Deleviq: Lirohet sërbi D.V. i cili u arrestua dje në Bërnjak

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Policia Kosovare ka lënë të lirë D.V. nga Zubin Potoku i cili dje pas ndalimit në Bërnjak, i’u caktua qëndrim në paraburgim 48 orë, konfirmon avokati i tij mbrojtës Millosh Deleviq.

Ky i fundit më herët tha se ndaj D.V. rëndon vepra e dhënies së deklaratës false.

“D.V. u ndalua në Bërnjak për t’u dëgjuar si dëshmitar në hetimin e veprës penale të ‘krimeve të luftës ndaj popullsisë civile` për të cilën më herët u ndaluan dy persona nga Zubin Potoku. Gjatë marrjes në pyetje, prokurori vendosi që ndaj D.V. të nisë procedura penale e dhënies së deklaratës false dhe ai tashmë është i dyshuar për këtë vepër. Ndaj i’u caktua masa e ndalimit 48 orarsh“, tha Deleviq për Kosovo onlajn pas ndalimit të D.V.

Kujtojmë, në periudhën e fundit në Komunën e Zubin Potokut janë ndaluar tre persona pasi dyshohen se kanë kryer krime lufte dhe ndaj tyre Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar masën e arrestit 30 ditor.

D.V. sot u la i lirë dhe do të gjykohet nën liri.