Andriq-Rakiq: Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës janë prezent në diskutime si pasojë vetëm e presionit prej bashkësisë ndërkombëtare

Predstavnici kosovske vlade u Zubinom Potoku
Burim: Kosovo Online

Milica Andriq-Rakiq nga OJQ "Iniciativa e Re Shoqërore" thekson rreth debatit të sotëm për shpronësimet e trojeve në Zubin Potok, se përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës marrin pjesë si pasojë e presionit të ushtruar prej bashkësisë ndërkombëtare me të vetmin qëllim të arsyetimit të bazës ligjore.

Andriq-Rakiq ka thënë se përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës ndërsa nuk e shprehin qartësisht se çfarë do të ndërtohet në çdo parcelë, nënkupton se atyre nuk i’u është prezantuar plani i shpronësimit.

"Duhet të përsërisim e të ripërsërisim vazhdimisht derisa t'i kushtoni vëmendje dhe kjo për t'i treguar secilit pronar se çfarë do të ndërtoni dhe të tregoni projektin e përfunduar me të gjitha aspektet ligjore. Ju ashtu sikurse sot në Leposaviq, keni hasur kundërshtime serioze dhe vazhdimisht do të jeni në një situatë të tillë pasi nuk po e bëni mirë punën tuaj. Vlerësimi nuk mund të jetë se ky takim përmbushi qëllimet e veta pasi ju nuk ua keni speguar njerëzve se përse po kryhet shpronësimi. Sugjerimi im për ju është që në diskutimin e radhës, që do të jetë absolutisht i nevojshëm, të vini me përgjigje për këta njerëz. Nuk mund të pretendoni se respektoni ligjin. Si mund të thuash që për ju është e detyrueshme që të shprehesh në shqip, jeni të detyruar t'u drejtoheni qytetarëve në gjuhën e tyre amtare, dhe jo ata në tuajën. Bëjuani të qartë se po ndërtohet zgjerimi i rrugës dhe se bëhet fjalë për zgjerimin e pikës kufitare. Ndoshta qeveria mund t’ju ketë gënjyer, por ju nuk duhet t'i gënjeni këta njerëz, sepse nuk egziston vendkalim në botë që të ketë 15 hektarë pronë", ka theksuar Andriq-Rakiq.

Mirjana Vuçetiq nga Zubin Potoku ka thënë se në debatet e sotme është ndjerë e poshtëruar pasi fëmijëve të saj, u është ndaluar dalja në rrugë pas orës 17, ndërkohë që para shtëpisë së vet përditë kalojnë automjete me forca speciale të armatosura.

"Juve jo vetëm që na keni pushtuar dëshirat, por edhe lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për të jetuar. Ne tokën tonë nuk do t’a japim, nuk e japim vatrën tonë. Kjo që bëni ju është skandal pasi fëmijët tanë priten nga policë me pistoleta dhe armë tytëgjata. Ju po na poshtëroni me këto që po na thoni. Ky popull jeton në tokën e gjyshërve, nuk i ka marre askujt asgjë, askujt nuk i ka vjedhur dhe nuk duam të bëhet asnjë bazë, as mos t’u drejtohen fëmijëve tanë armët tytëgjata", ka thënë Vuçetiq.