Gariq: Për Serbinë nuk ka propozim të mirë nga Perëndimi për Kosovën, por duhet të flasim

Miloš Garić RTS
Burim: RTS

Është plotësisht e qartë se për Serbinë nuk mund të ketë propozim të mirë nga Perëndimi në raport me Kosovën, të paktën në këtë moment, por mund të flitet vetëm për një të keqe më të vogël apo më të madhe, ka thënë redaktori i portalit Kosovo online, Millosh Gariq.

“Ne e kemi letrën, por nuk e dimë nëse është përfundimtar”, tha Gariq në emisionin “Debat” në TV Insajder.

Ai tha se disa versione të tekstit të propozimit u shfaqën, kryesisht në Tiranë, që i raportuan të gjitha mediat e rajonit dhe se ndoshta kishte ndonjë të vërtetë në të, por se ende nuk kishte një propozim të qartë, në bazë të të cilat të gjithë mund të vendosen.

Gariq po ashtu theksoi se duhet kuptuar ambienti në të cilin ndodhen të gjithë, dhe ky është momenti në të cilin populli serb në Kosovë po i mbijeton ditët e luftës për mbijetesë.

“Në muajt e kaluar kishte sulme ndaj serbëve, barrikadat ishin pasqyrë e revoltës për shkak të gjithçkaje që po kalonin në periudhën e kaluar. Qeveria e Kurtit dëshiron të heqë plotësisht të drejtën e serbëve, t'i bëjë të pakuptimta të gjitha përpjekjet për të formuar BKS-në, e cila duhet të sigurojë një garanci themelore për sigurinë dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë”, tha Gariq.

Qëndrimi i Serbisë dhe serbëve në Kosovë, thotë ai, është që së pari duhet të përcaktohet ajo për të cilën është rënë dakord, e cila është BKS, dhe në bazë të asaj që është rënë dakord dhe jo ndonjë version i ri, i cili do të shmangni kompetnecat ekzekutive.

“Ne duhet të luftojmë për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë. Pas kësaj mund të flasim për planin e përgatitur nga BE-ja, i cili ka gjëra të pafavorshme për Sërbinë”, ka theksuar Gariq.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të mos ngrenë tension të tepruar, të mos bien në “histeri” dhe të mos nxjerrin përfundime të nxituara.

“Kjo është diçka e pritur. E dinim që presioni ishte i madh dhe se do të duhej të diskutonim propozimin e tyre. Ne duhet të shohim se çfarë na pret dhe të përgatitemi në përputhje me rrethanat dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sigurinë e serbëve në Kosovë e Metohi”, tha Gariq.

Ai ka vërejtur se një pjesë e shoqërisë kritikon shtetin dhe presidentin Alleksandër Vuçiq për “tradhtimin e Kosovës” duke pranuar bisedimet, ndërsa një pjesë tjetër thotë se “rruga evropiane e Serbisë është në rrezik, sepse ende nuk është nënshkruar asgjë”.

Ai theksoi se jemi në një “moment të çuditshëm”, në të cilin nevojitet një vështrim real i gjërave, por edhe më shumë besim te njerëzit që drejtojnë vendin dhe marrin pjesë në negociata.

“Presidenti Vuçiq është negociatori kryesor, ai di gjithçka. Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq ka shënuar rezultate të mira. Qeveria e Serbisë kishte një punë të madhe për ta ngritur Serbinë dhe Kosova u neglizhua, një çështje që nuk mund të diskutohej. Në ndërkohë, çështja e Kosovës u kthye në rend dite dhe kjo falë politikës së jashtme të Serbisë, Daçiqit, Sellakoviqit. Nuk është se Qeveria e Serbisë nuk ka punuar. Një numër i madh serbësh mbështesin politikën e Alleksandër Vuçiqit”, tha Gariq.

Ai po ashtu ka përmendur se përfaqësuesit e SHBA-së, Derek Sholle dhe Ned Prajs kanë treguar se Prishtina duhet të formojë BKS-në.

Kjo, shton ai, do të thotë se gjëra të rëndësishme kanë ndryshuar, të paktën perceptimi i SHBA-së ndaj kësaj çështjeje, gjë që jep shpresë se mund të pritet diçka pozitive.

Ai gjithashtu tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti menjëherë pas largimit të të dërguarit të BE-së Miroslav Lajçak nga Prishtina tha se BKS nuk është obligim i Prishtinës, por vetëm një nga marrëveshjet dhe se diçka që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës nuk mund të zbatohet, që e ktheu të gjithë historinë në fillim.

I pyetur për referendumin, Gariq tha se për momentin jemi shumë larg tij, por edhe nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai gjithashtu theksoi se nuk pret që seanca e Kuvendit të sjellë ndonjë gjë spektakolare, sepse një pjesë e opozitës po e shfrytëzon temën e Kosovës për rrëzimin e qeverisë.

“Dhe është veçanërisht e shëmtuar mënyra se si përfaqësues të caktuar politikë po abuzojnë me Kosovën. Fakti që duam të flasim, qoftë edhe për një propozim të tillë, që Vuçiqi doli me qëndrimin se duhet të flasim me BE-në, është një politikë që mund të na blejë kohë dhe të shtyjë afatet për vendime të vështira. Refuzimi për të folur do të na vinte në një situatë të rrezikshme”, tha Gariq.

Nikolla Burazer nga portali “European Western Balkans” tha se propozimi evropian nuk është një marrëveshje përfundimtare, por një hap i ndërmjetëm në dialogun që vazhdon drejt zgjidhjes përfundimtare.

“Reduktimi në një zgjedhje mes BE-së dhe Kosovës është e gabuar. Çfarëdo që të bëjë me Kosovën, Serbia nuk do të ketë një derë të hapur për anëtarësim në BE. Serbia ka probleme që janë të mprehta, dhe kjo është para së gjithash sundimi i ligjit", tha ai.

Ai shtoi se referendumi nuk është zgjidhje e mirë për momentin, sepse siç tha ai, “për një referendum të mirë duhet të kesh qytetarë të informuar që nuk do të marrin vendime të bazuara në emocione dhe bindje politike”.

Nenad Radosavljeviq nga RTV Mir nga Leposaviqi, tha se BKS duhet të sigurojë kushte për normalizimin e jetës së serbëve, duke menaxhuar shumë fusha të rëndësishme për ta.

Analisti Ognjen Gogiq tha se është e rëndësishme se si do të interpretohet ky propozim nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kjo pastaj hap rrugën për Kosovën drejt NATO-s”, shtoi Gogiq.

Ai po ashtu ka theksuar se përveç bisedimeve për marrëveshjen, do të vazhdojë edhe lufta diplomatike e Serbisë për ta penguar Kosovën të anëtarësohet në NATO.