Gariq: BKS gur në këpucën e Prishtinës

Miloš Garić Pink gostovanje
Burim: Kosovo Online

Redaktori i portalit Kosovo onlajn Millosh Gariq ka thënë sot se është e qartë se Bashkësia e Komunave Sërbe është “gur në këpucë“ për Prishtinën dhe është po aq e qartë se kryeministri kosovar Albin Kurti në Bruksel tenton të shmangë bisedimet për BKS.

“Përfundimisht BKS është gur në këpucën e Prishtinës, momenti kyç ku të gjithë përdridhen rreth saj”, ka thënë Gariq për TV Pink, duke komentuar raundin e sotëm të dialogut në Bruksel.

Gariq shton se edhe gjatë ditëve të fundit ka parë sesa larg ka shkuar Kurti përmes „gjimnastikës vetjake“ duke tentuar të kërkojë në Maqedoninë e Veriut formimin e bashkësisë së komunave shqiptare për të cilën kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.  

Gariq nënvizon se Kurti tenton t’ua kalojë topin shqiptarëve në Sërbinë qëndrore tek deputeti shqiptar në parlamentin sërb Shaip Kamberi ashtu dhe tek Sulejman Ugljanini ku sot, shtoi ai, ndodhet në Uashington.  

“E gjitha kjo është pjesë e një historie me synimin për të vënë në dyshim BKS për t‘a bërë atë të pakuptimtë pra, atë që sërbët e kërkojnë në Kosovë çka është e nënshkruar, të tentojnë t’a kërkojnë edhe shqiptarët në rajon, duke krijuar kësisoj konfuzion, të cilën Kurti edhe sot po vijon t‘a bëjë përmes atyre gjashtë kushteve prej të cilave nuk dihet se cila prej tyre është më pak racionale”, ka thënë Gariq. 

Ky i fundit shprehet se Kurti thotë se BKS është e papranueshme sepse do të jetë monoetnike, edhe pse pikërisht në territoret ku sërbët janë shumicë ka një përqindje dukshëm më të lartë të popullsisë tjetër. 

“Nëse shqiptarët në Kosovë janë 93% dhe 7% të tjerët, në hapësirën e BKS, sërbët janë dukshëm më shumë në raport me pakicat e tjera kombëtare, në mënyrë që pretendimi dhe argumentimi i tij, të mos kenë kuptim dhe të bien në ujë. Por për këtë ai insiston duke u përpjekur të prezantohet si një demokrat i madh“, ka thënë Gariq. 

Ky i fundit nënvizon se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq udhëheq një politikë të mençur, i hapur për bisedime, di shumë mirë se çfarë interesash nuk do të rrezikojë dhe qëndron mbi një bazë solide të së drejtës dhe dokumenteve ndërkombëtare.

“Fakti që Sërbia insiston në BKS, na jep një avantazh taktik sepse pala shqiptare ka humbur një qasje realiste, në raport me Beogradin, por edhe me perëndimin, që i mundësoi të kenë gjithçka që kanë në dispozicion në Kosovë. Me këto qëndrime iracionale dhe kërkesa maksimale, perëndimi e kupton se ata nuk janë palë me të cilën mund të bisedohet normalisht për t'i qëndruar fjalës së dhënë”, ka theksuar Gariq. 

Ky i fundit shton se për këtë arsye, hapësira e Sërbisë për manovrim është e vogël, por e qëndrueshme, pasi perëndimi e shikon se Kurti është bashkëbisedues që nuk e mban fjalën e dhënë, i prirur për manipulime dhe se gjithçka që ka bërë deri më tani, ka qenë kundër normalizimit të marrëdhënie, sepse nuk do marrëdhënie normale, por “anormale”.