Daçiq: Vendet e KB dënojnë sjelljen e Prishtinës, të gjithë e shikojnë që ata janë fajtorë për mungesën e përparimit të dialogut

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Sjellja e Albin Kurtit dhe refuzimi i tij të shkojë drejt përparimit në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës nuk takohet në mbështetje, por me dënim të konsiderueshëm nga një numër i madh i vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, tha për Kosova Onlajn nga Nju Jork, ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq i cili sot ka patur disa takime të rëndësishme në kuintat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Daçiq raportoi se gjatë mëngjesit të punës me ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor, me shefen e diplomacisë sllovene Tanja Fajon, ngriti çështjen e dialogut dhe qëndrimeve të Albin Kurtit gjatë takimit të kaluar.

“Kjo nuk shkon tek mbështetja, por përkundrazi. Sjellja dhe refuzimi i tij për të bërë përparim në dialog, i cili nga ana jonë kushtëzohet me formimin e BKS çka është nënshkruar 10 vite më parë, u ndesh me dënim të konsiderueshëm nga një numër i madh i vendeve anëtare të KB” ka thënë Daçiq.

Ky i fundit shtoi se pas kuintave të Asamblesë së Përgjithshme të KB, do të ketë takime shumë domethënëse e mbi të gjitha presidenti Vuçiq, por mbetet për t’u parë nëse është e mundur të arrihet ndonjë përparim.

“Kosova këtu merr pjesë në mënyrë jo zyrtare, ata janë këtu si ndonjë i ftuar, nëpër korridore... Dhe kjo është dëshmi sesa e rëndësishme është për ta të gjithë të arrijnë zgjidhje politike përmes dialogut. Deri më tani nuk ka shenja se ata kanë ndryshuar qëndrimet e tyre politike. Ata janë fajtorë për mungesën e përparimit në dialog dhe këtë e shikojnë të gjithë. Edhe në Uashington, edhe në Bruksel, edhe këtu në Nju Jork” ka qenë i qartë Daçiq.

Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se Sërbia në Nju Jork, do të përpiqet që mbi të gjitha me vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, të forcojë pozicionin e vet.

“E rëndësishme se këtu nuk ka asnjë ndryshim. Të paktën për tani nuk kemi dëgjuar që të ketë qëndrime të lëkundura të atyre vendeve në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiq.

Ku i fundit shtoi se qëndrimi në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të KB që është java më e rëndësishme në punën e kësaj organizate, gjithmonë është mundësi që delegacioni i Sërbisë, i kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, të bisedojë me një numër liderësh të rëndësishëm botërorë për tema të karakterit dhe rëndësisë dypalëshe e rajonale, siç është dialogu me Prishtinën.