Arrestohet serbi në Mitrovicën e Veriut për protestën në Zveçan vitin e kaluar

Kosovska policija ispred zgrade Privremenog organa opštine Kosovska Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar në orët e mëngjesit në veri të Mitrovicës.

Siç tha për Kosovo online Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, policia e rajonit të veriut ka ndihmuar njësinë hetimore në bazë të një kërkese nga Prishtina.

“Sot është arrestuar një person dhe është dërguar për t’u marrë në pyetje. Arrestimi është bërë në bazë të kërkesës së prokurorisë nga Prishtina në lidhje me ngjarjet e 29 majit të vitit të kaluar përballë komunës së Zveçanit”, ka thënë Elshani.

Siç mëson Kosova online, inicialet e të arrestuarit janë M.D. por Elishani nuk ka mundur të konfirmojë inicialet e të arrestuarit.