Federata Sportive e Sërbisë për bastisjen në OTS Lleposaviq: Lëvizje grabitqare në të cilën u rrezikuan të drejtat e fëmijëve
Federata Sportive e Sërbisë ka dënuar ashpërsisht bastisjen e Policisë Kosovare në ambjentet e organizatës turistiko-sportive Lleposaviq duke e cilësuar këtë akt si “lëvizje grabitqare në të cilën u cënuan direkt të drejtat e fëmijëve”. Dënimi i aksionit mbërriti dhe nga ana e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Sportit të Sërbisë Marko Keshel i cili u shpreh se të gjithë jemi dëshmitarë të “genocidit biologjik e kulturor” ndaj sërbëve që jetojnë në Kosovë, transmeton Kurir.
Federata Sportive e Sërbisë me në krye kryetarin Davor Shtefanek dhe sekretarin e përgjithshëm Goran Marinkoviq, ka dënuar ashpërsisht sikurse thuhet, “lëvizjen grabitqare në të cilën u cënuan direkt të drejtat e fëmijëve” dhe i’u pamundësua puna anëtarëve të kësaj federate, të Federatës Sportive Territoriale në Kosovë.
“Prej vitesh, popullsia në krahinën jugore sërbe, ka vuajtur terrorin e të ashtuquajturave autoriteteve kosovare të cilat i kanë provokuar dhe privuar nga të drejtat themelore të njeriut. Sot, u ndërmor një tjetër veprim i tillë i papranueshëm i udhëzuar nga Albin Kurti dhe kryekomunari i tij fals Lulzim Hetimi, nën shoqërinë e të ashtuquajturës Polici e Kosovës. U pengmorrën ambientet e pallatit të sportit në Lleposaviq, ku ndodhet Organizata e Sportivo-turistike. Bastisje dhe uzurpime të tilla të objekteve sportive që u ndërtuan vetëm për qytetarët nga fondet buxhetore të Sërbisë, janë dënuar me fjalët më të ashpra. Tashmë qindra fëmijëve sërbë u është mohuar qasja në vendin ku mund të merreshin me aktivitete fizike, të zhvillohen siç duhet, të socializohen dhe të arsimohen” thuhet në deklaratë.
Bastisja e Policisë Kosovare në ambientet e OTS në Lleposaviq u dënua dhe nga sekretari i shtetit në Ministrinë e Sportit të Sërbisë dhe basketbollisti Marko Keshel.
"Gjumi i qetë, liria e jetës... Rreth gjithë kësaj sërbët e Kosovës e Metohisë, e kanë ëndërruar prej 26 vitesh qysh kur vijon pushtimi dhe terrori ndaj popullsisë sonë në krahinën jugore sërbe prej palës shqiptare, iniciatorët dhe financuesit e politikës aktuale të shtypjes dhe zhdukjes së gjithçkaje sërbe të Ibrit. Pushtuesit nuk zgjedhin, por sulmojnë çdo gjë sërbe. Sot, nga ana e kryekomunarit fals të Kurtit, Lulzim Hetemi, të shoqëruar nga Policia Kosovare, u sulmuan dhe u pengmorrën ambientet e sallës së sporteve në Lleposaviq, ku ndodhet Organizata e turistiko-sportive Lleposaviq" tha Keshel.
Sipas fjalëve të tij, të gjithë jemi dëshmitarë të “genocidit biologjik e kulturor ndaj sërbëve që jetojnë në krahinën jugore sërbe” dhe që karakterizohet nga dhuna ndaj njerëzve dhe familjeve, grabitja e pronave, përdhosja e komuniteteve dhe popujve botërorë.
"Është viti 2025 dhe sërbët në Kosovë po kalojnë përmes torturash të tmerrshme të uzurpatorëve dhe trendin aktual të privimit të personave të pafajshëm nga kombësia sërbe në K&M si dhe konfiskimin e paligjshëm të pronës. Dhuna shqiptare dhe krimet ndaj jetëve sërbe në Kosovë e Metohi tani po fitojnë vrull edhe në sport. Me marrjen e objekteve sportive dhe ndalimin e të njëjtëve fëmijëve sërbë, po mohojnë direkt të drejtën për sport e cila është e drejtë njerëzore dhe si e tillë egziston në rendin ndërkombëtar ligjor", tha Keshel.
Ai tha se Karta Ndërkombëtare garanton të gjithë qënieve njerëzore të drejtën fondamentale për t’u marrë me sport.
“Në botën moderne, sporti paraqet aktivitet jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe domethënës shoqëror, por kjo botë e njëjtë moderne mbetet qorre dhe e shurdhët para terrorit që shqiptarët ndërmarrin ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj banorëve sërbë në tërësi në К&M. Kronika e vuajtjeve të sërbëve të Kosovës e Metohisë është e gjatë dhe shumëshekullore,e rëndë dhe e përgjaktë por populli hyjnor kurrë nuk u përkul. Do të kalojë dhe ky zullum, toka e shenjtë sërbe sërish do të marrë frymë me mushkëri të plotë ndërsa fëmijët tanë do të jetojnë në liri” bëhet e ditur në deklaratën e Marko Keshelit.
0 komentet