Tiranë: Panairi Ndërkombëtar, interes i lartë për “shlivovocën” sërbe, vinjakun, konstruktet e aluminit dhe produktet sanitare

Međunarodni privredni sajam u Tirani
Burim: Kosovo Online

Pjesmarrje domethënëse, takime intensive por edhe kontrata të biznesmenëve sërbë me kompanitë nga rajoni, ka qenë panorama e ditës së fundit të panairit në Tiranë. Përfaqësuesit e kompanive sërbe janë më se të kënaqur me performancën e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit të këtij viti, i cili është një nga eventet më të rëndësishme dhe më të vizituara në Shqipëri.

Menaxheri i Qendrës për bashkëpunim rajonal i Odës së Tregtisë së Sërbisë Alleksandar Radovanoviq shfaqi përshtypjet e tij pozitive për Kosovo Online për Panairin Ndërkombëtar të zhvilluar në Tiranë.

"Këtë vit kemi pasur vizitorë të shumtë si shqiptarë, ashtu edhe nga rajoni por edhe nga Turqia. Për rjedhojë kjo është reflektuar edhe në kontratat e bashkëpunimit me kompanitë shqiptare çka na bën mjaft të kënaqur për pjesmarrjen në këtë panair.

Presim që nisma e Ballkanit të Hapur, të krijojë tregun e punës, ku rezultatet e para tashmë janë arritur në shkëmbimin e mallrave me origjinë shtazore dhe bimore ku në nëntë muajt e parë të këtij viti, është vënë re një rritje domethënëse e shkëmbimit të këtyre produkteve”, thotë Radovanoviq.

Rajoni duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje ekonomisë, shprehet kryetari i Odës së Industrisë dhe Tregtisë së Tiranës Nikolin Jaka i cili vizitoi këndin ku ekspozohen produktet sërbe në panair. Jaka është pronar i një prej punishteve më të mëdha të qumështit në Shqipëri i cili është në negociata me partnerët sërbë me qëllim që produktet e tij nga qumështi i dhisë, të tregtohen në Sërbi.

Jaka shprehet se Oda që ai drejton, mbështet çdo iniciativë që përshpejton tregtinë apo dhe mundësi të reja biznesi siç është iniciativa e Ballkanit të Hapur, por njëkoësisht ai mbështet Procesin e Berlinit.

“Mbështesim fort Procesin e Berlinit i cili përfshin të gjithë integrimin ekonomik rajonal ku synon heqjen e çdo barriere me qëllim arritjen e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Çdo strukturë tjetër dhe çdo emër tjetër që i shërben procesit të Berlinit në pozitivitetin e vet është i mirëpritur si sipërmarrje private. Për ne është e rëndësishme të njohim njëri-tjetrin, të heqim barrierat duke filluar nga ato burokratike e deri tek opinioni i qytetarëve tanë, por jo pak e rëndësishme është t’u rikthejmë konsumatorëve produktet tona”, është shprehur Jaka për Kosovo online.


Në stendën nacionale të Sërbisë për herë të parë prezantohen anëtarët e "INVEJ Grupe" të cilët i përkasin kompanisë Rubin, prodhuesi më i madh i verës së rrushit dhe pijeve të tjera të forta alkoolike sërbe.

Zoran Bekriq, drejtor i Rubin, për Kosovo online thotë se gjatë tre ditëve të panairit, ka pasur interesim të jashtëzakonshëm për produktet e Rubinit sidomos për rakinë dhe vinjakun. Për t'u pozicionuar më mirë në tregun shqiptar, jemi në kërkim të blerësve dhe distributorëve.

"Këto tri ditë kemi pasur takime intensive dhe shpresojmë në kurorëzimin e ndonjë marreveshjeje për përfaqësimin e Rubinit në Shqipëri”, ka sqaruar Bekriq.

Kontakte të rëndësishme kanë patur edhe përfaqësuesit e Albusi-t nga Novi Sadi kompani e cila merret me prodhimet sanitare për shtëpi. Rezultatet priten të konkretizohen periudhën pasuese, konfirmon drejtori i përgjithshëm Alleksandar Jeriq.

"Mjaft domethënës për ne paraqitet tregu shqiptar, jemi të kënaqur dhe presim finalizimin e produkteve të Albus në Shqipëri, si dhe zgjerimin e shitjeve në këtë treg dhe e gjithë kjo, si pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur të cilën e konsiderojmë dhe e vlerësojmë jashtëzakonisht pozitivisht çka do të përmirësojë më tej flukset ekonomike dhe qarkullimin e mallrave përmes vendeve të kësaj iniciative rajonale”, është shprehur Jeriq.

Pjesmarrja këtë vit e kompanive sërbe në Panairin e XVIII të mbajtur në Tiranë, ka qenë mundësi takimi me partnerët shumëvjeçarë me të cilët është biseduar për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kompania "Tehnomarket" nga Pançevo operon prej pesë vitesh në tregun vendas, ku në bashkëpunim me një partner shqiptar, ka asistuar në ndërtimin e disa objekteve tregtare dhe rezidenciale, për të cilat Tirana u bë e njohur si “Alban Tower” apo dhe “Park Gate”.

"Këto katër ditët e panairit për ne kanë qenë mjaft domethënëse pasi kemi mundësi të takoheshim me partnerët e kahershëm por edhe të çelnim disa çështje në lidhje me projektet e reja dhe përfshirjen në aspektin e ofertës të Tehnomarketit në tregun shqiptar. Ajo cfarë na ka ofruar Dhoma e Tregtisë, është njohja si kompani që merret me ndërtim”, sqaron drejtori i shitjeve në "Tehnomarket" Vesna Çvoro.

Partneri i saj shqiptar kompania e ndërtimeve "Martini" nga Tirana, planifikon vijimin e bashkëpunimit e cila ka treguar që është i shkëlqyer.

"Ne merremi me prodhimin e konstrukteve ventiluese dhe prej vitesh bashkëpunojmë me kompaninë "Tehnomarket" nga Pançeva. Kemi punuar shumë projekte të përbashkëta dhe Tirana njihet nga ndërtesat që kemi bërë. Shqipëria po zhvillohet dhe bashkëpunimi mes “Tehnomarket” dhe kompanisë sonë, do të vijojë si drita e diellit”, thotë pronari i kompanisë Martini, Besion Perpunja.

Kujtojmë se gjatë vitit 2021 gati 1.113 subjekte tregtare kanë bërë biznes me partnerët shqiptarë, shkëmbimi i mallrave mes Sërbisë dhe Shqipërisë për nëntë muajt e fundit të këtij viti, shkon në 205,9 miljonë euro, gati 18,2 miljonë euro më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Prezenca e biznesmenëve sërbë në panair në kryeqytetin shqiptar, u organizua nga Oda e Tregtisë së Sërbisë dhe Agjencia e Zhvillimit të Sërbisë ku morën pjesë 32 kompani.