PK: Ndalohen dy të mitur për shkak të mbishkrimeve fyese në bluzat

Severna Mitrovica - srpski policajci razdužuju opremu
Burim: Kosovo Online

Dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç janë ndaluar sot pasi Policia e Kosovës kontrolloi një autobus shkollor në relacionin Mitrovicë – Zubin Potok, ndërsa djemtë janë ndaluar për shkak të mbishkrimeve fyese në bluzat që kishun veshur, ka konfirmuar për Kosovo online ndihmës komandanti i policisë për rajonin e Veriut, Petrit Fejza.

„Sot policia hyri në një autobus shkollor që qarkullon në relacionin Mitrovicë – Zubin Potok, ku kontrolluan çfarë bluzash mbanin fëmijët, dhe me këtë rast u janë nadluar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç për shkak të bluzave me mbishkrime fyese“, tha për Kosovo online ndihmës komandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Petrit Fejza.

Në bluzat e nxënësve të shkollës së mesme ishin mbishkrimet „Çetnikët e Veriut“ dhe „Ti lufto, Veriu do të digjet“, me motive të tifozëve të klubi “Crvena Zvezda”.

„Të miturit janë dërguar në stacionin policor, ku aktualisht po merren në pyetje në prani një punonjësi social. Pas përfundimit të procedurës, ata do të lirohen“, tha Fejza.