Filipoviq: Pa prova të reja në procedurën e përsëritur, do t’a ankimojmë vendimin ndaj Lutvijës

Jovana Filipović
Burim: Kosovo Online

Avokatja e Shaqir Lutvijës, Jovana Filipoviq u shpreh se do të ankimojë vendimin e shkallës së parë në të cilën Shaqir Lutvija u dënua me 10 vite burg duke bërë të ditur se në procedurën e përsëritur, nuk është prezantuar asnjë provë e re dhe të gjitha propozimet e mbrojtjes u refuzuan.

Filipoviq përmendi se Lutvija më herët është dënuar me 10 vite burg pas të cilës mbrojtja e ankimoi në Gjykatën e Apelit ku sikurse tha, miratoi në tërësi pretendimet ankimuese dhe urdhëroi gjykatën e shkallës së parë të rishqyrtojë të gjitha faktet e rëndësishme që lidhen me fajësinë e të akuzuarit në procedurat e përsëritura.

“Në këtë procedurë të përsëritur kemi patur situatë që gjykata nuk paraqiti asnjë provë të re, se të gjitha propozimet e mbrojtjes u refuzuan sepse gjykata çmoi se nuk kishte nevojë për këtë. Në procedurat e përsëritura, pa asnjë provë të re, pavarësisht kufizimeve ligjore e pavarësisht udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, gjykata sërish mori vendim duke e dënuar atë me 10 vjet burg”, tha Filipoviq.

Ajo njoftoi se mbrojtja do t’a ankimojë vendimin e dhe se pret që Gjykata e Apelit, si herën e kaluar, të jetë e drejtë kur të vendosë.

“Që vendimin e tyre t’a bazojnë në ligj dhe se kësaj here në dallim nga hera e kaluar, të marrin vetëm vendim që do të jetë me të vërtetë në përputhje me ligjet e jo në përputhje me të tilla rregulla që gjykata e shkallës së parë i merr si të miratuara, në kuptimin që ky nuk është rast i izoluar, sporadik, se pas procedurave të përsëritura, vendimi për personin e dyshuar do të jetë i njëjtë dhe në shkallën e dytë”, tha Filipoviq.

Gjykata themelore në Prishtinë sot, në procedurë të përsëritur, dënoi ish pjestarin e MPB të Sërbisë Shaqir Lutvija, me 10 vjet burg për veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile.

Në dënim i përllogaritet dhe koha që kaloi në paraburgim. Në vendimin e gjykatës të dy palët kanë të drejtë apelimin.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 nëntorin e vitit të kaluar dënoi në shkallën e parë ish pjestarin e MPB të Sërbisë Shaqir Lutvija me 10 vite burg për veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullsisë civile.

Gjykata e Apelit këtë vendim e anuloi më 23 qershor dhe subjektin e ktheu për rigjykim nën arsyetimin se në vendimin e shkallës së parë janë konfirmuar shkelje të rëndësishme të procedurës penale dhe pamjaftueshmëri të fakteve kyçe.

Shaqir Lutvija ndodhet në paraburgim qysh tetorin e vitit 2023, ndërsa akuza që i rëndon është se në periudhën nga viti 1998 deri në 1999 në Prizren ka shkelur të drejtat ndërkombëtare dhe ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.