Ulutash: Kfor ka burime të mira, jemi të përkushtuar për ndaljen e çfarëdolloj rreziku nga eskalimi
Aleatët e NATO dhe partnerët mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR për të siguruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo moment dhe paanshmërisht, thotë në intervistën për Kosovo Onlajn, komandanti i KFOR gjeneral Ozkan Ulutash.
Pyetjes nëse vërtet egziston rreziku i pushtimit të Kosovës nga Sërbia ashtu sikurse është përsëritur shpesh në periudhën e kaluar nga përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë, gjenerali Ulutash deklaron se KFOR është i fokusuar në misionin e vet afatgjatë bazuar në mandatin e qartë të KB sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
"E kjo është të sigurojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe paanshmërisht. Ndaj ne vazhdimisht ndjekim të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë e mbarë Kosovës dhe stabilitetin rajonal. Jemi të përkushtuar që të parandalojmë çdo rrezik nga eskalimi. KFOR ka buirime të mira dhe i vendosur për t'u marrë me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në sigurinë e mjedisit në përputhje me mandatin tonë të KB. Qëndroj në kontakt të afëtrt me shefin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë, si dhe me institucionet dhe organizatat e sigurisë në Kosovë”, thotë komandanti i KFOR.
Shpesh kemi dëgjuar në periudhën e mëhershme se situata është stabile, por e brishtë. A egziston opsioni në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, KFOR të jetë reaguesi i parë, para policisë kosovare dhe EULEKS ?
Asnjëherë nuk kënaqem me ndonjë spekulim rreth të ardhmes. Unë dhe i gjithë stafi i KFOR nën komandën time jemi të fokusuar në misionin tonë. Kfor vazhdon të operojë si reagim i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe misionin e BE së sundimit të ligjit (EULEKS), të cilët janë reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë. Prej majit të vitit të kaluar, kemi dislokuar 1,000 trupa shtesë në Kosovë, rritëm praninë e KFOR në veri të Kosovës dhe trefishuam numrin e patrullave përfshirë dhe vijën e gjerë kufitare administrative. Ky ishte përforcimi më i madh i misionit tonë dekadën e fundit. Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR ka forcën dhe aftësitë që i nevojiten për të vazhduar të përmbushë efikasisht mandatin e tij të KB.
Sa të rrezikshme janë lajmet false për stabilitetin e situatës në Kosovë-shpesh në rrjetet sociale janë parë video dhe fotografi rreth lëvizjeve të këtyre apo atyre trupave?
Vazhdojmë të shikojmë përhapjen e lajmeve false përmes videove, fotove dhe postimeve në rrjetet sociale. Kjo është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme dhe ndikon negativisht në mirëqenien dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. E rëndësishme është që të gjithë të shikojnë faktet dhe të kontrollojnë me kujdes burimet e tyre. KFOR do të vijojë të luajë rolin e vet duke zbatuar mandatin e KB në çdo moment paanshmërisht duke mbajtur qasje transparente për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, përmes patrullimeve të rregullta, angazhimit me komunitetet lokale dhe komunikimit me përfaqësuesit e mjedisit mediatik lokal dhe rajonal.
Së fundmi ishit në stërvitjen e Ushtrisë së Sërbisë në Peshter. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Ushtrinë e Sërbisë dhe strukturat e sigurisë në Kosovë?
Stërvitja në të cilën pata rastin të merrja pjesë si vëzhgues, pasqyron marrëdhëniet efektive mes KFOR dhe Ushtrisë së Sërbisë përgjatë viteve, çka konfirmohet nga vëzhgimet e KFOR në stërvitjet e kaluara dhe kontaktet e rregullta me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Sërbisë. Komunikimi i rregullt dhe transparent gjithashtu me organizatat e sigurisë në Kosovë, është thelbësor për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.
A është planifikuar rritja e numrit të pjesëtarëve të KFOR deri në fund të vitit 2024 dhe sa e rëndësishme është pjesëmarrja e ushtarëve dhe vendeve fqinje që janë anëtare të NATO në misionin në Kosovë?
Së fundmi vizitova selinë e NATO në Bruksel, ku u takova me zyrtarët më të lartë civilë dhe ushtarakë përfshirë sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg-dhe me ambasadorët e të gjitha vendeve që japin trupa në misionin tonë të KFOR. Informova Këshillin e Atlantikut të Veriut rreth trendeve më të fundit të sigurisë në mbarë Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor; si dhe rreth prioriteteve të Kfor në javët dhe muajt që vijnë. Aleatët dhe partnerët e NATO mbështesin plotësisht përpjekjet tona të përditshme për të siguruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo moment dhe paanshmërisht. NATO mban kursin. KFOR është mision i bazuar në kushte. Përherë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i mirëpajisur dhe i mirëpozicionuar që të vijojë me zbatimin e mandatit të vet të KB si personi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të BE.
0 komentet