Kush është-Sanie Ameti: Politikania zviceriane e cila do të shtijë tek ikonat

Sanija Ameti
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Merret me politikë dhe do të shtijë me pistoletë. Do veçanërisht objektiva të qarta. Ikonën e Virgjëreshës Mari e cila mban në dorë Jezu Krishtin, për të ka qenë mjaftueshëm mirë për eksperiencën e vet pistoliere duke e ndarë me ndjekësit e vet në rrjetet sociale.

Këshilltare e Partisë Liberale të Gjelbër Zviceriane, Sanie Ameti nga Zyrihu dhe lëvizja “Operacioni Liria”, është gjendur mes skandalit pikërisht si pasojë e kësaj çka ka shtënë në foton riprodhuese “Madona me fëmijën dhe Kryeëngjëllin Mihal” të autorit Tomas del Maca të shekullit XIV.

Në shënjestër u grumbulluan tre goditje në kokën e Virgjëreshës Mari dhe shumë plumba tek Krishti i vogël pas të cilës e tërhoqi publikimin e saj me fotogradi dhe kërkoi ndjesë.

"Nuk i kushtova rëndësi përmbajtjes së fotografisë", tha Sanie Ameti.

Kjo e fundit sqaroi se foton e mori prej katalogut të shtëpisë së ankandit

Ajo foto më 20 shtator duhej të shitej të paktën 150.000 franka.

Pranon se nuk ishte në rregull që zgjodhi pikërisht atë dhe se veprimi i saj ishte "absolutisht budallallik".

Disa politikanë konservatorë dënuan veprimet e Ametit dhe kërkuan që ajo të dorëhiqej ndërsa të rinjtë e SVP menjëherë ngritën kallëzim penal ndaj saj.

Parlamenti i Kantonit të Bernës, Oda e Madhe, pranoi atë kërkesë sepse Ameti është studente për doktoraturë në Universitetin e këtij qyteti.

Disa nga politikanët e akuzuan për nxitje të urrejtjes ndaj të krishterëve.

Megjithatë, ajo për veten thotë se është e përkushtuar për rregullimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve stabile mes Zvicrës dhe BE.

“Vizioni im për Zvicrën postmoderne është progresiv, inovativ dhe social-liberal” thotë Ameti në profilin e vet të Partisë së Gjelbër Liberale.

Prej majit 2022, është përfaqësuese e lartë e qytetit të Zyrihut dhe përfaqëson zonën e 4 dhe 5 të qytetit.

Fushata nga Prishtina

Vitin që shkoi kandidoi për Këshillin e Kantonit të Zyrihut çka nuk fitoi.

Fushatën e nisi nga Prishtina.

“Është koha! Fushata ime zgjedhore për Këshillin Kombëtar nis sot më 1 gusht. Por jo kudo: por në aerodromin prishtinas. Përse?“, ka thënë Ameti vitin e kaluar në profilin e saj në rrjetin "X" pasi në Aerodromin e Prishtinës u vendos billbord i madh me foton e saj. Atëherë mediat raportuan se ajo me këtë donte të tërhiqte vëmendjen me shtetësinë e saj kosovaro-zviceriane.

Dhe shumica e mediave në Prishtinë raportuan se fjala është për politikane të lindur në Kosovë.

Duke i kushtuar lidhjet me Kosovën, vitin e kaluar në një tribunë në Bernë, mbante veshur uniformë kamuflazhit të ushtrisë zvicerane ndërsa e pyetur se e kujt është, u përgjigj se i përkiste Islamajt-të riut, prindërit e të cilit u arratisën nga Kosova për në Zvicër.

Dhe në një intervistë për Tages Anziger, u ankua Zvicrës ku, sikurse tha, prindërit e saj u arratisën nga Kosova-në vitin 1995.

Por kritikat e saja ndaj sistemit zviceran atëherë nuk mbetën pa përgjigje.

“Nëse Sanie Ameti do të ishte rritur në Kosovë në vend të Zvicrës, mund të mos i lejohej të shkonte në fakultet me shpenzimet e taksapaguesve dhe të mos ishte lejuar të studionte për drejtësi. Dhe ndoshta kjo do të ishte më pak zbuluese. Dhe ndoshta nuk do t’i lejohej të zgjidhte vetë bashkëshortin”, ishte një nga kritikat e shprehura në Veltvohe.

Megjithatë, sipas të dhënave për të nga Vikipedia, por dhe nga raportimet e shtypit zviceran për incidentin, bëhet fjalë për politikane që me prindërit erdhi në Zvicër në vitin 1995 nga Bosnjë-Hercegovina.

Në Zvicër ndodhet qysh kur ishte tre vjeç. I ati i saj para luftës ishte profesor i biologjisë dhe politikan në RSFJ së atëhershme.

U diplomua në vitin 2011 në Shkollën e Kantonit në Zyrih dhe më pas përfundoi studimet për jurispudencë në Universitetin e këtij qyteti, duke punuar temën e sigurisë kibernetike.

Deri më tani ka spikatur me qëndrimet e saja të forta për çështjen e Rusisë, por edhe për ligje të ndryshme zvicerane.

Ka qenë e ashpër ndaj vendimit të qytetarëve në referendumin e 2021 që gratë myslimane të mos mbulojnë fytyrën në publik.

Vendimi për ndalimin ka qenë 51, 2% pro me 48, 8% kundër.

E prezantuar si anëtare e bashkësisë zviceriane myslimane, Ameti për BBS atëherë ka thënë se fjala është për fushatë fyese ndaj myslimanëve.

“Kaq shumë myslimanë në Zvicës do të ndihen të fyer dhe se nuk është pjesë e kësaj shoqërie ku është shtyrë në një cep ku nuk i përket. Ne nuk dukemi si ato gratë në postera, thjesht nuk dukemi” ka thënë Ameti.

Kjo e fundit ka qenë kundër aprovimit të ligjit rreth luftës kundër terrorizmit në Zvicër.

“Ky është ligj që shkel të drejtat themelore humane” ka thënë në vitin 2021.

Ka qenë mjaft aktive politikisht diçka pak para nisjes së koronës.

U bë anëtare e Këshillit Egzekutiv të të Rinjve të Partisë Liberale të Gjelbër Zviceriane në vitin 2019 ndërsa vitin e mëpasshëm dhe anëtare e udhëheqësisë së kësaj partie për Kantonin e Zyrihut.

Prej tetorit të vitit 2020 mori bashkëpresidencën e lëvizjes politike Operacioni Liria nga Laure Cimerman.