Daçiq: Korrigjohet padrejtësia ndaj sërbëve me pasaporta të Drejtorisë Koordinuese për K&M

Beograd_240423_Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Parlamenti Europian miratoi sot vendimin rreth liberalizimit të rregjimit të vizave për mbajtësit e pasaportave që janë dhënë nga Drejtoria Koordinuese për Kosovë e Metohi, ndërsa kryeministri i komanduar i Qeverisë së Sërbisë dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq me këtë rast thotë për Kosovo onlajn se pret që këtë vendim t’a mbështesë dhe Këshilli i Bashkimit Europian dhe se ajo të hyjë shpejt në fuqi.

Sikurse thekson, ky është korrigjim i padrejtësisë që prej kohësh është bërë dhe është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Sërbisë të cilët kanë pasaporta që janë dhënë nga Drejtoria Koordinuese.

“Nuk mund të jenë të ndëshkuar qytetarët tanë që kanë mbetur të jetojnë në K&M pasi nuk pranuan të braktisin territorin e saj apo nuk morën dokumente ilegale kosovare pasi çështja e statusit absolutisht nuk është njohur ndërkombëtarisht. Në këtë drejtim ky është korrigjim i padrejtësisë ku po zgjatet prej dhjetë vitesh pasi qytetarët tannë që nuk kanë patur pasaporta që janë dhënë nga Drejtoria Koordinuese për K&M nuk kishte të drejtën e liberalizimit të vizave ashtu sikurse kanë patur dhe qytetarët e tjerë të Sërbisë”, thotë Daçiq.

Sikurse sqaron, Sërbia dhe atëherë ka folur për këtë padrejtësi, por qëndrimi i shumë vendeve përfshirë Gjermaninë, atëherë ishte që hapësira e K&M është gropë e zezë në kuptimin e kriminalitetit dhe si pasojë e kësaj nuk lejohet regjimi i vizave. Sipas interpretimit të tyre kjo atëherë nuk ishte çështje e statusit por më shumë çështje kriteresh që ndonjë territor të mund të përfitojë liberalizimin e vizave.

“Duke patur parasysh se ndërkohë e ashtuquajtura Kosovë përfitoi liberalizimin e vizave, sipas mendimit tonë ishte e pamerituar, ndërsa kjo çështje ngeli e pazgjidhur, ne këtë temë e nisëm pasi ky ishte grupi i fundit i shtetasve tanë që nuk kishin të drejtën e liberalizimit të vizave për BE. Është gjë pozitive çka Komisioni Europian e pa këtë në mënyrë korrekte, ndërsa përfaqësuesit e Prishtinës ishin kundër kësaj zgjidhjeje pasi ata sigurisht gjithçka shikojnë që bëjnë është sesi të promovojnë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, thotë Daçiq.

Duke komentuar seancën e rregullt të djeshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën u shqyrtua situata në Kosovë dhe në cilën përfaqësues të caktuar të vendeve perëndimore mes të cilave dhe Franca dhe Britania e Madhe vlerësuan se BKS duhet të formohet dhe se ajo po pritet prej shumë kohësh, Daçiq vuri në dukje se mendon se Këshilli i Sigurimit do të duhej të bënte diçka tjetër për këtë çështje.

“Do të duhej të merrte dhe disa akte të tjera, sikurse rezoluta që do të nxiste autoritetet prishtinase të formonin BKS. Përse? Sepse pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit ishte seanca e KS të KB në të cilën unë asistova dhe në të cilën të gjithë përshëndetën këtë nënshkrim dhe theksuan për detyrimin e formimit të BKS. Kanë kaluar 11 vite dhe gjatë kësaj kohe Prishtina ka treguar qartë se këtë nuk e dëshiron të vijojë politikën e spastrimit etnik të sërbëve në K&M. Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka shpërblyer Prishtinën në vend që t’a ndëshkonte dhe t’a nxiste që të formonte BKS. Në këtë vështrim është mirë që që kjo temë vijon të ndodhet në debat në ndonjë mision perëndimor, por nga komunikimet verbale ne nuk kemi asgjë. Nga ana tjetër keni aktivitet në Këshillin e Europës ku dëshirojnë që Prishtinën t’a bëjnë anëtare të KE, ndërsa para kësaj harrojnë detyrimin për formimin e BKS”, thotë Daçiq.

