Gavrani: Marrëveshja e 2013 dokumenti kryesor kur është çështja për BKS
Kryeministri Albin Kurti marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 e quan si ’bazike’ pasi ai sot është në pushtet, ndërsa dokumentet e vitit 2013 dhe 2015 nuk i shikon si bazë për marrëveshje të re si ajo europiane çka u ngrit mbi themelin e propozimit franko-gjerman, thotë për Kosovo onlajn analistja politike Mimoza Gavrani.
Kjo e fundit shton se për Prishtinën politikisht nënkupton se marrëveshja e vitit 2013 është dokumenti kryesor kur vihet në diskutim Bashkësia e Komunave Sërbe.
“Kur Asociacioni u pranua, kjo mbeti marrëveshje ndërkombëtare. Por, pasi kanë kaluar 10 vjet, tashmë kemi disa versione të reja propozimesh si propozimi franko-gjerman dhe ai evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë. Kosova për 10 vjet humbi shumë kohë dhe 'shkatërroi' funksionet politike të Asociacionit dhe asnjë qeveri nuk e ka zbatuar ende marrëveshjen e vitit 2013. Ky premtim i papërmbushur dëmtoi imazhin e Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë gjithçka për të çuar përpara ‘topin politik’, duke pasur parasysh presionet dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Kurti është nën presionin e BE dhe gjithë të tjerëve që ndihmojnë procesin e dialogut, por nuk do të thosha se kryeministri Kurti po i shmanget Asociacionit. Ai ndërsa ishte në opozitë, ishte kundër saj, tashmë po tenton të gjejë zgjidhjen më të mirë”, thotë Gavrani, e cila beson se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë politikë për të treguar se është e gatshme të marrë vendime të vështira politike, përfshirë këtu marrëveshjen për BKS.
Siç thekson Sërbia dhe Kosova përfundimisht duhet të jenë në gjendje të mbyllin temat e vështira.
“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm edhe për afatet, pasi vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në Amerikë dhe Europë. Ndaj duhet të jemi të gatshëm që t‘a përfundojmë dialogun me Sërbinë që po zgjat prej vitesh” thotë Gavrani, e cila shton se nuk beson se Sërbia do të bëjë ndonjë gjë për njohjen e Kosovës.
0 komentet