Misini: Vendimi për rrogën e 13-të diskriminues dhe joproduktiv

Škumbin Misini
Burim: Kosovo Online

Profesori i ekonomisë Shkumbin Misini theksoi se paga e 13-të për të punësuarit në sektorin publik nuk i ul kostot e jetesës gjatë gjithë vitit dhe nuk është produktive.

Siç deklaroi Misini për Kosovo online, vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta përjashtuar sektorin privat nga kjo masë është diskriminues, ndërsa rroga e 13-të nuk i zgjidh problemet financiare të punonjësve gjatë gjithë vitit, por vetëm në afat të shkurtër.

“Rroga e trembëdhjetë është diskriminuese ndaj sektorit privat dhe nuk sjell produktivitet. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Kosovë, gati 80 për qind janë të punësuar në sektorin privat. Do të ishte më mirë që qeveria të bëjë sigurimin shëndetësor për të punësuarit në të dy sektorët. Rroga e trembëdhjetë është e nevojshme, por nuk i ul kostot e jetesës gjatë gjithë vitit, por vetëm gjatë një muaji”, tha Misini.

Sipas tij, vendimi për rrogën e 13-të do të ishte më i mirë nëse do të ishte proporcional.