Bërnabiq: Fuqitë e mëdha shtyjnë Kosovën në Këshillin e Europës, do të luftojmë ndaj kësaj
Kryetarja e Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot se Sërbia do të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës ndonëse do të jetë luftë e vështirë sepse sikurse theksoi, fuqi të mëdha "shtyjnë" Prishtinën në këtë organizatë dhe dëshirojnë të shpërblejnë Albin Kurtin.
Bërnabiq u tha gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së PPS (SNS) se tek kjo punojnë të gjithë së bashku përmes formimit të Grupit të Punës-kabinetit të presidentit, qeverisë, parlamentit dhe se do të jetë luftë e vështirë.
"Kjo do të jetë luftë e vështirë, pasi duket se egzistojnë synime të qarta që pavarësisht se çfarë po ndodh momentalisht në Kosovë e Metohi dhe pas asaj çka është dhe në Këshillin e Sigurimit të KB, presidenti Vuçiq bëri të ditur qartësisht dhe padyshim sesi Kurti ushtron politikë sistematike në krijimin e kushteve të pamundura për jetesë për sërbët në K&M, qëllimi i të cilës është spastrimi etnik i Kosovës prej sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë", ka thënë Bërnabiq.
Kjo e fundit tha se egzistojnë fuqi të caktuara botërore të cilat dëshirojnë të shpërblejnë Kurtin dhe qeverinë e tij për këtë.
Veçanërisht tha ajo, trishtueshëm dhe çuditshëm çka e gjithë është kjo që po ndodh, praktikisht, në kohën kur shënohet 11 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit garant i të cilës është Bashkimi Europian dhe ku është parashikuar i vetmi detyrim për Prishtinën që është-formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Jo se nuk po flitet për BKS, por Kurti në mënyrë eksplicite i është përmbajtur politikës që as nuk do t’a formojë dhe se Marrëveshja e Brukselit nuk egziston për të. Këto janë gjëra që duhet t'i pastrojmë, për të parë se si ndodhi që nga tre kushtet bazë që kanë për çdo diskutim për Këshillin e Europës, praktikisht reduktohet në një dhe kjo është e pakuptimtë-shpërblim për atë që dikush pas tetë vitesh vendosi të respektojë vendimin e diçkaje që ata e quajnë gjykatë kushtetuese” theksoi kryetarja e parlamentit.
Kjo e fundit përsëriti se lufta do të jetë e vështirë.
"Por, do të luftojmë, as nuk do të dorrëzohemi dhe as tërhiqemi dhe nuk do të bëjmë atë që bëri ish DOS në 2001 dhe 2004, 2008, 2010, 2011. Që të ulemi në kabinete dhe veçse të bëjmë sehir duke mos bërë asgjë për të mos ofenduar dikë, këtë film këtë herë nuk do t’a shikoni” tha Bërnabiq.
Grupi i Punës u formua dhe në të sikurse tha, po punohet seriozisht.
"A do t’ja arrijmë, të shohim, ndërsa do të luftojmë, patjetër, do japim gjithçka nga vetja, veten nuk do t’a ruajmë. Dhe do t'i tregojmë publikut europian dhe botëror sesa hipokrite dhe e tmerrshme ajo çfarë tentojnë të bëjnë disa fuqi të mëdha. Forcërisht shtyjnë Prishtinën në Këshillin e Europës, i cili është rojtari i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Në Kosovë nuk ka as 'nj' nga të drejtat e njeriut dhe as 's' për sundimin e ligjit nën Kurtin, por dikush dëshiron të tregojë forcë brutale”, përfundoi Bërnabiq.
0 komentet