Antonijeviq: Mesazhet fetare paqësore nuk mund të jenë arsye për ndërhyrje policore

Antonijević
Burim: Kosovo Online

Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, Millan Antonijeviq, shprehu shqetësim për ndalimin e parrulave me mesazhin fetar "Zoti i Paqtë, Krishti u lind" në Mitrovicën e Veriut nga ana e Policisë Kosovare duke theksuar se mesazhet fetare të paqes nuk duhet të jenë arsye për ndërhyrjen policore.

"Lajm shqetësues se në Mitrovicën e Veriut është ndaluar parrulla me mesazhin "Zoti i paqtë, Krishti u lind". Mesazhet fetare e veçanërisht mesazhet e paqes, nuk duhet të jenë arsye për ndërhyrjen e policisë kosovare. Respekti për lirinë e besimit dhe dinjitetin e njerëzve gjatë festave fetare, është themeli i çdo shoqërie demokratike dhe gatishmëria për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve", shkruan Antonijeviq në rrjetin social "X".
Komisioneri u bëri thirrje institucioneve kompetente të sigurojnë respektimin e të drejtës për të shprehur mesazhe fetare dhe që situata të tilla të mos përsëriten, duke theksuar rëndësinë e lirisë së besimit dhe respektit të ndërsjelltë mes komuniteteve.
Pjesëtarët e Policisë Kosovare sot kanë sekuestruar parrullën “Zoti i paqtë, Krishti u lind” të cilën përfaqësuesit e Listës Sërbe tentuan t’a vendosnin në qendër të qytetit, ndërsa kryekomunarit Millan Radojeviq i’u kërkua të paraqitej menjëherë në stacionin policor.