Udhëtimet përmes agjencive vijojnë të dominojnë-të besueshme, të sigurta, jo rrallë dhe të lira

Ilustracija
Burim: Kosovo Online

Ndonëse gjithnjë e më shumë turistë në mbarë botën organizojnë udhëtime duke përdorur platformat onlajn për rezervimin e akomodimit dhe transportit, agjencitë turistike vijojnë të kenë rol kryesor, veçanërisht për sigurinë, mbrojtjen e udhëtarëve dhe mbështetjen në rast të situatave të paparashikuara. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn nga sektori i turizmit vlerësojnë se qytetarët vijojnë në masën më të madhe të kenë besim tek agjencitë, sepse u ofrojnë siguri, shërbim kontraktual dhe mundësinë që në rast problemi, të marrin ndihmë.

Shkruar nga: Milena Maksimoviq

Sezoni i pushimeve është në kulm, ndërsa qytetarët e Prishtinës me të cilët ka biseduar ekipi i portalit Kosovo Onlajn kanë mënyra të ndryshme për organizimin e udhëtimeve. Ndërsa disa besojnë se agjencitë turistike janë opsioni më i besueshëm, të tjerë preferojnë të vendosin për rezervim të pavarur akomodues e transportues përmes platformës Buking.

Për disa qytetarë, është më e thjeshtë që të planifikojnë vetë udhëtimet dhe të organizojnë akomodimin dhe transportin, ndërsa të tjerë kanë më shumë besim tek agjencitë turistike.

Diellza Thaçi thekson se asaj më shumë i përshtatet udhëtim përmes agjencisë turistike.

“Deri më sot nuk e kam përdorur Buking. Ky opsion më përshtatet më shumë sepse mundem që vetëm të planifikoj gjithçka dhe të ndryshoj gjërat në përputhje me dëshirat e mia” thotë ajo.

Një bashkëbisedues bën të ditur se me rezervimin e udhëtimeve kryesisht merret bashkëshortja e tij, por që më shpesh vendos me Buking për shkak të çmimeve të ulëta.

“Ajo vetë rezervon përmes internetit. Është e lehtë përmes Bukingut“, tha ai.

Dhe Adelina beson se rezervimi përmes rrugës së Bukingut është praktik.

“Për mua kjo është e lehtë. Mund të rezervosh përmes telefonit, nga krevati“, tha Adelina.

Nga ana tjetër një qytetare beson se agjencitë turistike janë të besueshme.

“Përmes agjencive është e lehtë sepse është gjithçka e organizuar dhe e rezervuar ndërsa ke dhe guidë që ju tregon gjithçka në vendin që vizitoni”, tha ajo.

Një banor i Prishtinës vlerëson se rezervimi përmes rrugës së Bukingut është transparent dhe i favorshëm.

“Është i lirë dhe transparent përmes Bukingut. Nuk kam shumë besim tek agjencitë” tha ai. Në Kosovë, sipas fjalëve të përfaqësuesve të agjencive turistike, shumica e qytetarëve zgjedhin udhëtime të organizuara nga ana e agjencive, ndërsa një pjesë e udhëtarëve përparësi i japin planifikimit të pavarur të pushimeve përmes rrugës së platformave dixhitale.

Themeluesi dhe drejtori egzekutiv i agjencisë turistike "Maks Travel" nga Prishtina Edon Abdullahu, thotë se shumica e qytetarëve të Kosovës vazhdojnë të vendosin që pushimet verore t’i rezervojnë përmes agjencive turistike, duke vlerësuar se kjo është më e sigurtë dhe shpesh opsioni më i favorshëm sesa organizimi i pavarur i udhëtimit. Abdullahu bën të ditur se shumë tentojnë vetorganizojnë udhëtimet, por që shpesh rezulton se kjo u kushton më shumë sesa prerja e biletave përmes agjencive.

