i shikon në funksion të tentativës së tij për t'u imponuar si lider i të gjithë shqiptarëve.
Karanoviq për Kosova Onlajn tregon se Rama përsëriti thirrjen e vet për marrjen e masave ndaj Sërbisë dhe pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq të hënën në Zagreb.
“Të dy kryeministrat u dakordësuan se për disa arsye Sërbia meritonte masa të forta, si të thuash, sanksione nga, siç e interpretojnë ata, komuniteti ndërkombëtar, supozoj se nënkuptojnë ekskluzivisht vendet e Perëndimit politik, çka është deri diku e kuptueshme për pozicionin e tyre. Shtrohet pyetja përse këtë Edi Rama e bën tani, i cili ka ditur të kritikojë Albin Kurtin vitet e kaluara. Atëherë kur Kurti ndërmori hapa që nuk mund të cilësoheshin ndryshe veçse akte terroriste. Që kur kështu tashmë i nevojitet Ramës ndëshkimi i Sërbisë? Duhet ditur se Kurti dhe Rama kanë vite që garojnë tek populli shqiptar. Si njëri dhe tjetri pretendojnë që të jenë lider të të gjithë shqiptarëve. Dhe tashmë po garojnë sepse kjo është politikisht korrekte, kush do të ketë sukses i pari, kush do të shpallë më parë ndonjë deklaratë groteske, sensacionale dhe sigurisht, cili prej tyre do t'i kënaqë sa më mirë mentorët e vetë politikë”, thekson Karanoviq.
Ky i fundit shton se duket që si Kurti, si Rama por edhe Pllenkoviq, janë mentor në një adresë-qoftë ajo Berlini, Uashingtoni apo Brukseli.
Karanoviq tha se ngjarjet në Banjskë më 24 shtator, kur u vranë tre sërbë dhe polici shqiptar, është abuzive sesi Sërbia të mbetet e izoluar.
"Kjo është akoma edhe një provë se ngjarja komplet e Banjskës është abuzive. Jam i sigurt se është e mirëpërgatitur e më pas është kryer, që të keqpërdoret për ato qëllime politike, sesi Sërbia të mbetet e izoluar, sesi të humbë K&M. Dhe sesi NATO apo perëndimi politik të dënonte Beogradin pasi ky është shanci i vetëm që ata të jenë më të suksesshëm sesa Sërbia. Është fakt se 63% e të gjitha investimeve që mbërrijnë në Ballkan, vijnë në Sërbi. Kjo është një nga gjërat që e ka motivuar Edi Ramën të kërkojë masa ndaj Sërbisë” thotë Karanoviq.
Ky i fundit thekson se nga ana tjetër nuk duhet të shkaktojë çudi që ndonjë politikan shqiptar të ketë të tillë qëndrim rreth Sërbisë.
"Të gjithë përveç njërit, përfshirë Ramën, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, ëndërrojnë 'Shqipërinë e Madhe'. Ndërsa në rrugën drejt realizimit të kësaj 'Shqipërie të madhe', presidenti Vuçiq dhe shteti i Sërbisë po i pengojnë. Kështu që në këtë kontekst, kjo deklaratë është plotësisht e kuptueshme ndonëse është e papranueshme dhe e dënueshme për çdokënd” përmbyll Karanoviq.
Gazetari dhe analisti politik nga Tirana Ben Andoni thotë për Kosovo onlajn se kryeministri shqiptar Edi Rama me kërkesën e vendosjes së masave ndaj Sërbisë pas ngjarjeve në Banjskë, dëshiron të arrijë disa gjëra mes të cilave se në një farë mënyre justifikojnë të gjitha qëndrimet e deritanishme favorizuese ndaj Beogradit, por edhe të lidhin partneritete të reja në Ballkan.
“Në sytë e opinionit publik shqiptar, kërkesa e Ramës është e arsyeshme, por ky qëndrim i kryeministrit ishte në një farë mënyre justifikimi i të gjitha qëndrimeve të deritanishme ndaj Sërbisë. Kërkesa e Ramës, e cila është në të njëjtën linjë me kryeministrin kroat. tregon partneritet të ri të Shqipërisë në Ballkan. Duket se Shqipëria tashmë po largohet nga Sërbia dhe duket se 'Ballkani i Hapur' e përfundoi misionin e vet dhe se po i afrohet alternativës kroate" thotë Andoni.
Ky i fundit tregon se në Kroaci Rama është distancuar nga qëndrimi i tij i mëparshëm ndaj Sërbisë, ndërsa më parë ka qenë në të njëjtin pozicion me Bashkimin Europian.
“Pas asaj çfarë ndodhi në Banjskë, Rama jo vetëm që doli kundër Bashkimit Europian, por tentoi që Brukselit t’i diktonte marrëdhënien ndaj Sërbisë. Duhet të thuhet se kërkesa e kryeministrit Rama nuk pati shumë ndikim në opinionin publik shqiptar. Kjo është e rëndësishme vetëm në kuptimin formal, por nuk ndikon në mendësinë e shqiptarëve dhe kjo për shkak të marrëdhënieve të tij të hershme me presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e justifikuar më shumë se një herë, madje edhe për lidhjen me Rusinë”, beson Andoni.
0 komentet