Fillipoviq: Lirohet Bojkoviq, çështja e ndërrimit të identitetit

Jovana Filipović
Burim: Kosovo Online

​​​​​​​Tomica Bojkoviq nga Prilluzha i cili dje u ndalua në Merdarë për krime të pretenduara lufte, është liruar për shkak të një gabimi apo ndërrimit të identitetit, konfirmon për Kosovo onlajn avokatja e Bojkoviqit Jovana Fillipoviq.

“Pasi e kanë marrë në pyetje sot, është konstatuar se bëhet fjalë për person krejtësisht tjetër, pra ka qenë gabim në identitetin e autorit të kësaj vepre, rjedhimisht pasi është dëgjuar është lënë i lirë”, ka thënë Fillipoviq.

Bojkoviq ka kaluar vendkalimin e Merdares dhe ishte për në Krushevac, ku aktualisht jeton, tha Fillipoviq.

Kjo e fundit për Kosova onlajn ka sqaruar se për shkak të situatave të tilla i dëmtuari mund të bëjë padi, por Bojkoviq nuk do t’a bëjë këtë.

“Personi të cilit i është hequr liria pa bazë ka të drejtën e kompensimit të dëmit, qoftë material, nëse ka pësuar një dëm të tillë, ashtu edhe atë jomaterial”, tha Fillipoviq.

Më herët Prokuroria Speciale bëri të ditur se Bojkoviqit i është dhënë lirimi i menjëhershëm.

“Pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë Kosovare, pra Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, prokurori ka vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit të personit të ndaluar dhe Prokuroria Speciale duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij” thuhet në deklaratën e Prokurorisë Speciale.

Policia kosovare deklaroi një ditë më parë se sërbi T.B. (52), i cili u arrestua në vendkalimin e Merdares i dyshuar se në periudhën nga viti 1998 deri më 1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në zonën e komunës së Vuçiternës.