Deda: Unë besoj në një rezultat pozitiv të procesit të Berlinit
Bashkëpunëtori i Institutit për Shkenca Humane nga Vjena, Ilir Deda, ka shprehur shpresën se deri më 14 tetor dhe samitin jubilar të Procesit të Berlinit, Kosova do të përmbushë kërkesat e Gjermanisë dhe do të zhbllokojë marrëveshjen CEFTA në mënyrë që rajoni të vazhdojë të zhvillohet.
Deda thotë se për Kosovën ka pritshmëri konkrete nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania dhe se pas samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor do të dihen vendimet e tyre për Planin e Rritjes dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun evropian si dhe nëse Kosova do të jetë pjesë e saj apo jo.
“Prandaj presim 14 tetorin. Ne do të shohim. Unë jam përkrahës që Kosova të përmbushë kërkesat e Gjermanisë për zhbllokimin e Ceftës dhe vendimeve të tjera që pritet të jenë pjesë e samitit të 14 tetorit”, thotë ai.
Ai beson se pas kësaj rajoni do të hyjë në një fazë më të mirë.
“Mendoj se pas kësaj do të hyjm në një fazë më të mirë, edhe sa i përket dialogut, të presim. Asgjë nuk dihet ende, ka shumë spekulime, por unë do të preferoja të besoja në një rezultat pozitiv në javët e ardhshme, sesa në një rezultat negativ”, thotë Deda.
0 komentet