Antonijeviq: Nuk duhet humbur nga sytë që katër ish udhëheqësit e UÇK u dënuan për krime lufte
Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, Millan Antonijeviq tha për tubimit e aktivistëve para shtëpive të shefave të grupeve parlamentare të tre partive shqiptare në Prishtinë, se e drejta për tubim paqësor dhe shprehje të pikëpamjeve politike duhet të respektohet dhe se kjo nuk duhet të shndërrohet në presion dhe kërcënime, por dhe se nuk duhet harruar se për çfarë u dënuan ish liderët e UÇK në Hagë.
Antonijeviq në postim në rrjetin social "X", theksoi se është veçanërisht e rëndësishme të mos harrohet fakti se katër ish udhëheqësit e UÇK me vendimin e shkallës së parë të Odave të Specializuara në Hagë, u dënuan për krime lufte, përfshirë vrasje, ndalim të paligjshëm, trajtim mizor dhe torturë,
"Të drejtat dhe dinjiteti i viktimave dhe familjeve të tyre duhet të mbeten në qendër të çdo diskutimi. Viktimat e krimeve për të cilat u dënuan ish udhëheqësit e UÇK nuk duhet të bëhen sërish të padukshme", tha Antonijeviq.
Aktivistët e iniciativës "Jo në emrin tim" u tubuan sot para shtëpive të kryetarëve të grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës-Arberie Nagavci, Arian Tahiri dhe Besnik Tahiri-duke kërkuar përgjegjësi për vonesën në miratimin e amendamenteve në Ligjin për Odat e Specializuara.
Ata kërkuan që sa më parë të thirret seancë e Kuvendit dhe të votohet projektligji, të cilin e konsiderojnë të nevojshëm për mbrojtjen e UÇK dhe "çlirimtarëve".
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur për nesër në orën 9:00 seancë në të cilën pika e parë e rendit të ditës do të jetë Projekt-amendamentet në Ligjin për Odat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Special.
0 komentet