Ky i fundit konstatoi se seanca e djeshme ishte mundësi ku sikurse tha, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq e shfrytëzoi në mënyrë brilante ku opinonit ndërkombëtar i’u paraqit se çfarë po ndodh në Kosovë dhe kush është fajtori kryesor dhe burimi i të gjitha problemeve.  

“Ashtu sikurse deri më sot përfaqësuesit e Prishtinës tentuan të manipulonin edhe një herë të shtrembëronin rreth pamjes së thelbit real të problemit, ndërsa shkaku i të gjitha problemeve në K&M është separatizmi, seçesionizmi, dëshira për të krijuar shtet më vete, bashkimi me Shqipërinë, krijimi i "Shqipërisë së Madhe" dhe dëshira për spastrimin etnik të sërbëve nga K&M. Në këtë vështrim ata në seancën e KS folën se duhet të ndërpritet misioni paqeruajtës i KB në K&M, në dallim nga ne që themi se prania e KB duhet të forcohet. Ky është dallim i madh dhe mes të tjerash është e qartë se cilat janë pozicionet aktuale ndërkombëtare. Sërbia është anëtare e KB, vend që ishte në kuadër të Jugosllavisë ndër themelueset e KB, ndërsa përfaqësuesit e Prishtinës ulen me emrat dhe mbiemrat e tyre si qytetarë kur vijnë me ftesë në seancën e KS. Ky është dallimi në status dhe i tillë dallim do të mbetet dhe në vijim”, thekson Daçiq.

Pyetjes se çfarë efekti ka shënuar presidentja kosovare Vjosa Osmani, e cila në seancën e KS në të cilën temë ishte situata në Kosovë gjatë gjsshtë muajve të fundit, solli gra që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës para 25 vitesh, Daçiq thotë se si gjithmonë, përfaqësuesit e Prishtinës kanë disa lëvizje irracionale dhe dashakeqe.

“Këto lëvizje kanë për qëllim që në opinionin publik ndërkombëtar të paraqesin pamje të deformuar rreth ngjarjeve në K&M në të kaluarën, duke i’u shmangur nga problemet e të tashmes dhe dhunën që po ushtrohet ndaj popullit sërb. Çdo tentativë dhe mënyrë e tillë prezantimi dhe kjo lëvizje e Osmanit munden vetëm të dënohet madje dhe nga përfaqësues të shteteve perëndimore ku një sjellje e tillë atyre nuk u pëlqen”, vlerëson Daçiq.

Përsa i përket orjentimit të eurointegrimit të Sërbisë pasi në Kapitullin 35 të negociatave me BE u përfshi dhe marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i saj i Ohrit të vitit të kaluar, shefi sërb i diplomacisë thotë se Sërbia nuk është anëtare e BE dhe se nuk mund të ndikojë në kuadrin e negociatave që përcakton BE por dhe që i takon Sërbisë të theksojë qasjen e vet ndaj gjithë kësaj.

“Ky është një variant kompromisi që u paraqit dhe nga ana e Francës dhe vendeve të tjera të cilat dëshirojnë që e gjithë kjo të reduktohet në ndonjë plan, për të çuar në konkluzion se pa formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe çka sipas planit është implementimi i parë i detyrimit, nuk ka asgjë më tej, ndërsa nga ana tjetër, vijat tona të kuqe mbeten ashtu sikurse kemi thënë dhe si presidenti Vuçiq gjithmonë ka theksuar se ne do të përmbushim atë që jemi dakordësuar. Ky është një tjetër formulim që do të interpretohet ndryshe. Kur kanë situatë të vështirë, zakonisht gjenden ndonjë zgjidhje për të cilën askush nuk mund t’a definojë saktësisht sesi dikush do t’a interpretojë atë. Për sa na përket neve, dimë se për çfarë jemi dakordësuar dhe për çfarë jemi pajtuar. Për atë çka nuk jemi pajtuar, këtë sigurisht që nuk do t’a zbatojmë”, thekson Daçiq.