"Mendoj se shumica e njerëzve vijojnë të përdorin agjencitë turistike, megjithëse ka dhe nga ata që tentojnë vetorganizojnë udhëtimin. Megjithatë, në shumë raste rezulton të jetë më e shtrenjtë sesa kur rezervohet përmes agjencisë. Veç kësaj, agjencitë turistike, marrin përgjegjësinë për fluturimet, hotelet, ekskursionet dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me udhëtimin. Ndaj besoj se përherë është më mirë të shfrytëzosh shërbimet e agjencisë turistike, sesa të rezervohet mëvetësisht", tha Abdullahu për Kosovo onlajn.

Sikurse spegon, rezervimi turistik më shpesh nënkupton rezervimi të fluturimit dhe akomodimit, por që mund të përshtatet sipas nevojave të secilit klient.

Abdullahu thekson se udhëtimi përmes agjencisë nuk është vetëm më i sigurti, por në shumë raste dhe më i liri.

"Në shumicën e rasteve, çmimi që shikoni në Buking, agjencia turistike mund të barazohet e madje të ofrojë çmim të ulët. Veç kësaj, kur rezervoni përmes agjencisë, keni sigurinë se dikush ka përgjegjësinë për rezervimin tuaj dhe u ofron mbështetje nëse shfaqen probleme. Njëkohësisht, në atë mënyrë mbështesni dhe ekonominë vendore", tha ai.

Duke folur për sezonin veror të këtij viti, Abdullahu thotë se është i kënaqur me rezultatet e deritashme dhe pret që interesi të rritet më në javët pasuese.

Eksperienca e Nenad Stojakoviqit nga agjencia turistike “Holidej plus“ në Mitrovicën e Veriut është që qytetarët gjithnjë e më shpesh planifikojnë pushime vjetore dhe udhëtime disa muaj më parë, e kështu numër shumë i madh i rezervimeve përtej nisjes së sezonit veror, ndërsa një numër i vogël i udhëtarëve vendosin në momentin e fundit.

Stojakoviq theksoi se disa rezervime në këtë agjenci u kryen në fund të vitit të kaluar, duke përmendur si shembull interesin e madh të pensionistëve për pushime në Igallo. 

"Pensionistët tanë tashmë paguan për pushimet e tyre në Igalo të Premten e Zezë, të premten e fundit të nëntorit të vitit të kaluar. Në atë kohë më shumë se 130 persona rezervuan paketën e tyre. Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve tanë planifikojnë me kujdes pushimet e tyre dhe nuk presin momentin e fundit. Patëm numër të madh pagesash jashtë sezonit për udhëtime që zhvillohen gjatë verës, kështu që nuk mund të themi se turistët tanë nuk planifikojnë pushime vjetore", tha Stojakoviq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shtoi se pavarësisht kësaj, egziston dhe grup turistësh që për rezervimet vendosin një ditë para nisjes.

Duke folur për ndryshimet në zakonet turistike, Stojakoviq vlerësoi se zhvillimi i internetit dhe platformave dixhitale u mundësoi qytetarëve të organizojnë udhëtime të mëvetshme, por që agjencitë turistike vijojnë të kenë rol të rëndësishëm.

"Sot, njerëzit mundet që vetorganizojnë udhëtim pothuajse kudo në botë, me apo pa mbështetjen e agjencisë turistike. Jetojmë në shekullin XXI, informacioni është i disponueshëm për të gjithë. Megjithatë, agjencitë turistike egzistojnë prej më shumë se 150 vjetësh. Agjencia e parë e madhe e udhëtimit, Tomas Kuk, u themelua në mesin e shekullit të XIX në Angli. Kjo tregon se përherë egzistojnë njerëz që dëshirojnë që ekspertët të organizojnë udhëtimin e tyre, ndërsa të tjerët preferojnë të planifikojnë gjithçka vetë", tha ai. 

Sipas fjalëve të tij, interesim i madh sundon dhe për grupe të organizuara udhëtimesh, si në rajon, ashtu dhe në qytetet europiane.

"Kemi numër të madh grupesh të organizuara. Qytetarët udhëtojnë me pushime në Greqi e Mal të Zi, por organizojmë dhe grupe në destinacione europiane si Parisi dhe së shpejti në Romë. Udhëtime të tilla janë ende shumë të kërkuara", tha Stojakoviq.

