Paraburgim 30 ditor për pjestarin e UÇK të dyshuar për krime lufte ndaj sërbëve

Viši sud u Beogradu
Burim: N1 Info

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar sot baraburgim 30 ditor për Tefik Mustafin i cili dy ditë më parë u arrestua në vendkalimin Merdares pasi dyshihet se si pjestar i UÇK ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd-Sektori për Krime Lufte sot ka nxjerrë vendim me të cilin M.T. i është caktuar paraburgimi i cili sipas atij vendimi mund të zgjasë më së shumti 30 ditë, është njoftuar prej kësaj gjykate, transmeton RTS.

Sikurse bëhet e ditur, paraburgimi për M.T. është përcaktuar për shkaqe ligjore të parashikuara nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, pra për shkak të egzistencës së rrethanave që tregojnë rrezik arratisjeje, si dhe për shkak të egzistencës së rrethanave të veçanta që tregojnë se do të ndërhyjnë në procedurë duke ndikuar tek dëshmitarët.

“I pandehuri M.T. akuzohet për veprën penale të krimit të luftës kundër popullsisë civile si bashkëkryerës”, bëhet e ditur në deklaratë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankesë në kolegjin penal jo gjykues të Gjykatës së Lartë në Beograd-Sektori për Krime Lufte brenda tri ditëve nga marrja e vendimit.

Që Mustafi është arrestuar në vendkalimin e Merdares, dy ditë më parë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Sërbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se ai dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Daçiq spegoi se Mustafa, si pjesëtar i UÇK u përmend në deklaratat e dëshmitarëve si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq më 19 qershor të vitit 1999 në rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan afër qytetit Labljanes, pas së cilës u humbën çdo gjurmë.