Avokati Milkoviq: Dushan Obrenoviqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Avokati Predrag Milkoviq ka konfirmuar për Kosovo online se ndaj Dushan Obrenoviqit të arrestuar më 29 maj në Zveçan i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
Milkoviq ka thënë se të premten e ka marrë me e-mail vendimin e Gjykatës Speciale në Prishtinë se Obrenoviqit i është vazhduar paraburgimi deri më 27 dhjetor të këtij viti.
“Kjo do të jetë zgjatja e katërt e paraburgimit. Besojmë se gjykata deri më tani është dashur t'i pranojë ankesat tona dhe përgjigjet tona ndaj kërkesave të Prokurorisë dhe t'i japë Obrenoviqit lirimin me kusht ose ndonjë masë tjetër më të butë”, tha Milkoviq.
Avokati tha se klienti i tij Dushan Obrenoviq, i cili ka pesë muaj në paraburgim, është dëgjuar në Prokurori më 20 tetor.
“Ai ka dhënë një deklaratë dhe besoj se kjo duhet të plotësojë kushtet për lirimin e tij, për t'u mbrojtur nga liria. Sot e kemi dorëzuar ankesën në Gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe presim që ata të jenë më mirëkuptues”, tha Milkoviq.
Obrenoviq u arrestua para se të shpërthyen trazirat në Zveçan më 29 maj dhe u arrestua me akuzën për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Gjatë ndalimit policor, ai është rrahur brutalisht nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe pas ndalimit është transferuar në burgun e Podujevës, ku ndodhet edhe tani.
Oficeri ndërlidhës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Dejan Paviçeviq, ka deklaruar më herët se Obrenoviq dhe Petroviq janë ndaluar pa marrë parasysh faktin se ka dëshmi se ata nuk kanë marrë pjesë në trazirat e 29 majit në Zveçan, sepse Kfor-i i mori 20 minuta para se të fillonte gjithçka.
Radosh Petroviq u lirua më 23 qershor për të mbrijtur nga liria.
0 komentet