Deleviq: Dëshmitari konfirmoi se nuk ka përputhshmëri të analizës së ADN me Dragisha Viqentijeviqin

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Avokati Millosh Deleviq sot pas seancës gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibar-Lepencit, tha se dëshmitari i prokurorisë, ekspert për analizat e ADN, sot para gjykatës konfirmoi se nuk ka përputhshmëri të analizës së ADN me të pandehurin Dragisha Viqentijeviq.

Sikurse theksoi, kjo është mjaft e rëndësishme për klientin e tij.

“Sot dëshmoi eksperti i analizës së ADN, ky është dëshmitar i Prokurorisë Speciale. Ai ka bërë 51 ekspertime që i’u vendosën në dispozicion nga ana e policisë dhe prokurorisë. Nga 51 subjekte, shtatë u gjendën në vendngjarje. Dhe ajo çka është e rëndësishme për Dragisha Viqentijeviqin që e mbroj, është se eksperti konfirmoi se nuk ka përputhshmëri të analizës së ADN me Dragishën”, tha Deleviq.

Ky i fundit tha se mbrojtja kërkoi dëshminë e ekspertit të FBI që punonte për këtë rast duke bërë të ditur se ka për të mjaft pyetje.

“Ne propozuam dhe dëshminë e ekspertit të FBI i cili pretendohet se konfirmoi se dheu me çizmet e marra nga shtëpia e të pandehurve, përputhet me dheun nga vendi i ngjarjes, pra nga vendi i shpërthimit. Kemi shumë pyetje për ta dhe shpresoj që gjykata të pranojë propozimin tonë” tha Deleviq.

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Ibar-Lepencit përfunduan dëshmitë e dy dëshmitarëve të prokurorisë, ndërsa procedura do të vijojë në shtator.