BE për heqjen e dinarit: E shqetësuar për pasojat që mund të ketë ky vendim për serbët e Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian paralajmëroi sot se vendimi i BQK-së për heqjen e dinarit do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia dhe i bëri thirrje Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë zgjidhje për këtë çështje përmes negociatave brenda dialogun të udhëhequr nga BE.
Bashkimi Evropian, sipas komunikatës së zëdhënëses së BE-së, merr parasysh dekretin e Bankës Qendrore të Kosovës, i cili duhet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të përmirësojë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave.
"BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë gjithashtu në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimit, veçanërisht ndikimi i tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave për momentin”, thuhet në deklaratë.
BE-ja paralajmëron se periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre.
“BE-ja i bën apel Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë të tranzicionit dhe të gjejë një zgjidhje për këtë çështje përmes negociatave në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE”, thonë nga BE.
komentet