Ambasadori i Izraelit: Srebrenica nuk është genocid-bota duhet t’u besojë atyre që e dinë këtë

Ambasador Vilan
Burim: Kosovo Online

Izraeli kurrë nuk ka pranuar që krimi në Srebrenicë të titullohet genocid, ka thënë ambasadori i Izraelit në Sërbi Jahel Vilan.

Vilan në një intervistë për Sputnjik, ka thënë se për këtë çështje duhet t’u besohet autoriteteve domethënëse dhe kryesore dhe historianëve ashtu sikurse Efraim Zurof, Jehuda Bauer apo Gedeon Grajf.

Sipas opinionit të tij përdorimi i termit genocid në rastin e Srebrenicës është i gabuar dhe jep pamje të shtrembëruar të ngjarjes.

"Nuk them se Holokausti ishte genocid i vetëm, kanë qenë edhe genocide të tjera ndër botë. Por kur etiketoni genocid Srebrenicën, sipas opinionit tim kjo pakëson rëndësinë e këtij termi i cili besoj se duhet të përdoret vetëm për rastet e genocidit. Ja dhe Izraeli u thirr në Hagë për genocidin e pretenduar në Gaza. Për mua, Srebrenica nuk do të duhej të etiketohej me emërtesën genocid” ka thënë Vilan.

Nuk e di, thotë ai, sesi do të shkojë votimi rreth propozimit të rezolutës për Srebrenicën, por shton se Izraeli vendi që ka vuajtur më shumë nga Kombet e Bashkuara, kupton se për çfarë bëhet fjalë.

"Nuk bëhet fjalë për fakte historike, as të aspektit moral, bëhet fjalë për politikë. Gjithçka në Kombet e Bashkuara është politikë dhe vetëm politikë. Dhe egzistojnë standarte për një vend dhe tjetër standart për vend tjetër. Dhe fatkeqësisht në të shumtën e kohës vuajmë nga të tilla formula me të cilat funksionon KB. Ndoshta Sërbia vuan nga e njëjta politikë e KB, por në opinionin tim e tillë çështje duhet të zgjidhet në nivel moral e legal, dhe kurrë mos të përzihet me politikën” thekson Vilan.

Kur çështja sikurse e Srebrenicës një herë hyn në politikë, kjo në asnjë mënyrë nuk është mirë për historinë, por as për faktet morale, është shprehur ambasadori izraelit.

Vilan thotë se nuk e kupton sesi është e mundur që shumë shtete europiane njohin krimin e ndodhur në Srebrenicë si genocid.

"Besoj se vendet duhet të pyesin, veçanërisht kur vijnë në KB ku është më shumë e motivuar politikisht sesa të përkushtuar për të vërtetën historike, çfarë do t'i sjellë vendim i tillë rajonit, Bosnjë-Hercegovinës, si do të ndikojë në stabilitetin e këtij shteti-pozitivisht apo negativisht. Fatkeqësisht nuk mendoj se rezoluta mban ndonjë mesazh pozitiv apo ide që ky shtet duhet të qëndrojë i bashkuar” konkludoi Vilan.