Banorët e Ranillugut pas hedhjes së mjeteve shpërthyese: Trembemi për egzistencën tonë

Në Ranillug në orët e hershme të mëngjesit në tre shtëpi sërbe, persona të panjohur kanë hedhur lëndë shpërthyese. Nuk ka të lënduar, por frika tek familjet që janë sulmuar egziston si tek ta dhe tek banorët e tjerë.
Ndihmës kryekomunarja e Ranillugut Vladica Aritonoviq thotë se kjo është lënda e pestë shpërthyese që hidhet në dy muajt e fundit në komunën e Ranillugut, duke shtuar se banorët janë të trazuar dhe kanë frikë për egzistencën e tyre.
"Sinqerisht, motivi i këtij sulmi është frika, pasi nuk shikoj motiv tjetër për të cilën dikush të hedhë lëndë shpërthyese. Kjo është lënda e pestë shpërthyese që hidhet në dy muajt e fundit në Ranillug dhe Gllogovc. Por nuk ka avancim në gjetjen e autorëve. Frikësohemi, të gjithë jemi të trazuar, kur kjo ndodh natën rreth orës 2:20, të gjithë dolëm, fqinjët pas të cilës erdhi policia. Të gjithë kemi frikë për jetën tonë dhe egzistencën" ka thënë Aritonoviq.
Lënda shpërthyese është hedhur në kopështin e familjes së shtëpisë së drejtorit të PU "Bleta Maja" Sërgjan Ristiq. Siç thotë ky i fundit dy muaj më parë mori kërcënim anonim përmes vajberit.
"Kemi marrë paralajmërime para rreth dy muajve përmes mesazheve në vajber, ashtu sikurse dhe disa kolegë dhe drejtorë. Mesazhet janë përcjellë nga numra anonimë ku nuk kemi mundur t’i identifikojmë. Shpresoj se nuk do të ndodhin më raste të tilla. Sot momentalisht gjendemi në të tillë situatë, falë Zotit që jemi mirë, pa lëndime dhe këtë do t’a harrojmë sa më parë" ka thënë Ristiq
Ky i fundit shton se në stacionin policor ka dhënë dëshmi për rastin e kërcënimeve.
"Nga policia më thanë se do të merren me rastin dhe sa më parë do të zbulojnë autorin. Sinqerisht shpresoj që autorët të gjenden dhe kjo të mos përsëritet më" ka thënë Ristiq.
Dukshëm i shqetësuar me ngjarjen është dhe e ëma e Sërgjanit, Zora Ristiq.
"U zgjova të hapja dritaren e më pas nuk munda të dilja. Nusja doli por asgjë nuk pa. Stresi është i madh, kam më shumë frikë për fëmijët" ka thënë Ristiq.
Kryetarja e KK të Komunës Kamenica e Kosovës Tanja Aksiq i bëri thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përfshihen dhe zbulojnë autorët.
"Në muajin e fundit ky është sulmi i pëstë. Sulmi i parë ndodhi më 5 gusht. Shpresoj që ky të jetë i fundit. Kjo nuk ka ndodhur as në periudhën më të keqe në vitet e mëhershme. Të gjithë kemi ngelur pa fjalë. Kërkoj urgjentisht që të gjitha institucionet përkatëse të përfshihen dhe të zbardhin këto ngjarje të pamëshirshme dhe të zbulojnë dhe nxjerrin para drejtësisë autorët. Njerëzit janë të shqetësuar. Ranillugu është fshat etnikisht i pastër, që diçka e tillë po ndodh, jemi në shok, jemi pa fjalë”, tha Aksiq.
Mjeti shpërthyes është hedhur edhe në shtëpinë e drejtorit të Qendrës për punë sociale në Ranillug, Zoran Ristiq, por nuk ka pasur shpërthim.
Sulmin ndaj sërbëve e dënoi drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, i cili tha se mjetet shpërthyese të hedhura ishin frikësim brutal ndaj sërbëve.
0 komentet