Aliu: Gjykimi për krime lufte në mungesë është sfidues, vështirë të sigurohet mbrojtje efikase për të akuzuarit
Avokati dhe bashkëpunëtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë Amer Aliu, ka thënë se gjykimi në mungesë për krime lufte në Mej, do të jetë më i madhi për nga numri i të akuzuarve, por që juristët këtë formë të proçesit më shumë nuk janë të kënaqur me pamundësinë e mbrojtjes efikase.
“Juristët kanë vërrejtjet e tyre tek gjykimi në mungesë pasi është sfidues. Vështirë të sigurohet mbrojtje efikase për të pandehurit në mungesë, por që i tillë gjykim nuk është i ndaluar. Përdoret dhe në Sërbi, por dhe në Kroaci ku ka mjaft subjekte të tilla. Për Kosovën kjo është praktikë e re gjyqësore” ka thënë Aliu për Kosovo onlajn.
Ky i fundit thotë se si jurist ka vërrejtje tek kjo formë gjykimi.
“Duhet të egzistojë barazi të palëve në gjykim. Gjithashtu nevojitet të kesh dhe mbrojtje efikase dhe e gjithë kjo vështirë të sigurohet në të tilla procese“, ka thënë Aliu.
Ky i fundit shton se gjykatësit dhe prokuroret, në procedura të tilla, janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe të sillen ashtu sikurse parashikohet.
“Ushtrojnë këmbëngulje, e më pas përcjellin kërkesë që i dyshuari të thirret në prokurori për të dhënë deklaratë. Nëse i dyshuari nuk gjendet, shpallet në kërkim dhe gjithçka tjetër. Në fund, ngrihet aktakuza dhe dërgohet thirrje për seancë dëgjimore. E gjitha kjo zgjat disa muaj dhe duhet të bëhet publike që publiku që ka ndonjë informacion në lidhje me këtë rast ose të pandehurit për të cilët janë shpallur në kërkim, këtë t’a ndajnë me policinë apo me prokurorinë” përshkruan procedurën Aliu.
Ky i fundit shton se në rastin konkret nëse shkohet deri tek vendimi i shkallës së parë, ky vendim do të jetë i drejtë ligjërisht dhe valid.
“Sipas ligjeve, vendimet janë të drejta dhe valide. Dhe tani trupi gjykues duhet që këtë vendim të tillë, t’a marrë në bazë të provave të forta dhe të qëndrueshme dhe që gjatë proçesit të sigurojë që ata që akuzohen të marrin ndihmë ligjore profesionale", thotë Aliu.
Shton se ligji parashikon mundësinë që nëse personi i dënuar në këtë mënyrë arrestohet më vonë-ai ka të drejtë të përsërisë procedurat gjyqësore.
"Ai ka automatikisht të drejtë të kërkojë të gjykohet në praninë e vet. Kjo i garantohet me ligj" deklaron Aliu.
Ky i fundit thekson se deri tek këto zgjidhje ligjore-gjykime në mungesë ndodhin për shkak të mosbashkëpunimit mes gjyqësorit të Kosovës dhe Sërbisë.
"Institucionet kosovare kanë qenë të detyruara të vendosin gjykime në mungesë sepse problemi është sigurimi i dikujt që dyshohet për krime lufte, i cili mund të jetë në Sërbi. Dhe si Sërbia dhe Kosova nuk bashkëpunojnë, nuk shkëmbejnë informacione. Për këtë, ato procedura nisën papritur dhe kemi deri më tani më shumë se 70 të akuzuar në mungesë", tha Aliu.
Ky i fundit kujton se mundësia e gjykimit në mungesë për herë të parë u mundësua me ndryshimet në ligj në vitin 2019.
"U pasuan dhe me dy ndryshime të tjera në ligjin për procedurën penale dhe prej vitit 2023, Prokuroria e Kosovës nisi të ngrejë aktakuza në mungesë. Deri më tani, ka ngritur 17 aktakuza kundër më shumë se 70 të pandehurve për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Mes tyre është për Majën. Kjo është një nga aktakuzat më të mëdha që prokuroria ngriti në mungesë, por edhe në raport me aktakuza të tjera pas luftës në Kosovë. Në këtë aktakuzë janë 53 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë dhe kanë kryer krime për të cilat akuzohen", kujton Aliu. Gjykimi në mungesë për krime lufte në Mej, duhet të nisë më 16 qershor. Në listë gjenden mjaft gjeneralë të ush Ushtrisë së RFJ prej të cilëve mjaft prej tyre kanë qenë në kohë të caktuar komandantë të brigadave të angazhuara në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.
0 komentet