BE për Kosovo online: Bllokimi politik në Kosovë shtyn dialogun, takim të ri kur situata ta lejojë
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e përshtatshme, thanë nga Bashkimi Evropian për Kosovo online në një kohë kur Kosova është ende duke pritur formimin e institucioneve pas zgjedhjeve.
"Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, do të thërrasë një takim të ri kur situata ta lejojë", i thanë korrespondentës të Kosovo online nga Brukseli.
Siç u shpjegua, bëhet fjalë për formimin e qeverisë në Prishtinë pas zgjedhjeve, si dhe zgjidhjen e ngadalësimit të aktiviteteve legjislative dhe bllokimit të zgjatur politik. Nga Brukseli, ata thonë se në këtë plan, Prishtina duhet "të kthehet në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur, për të mirën e qytetarëve".
Ata deklarojnë më tej se pas formimit të qeverisë, normalizimi i marrëdhënieve është i nevojshëm për të siguruar reformat e BE-së, ndër të cilat janë Plani i Rritjes dhe marrëveshjet përkatëse (deri në 882 milionë euro), të cilat duhet të jenë një përparësi.
"BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet e Kosovës dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së", thane nga Bashkimi Evropian.
Ngadalsimi në progres gjatë vitit të kaluar u përmend edhe në raportin e fundit mbi zgjerimin 2025, i cili u prezantua në Bruksel.
Në dokumentin e prezantuar më 4. shkurt nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, thuhet se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt heqjes graduale të masave kundër Kosovës, si dhe se masa do të jetë përfundimtare me kusht që të ketë një transferim të rregullt të qeverisjes lokale në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, por edhe që "de-eskalimi të jetë i qëndrueshëm".
0 komentet