Avokat Arsiq: Prokuroria nuk siguroi materiale të forta që të provonin fajësinë e Gjokoviqit
Avokati i Millorad Gjokoviqit nga Vitomirica, i cili dyshohet për akuzën krime lufte, avokat Vasilije Arsiq ka thënë pas seancës së sotme të dëgjimit të dëshmitarëve se vlerësimi i mbrojtjes është se prokuroria nuk pati siguruar materiale të forta që të dëshmonin se cilat janë provat për fajësinë e Gjokoviqit.
Nën prezencën e të pandehurit Millorad Gjokoviq dhe avokatit Vasilije Arsiq dhe Dejan A. Vasiq, sot para Sektorit të Veçantë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nisi procedura e dëgjimit të dëshmitarëve nga ana e Prokurorisë.
“Prokuroria akuzon Gjokoviqin se në muajin maj të vitit 1999, ka qenë pjesmarrës në vrasjen e 14 civilëve në fshatin Ozdrim. Sipas mbrojtjes, mendojmë se prokuroria nuk kishte siguruar materiale të forta dhe prova që dëshmojnë veprën penale dhe fajësinë e Gjokoviqit. Nga ana tjetër, mbrojtja ka konceptin e vet në të cilën besojmë se do të jetë e vështirë arritja e qëllimit sepse numri më i madh i dëshmitarëve ndodhen në Sërbinë qëndrore dhe në Mal të Zi. Dhe vetë Prokuroria në hetime ka thirrur disa dëshmitarë të cilët nuk janë dëgjuar edhe për këtë arsye besojmë se hetimet nuk janë të mjaftueshme të vendosin dhe të dëshmojnë në themel këtë akuzë. Procedura zgjat ndërsa ne si mbrojtje do bëjmë gjithçka të mbrojmë Gjokoviqin prej akuzave”, tha avokati Vasilije Arsiq.
Përshtypja, thekson Arsiq, është se Gjokoviç filloi të dyshohej kur nisi të zgjidhte të drejtat e tij pronësore.
“Ajo çka është interesante për Gjokoviqin është se ky rast është iniciuar në vitin 2017 si i kthyer në Vitomiricë qysh prej vitit 2008. Ai është i vetmi sërb që është kthyer në Vitomiricë dhe aty ka jetuar në shtëpinë e vet qysh prej vitit 2008 e deri në vitin 2017 nuk ka pasur asnjë problem përsa i përket akuzës, ndonëse bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 1999. Përshtypja është se kur nisi t'i zgjidhte të drejtat e veta pronësore në Kosovë, kur i’u rikthye toka dhe bëri shtëpinë, nisi të dyshohej se kishte kryer krim lufte. Kështu që të krijohet përshtypja se ka tendencë”, konkludon Arsiq.
Gjokoviç u arrestua në qershor të vitit 2022.
Një vit pas arrestimit të tij, Gjokoviç u deklarua i pafajshëm për akuzat kundër tij në gjyq.
Gjokoviq deri tek arrestimi, ishte i vetmi sërb që jetonte në Vitomiricë, ku shtëpia e tij në pogromin e marsit të vitit 2004 u dogj.
Disa vite para arrestimit të Gjokoviqit, ai nisi proces me autoritetet vendore në Pejë rreth pagesave të cilat kishte përfituar nga komuna në të cilën ndërtoi dhe shtëpinë. Ndonëse u mor vendimi i shkallës së parë, shtëpia kurrë asnjëherë nuk u shënua në emër të tij.
Ndërkohë që Gjokoviq është në burg, mori lajmin se shtëpia e tij u shkatërrua.
0 komentet