Daçiq: Përmes marrëveshjes, Vuçiq krijoi bazë të mirë për Sërbinë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë ka thënë sot se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq përmes marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe Ohër, krijoi bazë të mirë për Sërbinë sepse ajo do të jetë palë konstruktive jo më në tapet, e ndërsa topi tashmë mendon Daçiq, ndodhet në kopështin e Prishtinës, transmeton RTV.
"Prej Kurtit pritet formimi i menjëhershëm i Bashkësisë së Komunave Sërbe (ZSO) dhe hapi i radhës është të prezantojë ndojë version të statutit të saj. Problemi është se Kurti më nuk dihet ku është ndaj momenti i tashëm është i rrezikshëm. Nëse Kurti nuk do t’a formojë BKS, e vetmja gjë që i ngelet, është intensifikimi i situatës në terren përmes incidenteve, arrestimeve, ku duhet thënë se kjo do të duhet të presë një kohë tjetër" ka thënë Daçiq për Tanjug.
Ai thekson se Prishtina që në fillim ka tentuar ta relativizojë themelimin e BKS dhe nëse mund t’a shmangin, thotë Daçiq, do t’a shmangin duke shtuar se pikërisht për këtë, apeli i Sërbisë ishte-"ndaleni Kurtin sa nuk është vonë".
Shefi i diplomacisë konstaton se është mirë që është operuar me biseda teknike çka është dhe dakordësimi i deklaratës për personat e zhdukur.
"Është gjithashtu në interesin tonë që kjo të zgjidhet sa më shpejt dhe kjo duhet të verifikohet kur në maj mendoj, të takohen Kurti dhe Vuçiq” ka thënë Daçiq.
Ky i fundit shton se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë së Sërbisë ku do të merren vendime rreth konkluzioneve operative nga Rashka dhe kjo është patjetër formimi i BKS dhe tërheqja e njësive speciale prej veriut.
“Prishtina me pretekstin e luftës ndaj korrupsionit, po forcon prezencën e vet në veri, gjë që sipas Marrëveshjes së Brukselit, nuk kanë të drejtë t’a bëjnë, duke interpretuar gabimisht atë që është dakordësuar rreth targave dhe duke vendosur afate, po çojnë në një situatë problematike. Kemi propozime të ndryshme sesi t’a zgjidhim këtë problem” nënvizoi Daçiq.
Ky i fundit thekson se nëse Prishtina për shkak të targave sekuestron autoveturat, keqtrajton dhe arreston njerëzit, do të ketë masa reciproke dhe reagim të përgjegjshëm nga Beogradi.
Daçiq thotë se është evidente se sërbët janë të frikësuar dhe dëshirojnë të dinë sesi do të qëndrojë Sërbia pas tyre.
“Mbërritja e ushtrisë është e mundur vetëm nëse do të ketë konflikt me NATO-n, sepse Prishtina nuk ekziston si forcë ushtarake. Duhet të ngrihemi për paqen me të gjitha forcat tona dhe të përgatitemi për luftë”, tha Daçiq.
Ky i fundit konstaton se situata e sigurisë në Kosovë është gjithnjë e më e vështirë, pasi ka pasur një numër të madh incidentesh të rënda dhe se numri i tyre po rritet.
"Këto nuk janë incidente të karakterit verbal, sulmi ndaj sërbëve nga pala e policisë kosovare, arrestimet e shpeshta, rritja e tensionit dhe shkaktimi i pakënaqësisë tek sërbët me mosbesim të vazhdueshëm ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ata gjithnjë e më shumë po i drejtohen udhëheqjes shtetërore me kërkesa për t'i ndihmuar dhe për këtë mendoj se është e rëndësishme të dihet se çfarë dëshiron Sërbia” tha shefi i diplomacisë sërbe.
0 komentet