Drejtori i Shoqatës Kombëtare të Agjencisë Turistike të Sërbisë (JUTA) Aleksandar Seniçiq tha se qytetarët ende kanë më shumë besim tek agjencitë turistike, duke bërë të ditur se gati 70% e udhëtarëve përdorin shërbimet e tyre, ndërsa gati 30% vendosin që të vetorganizohen për udhëtime.

Seniçiq thekson se vendimi nëse do të organizojë dikush udhëtim të pavarur apo përmes agjencisë, varet nga buxheti, por edhe nga mënyra e gjetjes në internet.

"Një numër i madh njerëzish vazhdojnë t’i japin përparësi agjencive turistike sepse blejnë paketa-rezervimi që u ofrojnë siguri të madhe. Veç kësaj, ligji parashikon mbrojtje të caktuar të udhëtarëve, kështu që në rast të rrethanave të paparashikuara, mund të ushtrojnë të drejtën për kthimin e të hollave apo kompensim tjetër të përshtatshëm", tha Seniçiq për Kosovo onlajn.

Sipas fjalëve të tij, përqindja e qytetarëve që udhëtojnë përmes agjencive turistike po bie gradualisht, por vijon të jetë dominuese.

"Kjo përqindje zvogëlohet nga viti në vit, por sipas të dhënave tona të fundit, rreth 70% e udhëtarëve përdorin shërbimet e agjencive turistike, ndërsa 30% udhëtojnë individualisht", tha ai.

Sikurse shton, udhëtimi përmes agjencive turistike është shpesh më fitimprurës financiarisht sesa rezervimi i akomodimit të pavarur.

"Nëse vëmë re platformat e rezervimit si Buking dhe shërbime të ngjashme, ato momentalisht në shumë raste janë më të shtrenjta se ofertat e agjencive turistike. Këtë vit, analizuam çmimet e akomodimit në Greqi e Mal të Zi, duke krahasuar të njëjtat objekte me të njëjtat planifikime dhe konfirmuam se rezervimet përmes agjencive turistike mund të jenë nga 15 deri në 20% më lirë nga çmimet në Buking”, tha Seniçiq.

Ky i fundit beson se agjencitë turistike janë opsion i mirë veçanërisht për udhëtimet me avion dhe destinacionet e largëta.

"Sigurisht, që gjithmonë do të rekomandoj udhëtimin përmes agjencive turistike, por kur është fjala për rezervimet me avion, përparësia është veçanërisht e theksuar. Gjatë verës, kur bëhet fjalë për fluturime çarter dhe rezervime të organizuara për destinacione të largëta siç janë vendet e Afrikës së Veriut ose ishujt grekë, spanjollë dhe italianë, udhëtarët individualë vështirë se mund të gjejnë çmime më të favorshme se ato të ofruara nga agjencitë", tha ai.

Seniçiq tha dhe atë që udhëtarët që rezervojnë përmes agjencive turistike kanë më shumë fleksibilitet në rast të anulimit të udhëtimit të tyre.

Ai këshillon qytetarët që dëshirojnë të vetorganizojnë udhëtimin që këtë t’a bëjnë kryesisht në vendet e rajonit...ku nuk ka barriera gjuhësore dhe është e paktë mundësia e suprizave të pakëndshme. Vuri në dukje që rezervimet të mos bëhen përmes rrjeteve sociale, por direkt me objekte të njohura ose bazuar në rekomandime të besueshme.

Seniçiq paralajmëroi se këtë vit u regjistrua numër i madh mashtrimesh gjatë rezervimit të akomodimit përmes rrjeteve sociale.

"Këtë vit u raportuan më shumë se 1,000 mashtrime të tilla. Siç rritet numri i udhëtarëve individualë, ashtu rritet edhe numri i mashtrimeve", tha ai.

Duke folur për destinacionet e preferuara, Seniçiq theksoi se Greqia edhe këtë verë si dhe para dhjetë vitesh, mbetet zgjedhja më e popullarizuar e qytetarëve të Sërbisë.

