Daçiq: Nuk kërkojmë të botës, mbrojmë tonën

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Partisë Socialiste të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë se sërbët kanë ardhur në një situatë që duhet të gjykojnë, pasi Sërbia nuk dëshiron të pranojë integritetin territorial të Kosovës.

Daçiq në kuvendin e shtatë të SNSD që u mbajt sot në Doboj, ka theksuar se presionet ndërkombëtare duhen drejtuar ndaj atyre që dëshirojnë të krijojnë Bosnjë-Hercegovinë unitare, në kundërshtim me barazinë e të tre popujve.

“Ata që duan të zgjedhin kroatët e tyre nga radhët e popullit kroat dhe sërbët e tyre nga radhët e popullit sërb. Nuk munden me këtë. Për këtë Republika e Sërbisë dhe sigurisht Partia Socialiste e Sërbisë, qëndron fuqishëm pas Republikës Sërbe të Bosnjës, pas të drejtave të popullit sërb dhe pas Presidentit të Republikës Sërbe Millorad Dodik”, tha Daçiq.

Ky i fundit theksoi se situata është e ngjashme në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë.

“Në kuptimin e kontestimit të së drejtës së popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe integritetit territorial të Republikës së Sërbisë. Tani vijmë në situatën ku duhet t'i arsyetojmë dikujt përse është shkelur dhe përse Sërbia nuk dëshiron të pranojë integritetin territorial të Kosovës dhe Metohisë, të ashtuquajturën Kosovë, dhe vazhdimisht akuzohemi se e kemi shkelur atë. Ndërsa askush nuk pyet sesi është shkelur integriteti territorial i Sërbisë dhe përse është shkelur. Për këtë Sërbia dhe për këtë populli sërb në tërësi, janë kaq të vendosur në qëndrimet e tyre, sepse thjesht po mbrojmë veten. Secili prej nesh është pjesë e kësaj hapësire të popullit sërb. Unë kam lindur në Kosovë dhe Metohi, ju keni lindur këtu në Republika Sërbe. Nuk po kërkojmë të botës, por mbrojmë tonën” tha Daçiq.