PËRmbledhja e javës së 39

Kompilacija
Burim: Kosovo Online

Dhe kur ju nuk shkoni të luani, ndonjëherë nuk keni zgjidhje. Ndiqni rregullat, nëse i njihni. Shkoni drejt qëllimit nëse e dini se ku. Luftoni ndaj lojtarëve të tjerë, nëse dini se kush janë. Në lojërat e përditshme, por edhe në ato më të rrezikshmet, ka kaluar java e fundit në Kosovë.

 

Këtu ne kemi vendosur rregullat e lojës dhe ju nuk jeni të mirëpritur. Përkthimi i fjalimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës nuk tingëllon tamam kështu, por që ky është mesazh që sërbët kuptuan.

Deputeti Millan Kostiq i Listës Sërbe na e përshkroi atë që kanë përjetuar kolegët e tij.

“Të gjithë aty u fyem se jemi terroristë, se jemi kështu e ashtu. Çfarëdolloj ofendimesh përjetuam” thotë Kostiq.

Përveç kërcënimeve dhe ofendimeve, ndonjëherë komunikimi bëhet pa fjalë dhe pa pyetje. Një nga banorët e veriut të Mitrovicës, shtëpia e të cilit u bastis nga forcat speciale një ditë pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenac, nuk e dinte se në çfarë loje ishte përfshirë kundër dëshirës së tij.

“Fare nuk pyetën, vetëm nisën të më rrihnin” dëshmoi Gëzim Jahiroviq.

Edhe pse nuk ishte për të gjithë e qartë në fillim, disa rregulla mund të kuptohen në ecje. Ai që luan, megjithatë, humbet lehtësisht avantazhin. Kështu, kryeministri kosovar në orën e parë pas shpërthimit, dinte më shumë sesa në ditët që pasuan.

“Unë nuk jam as gjykatës, e as polic të di se deri ku kanë shkuar hetimet” tha Albin Kurti në konferencën për mediat.

Nuk dihet as kush e shpiku lojën, kush përcaktoi rregullat. Është e mundur, vlerësojnë analistët, që dikush e ka paravendosur.

“Mund të thuhet se nga kjo më shumë do të përfitonte Prishtina, ndonëse po shfaqen dhe dobësitë e Prishtinës” thotë historiani Stefan Radojkoviq. Ky i fundit shton: “Çështja është nëse ky plan dështoi”.

Rregullat e lojës, shpërndarjen e letrave dhe rolet, tëntojnë t’i kuptojnë dhe të tjerët. Disa veçse vëzhgojnë ndërsa të disa bëjnë tifo. Si njërit dhe tjetrit u mungojnë detajet.

“Në këtë moment nuk e dimë se kush qëndron pas sulmit” tha ambasadori i SHBA në Kosovë, Xhefri Hovenier.

Madje dhe kur të gjitha rrethanat janë të qarta, rregullat nuk janë. Mënyra se si penalizohet lëvizje nuk varet nga rrokullisja dhe zari, por nga lojtari. Avokati Millosh Delleviq edhe këtë javë, gati dy vite pas sulmit, çuditet me këndvështrimet e ndryshme për të njëjtën ngjarje.

“Dikush që plagosi dy të rinj sërbë, pra një djalosh”, thotë Delleviq për Azem Kurtaj, gjykimi i të cilit vazhdoi dhe këtë javë, “është përgjegjës për veprën penale të dënueshme deri në 5 vite dhe mund të jetë deri në 6 muaj".

Rregullat ndryshojnë dhe askush nuk ka të drejtë të mos marrë pjesë në lojë. Në kushte të tilla, edhe një fitore e vogël personale, siç është liria e rifituar e Dushan Millanoviqit, festohet si fitore e të gjithëve.