Dhe kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Agjencisë Turistike të Maqedonisë së Veriut Ana Maria Aleksova Maleva thekson se përparësi të madhe është ajo që qytetarët vijojnë të zgjedhin udhëtimet e rezervuara përmes agjencive turistike sepse në atë mënyrë kanë më shumë siguri dhe mbrojtje nga probleme të mundshme.

Ajo tha se sot egziston numër i madh platformash për rezervimin e akomodimit, por pagesa direkte onlajn, veçanërisht përmes kartave të kreditit apo rezervimi pa mbrojtje të përgjegjshme, mbart rreziqe të caktuara. 

"Ndodh që njerëzit, kur udhëtojnë me fëmijë të vegjël apo anëtarë të moshuar të familjes, në vendngjarje mësojnë se akomodimi është shitur, se egziston problem me mbirezervime apo ndonjë shqetësim tjetër. Në situata të tilla nuk kanë kontratë, nuk kanë mbrojtje në vendin ku kanë mbërritur dhe duhet që vetë t’a zgjidhin problemin", tha Aleksova Maleva për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të saja, pikërisht të tilla situata janë që nga arsyet kryesore për të cilën qytetarët vazhdojnë të kenë besim janë agjencitë turistike.

"Agjencia turistike si person juridik dhe aktivitet të licencuar ka përgjegjësi ndaj klientëve të vet. Nëse ndodh një problem, udhëtarët kanë dikë kujt t’i drejtohen, kanë kontakt dhe sigurinë se dikush do të reagojë. Sigurisht, mund të ndodhë mbiprenotim ose ndonjë situatë e paparashikuar, por kur udhëtari ka kontratë me agjencinë turistike, ajo është e detyruar të gjejë akomodim të përshtatshëm, të paktën të njëjtë ose më të mirë se ai që ishte kontraktuar fillimisht", theksoi ajo.

Aleksova Maleva beson se turistët e sotëm nuk mund të quhen aventurierë, sepse mënyra e planifikimit të udhëtimeve ka ndryshuar për shkak të zhvillimit të internetit dhe platformave dixhitale.

Ajo shtoi se për shumë njerëz, pushimet verore apo udhëtimi është ngjarje që planifikojnë një herë në vit, ndaj është e rëndësishme që ata të jenë të sigurt se ku i investojnë të hollat dhe ku do t'i kalojnë pushimet.

"Siguria është më e rëndësishmja. Kur ke dikë pas teje dhe firmë që qëndron pas teje, pra agjenci turistike që posedon licensë nga ministria përkatëse, ke siguri dhe besim më shumë", tha Aleksova Maleva.

Duke folur për zgjedhjen e destinacioneve, ajo theksoi se sot qytetarët mund të udhëtojnë pothuajse kudo në botë, por që për udhëtime individuale, më e rëndësishmja është që më parë të provohet disponueshmëria e fluturimeve dhe lidhja me destinacionin e caktuar.

"Kur flasim për udhëtime të organizuara që ofrojnë agjencitë turistike në Maqedoninë e Veriut, më shpesh janë destinacione përreth si Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi. Megjithatë egziston dhe destinacione të shumta të largëta për të cilat ofrohen fluturime çarter gjatë sezonit të verës. Këto janë para së gjithash Egjipti, Tunizia, Antalia dhe Bodrumi, ku egzistojnë fluturime të rregullta, por edhe destinacione të caktuara në Itali e Spanjë për të cilat gjithashtu organizohen udhëtime përmes agjencive turistike", konkludoi Aleksova Maleva.

Ndonëse çmimet e akomodimit dhe biletave janë më të larta sesa vitet e kaluara, disa qytetarë biletat i kanë rezervuar para disa muajsh, ndërsa të tjerët presin ofertën e “minutës së fundit”. Dallimet në zgjedhjen e destinacioneve janë të dukshme, por mes qytetarëve në Kosovë përzgjedhin tre vende të favorshme-Greqia, Shqipëria dhe Turqia.