Gazeta greke: Liderët separatistë kosovarë, pozojnë me hartën e "Shqipërisë së Madhe" e cila përfshin Epirin dhe Korfuzin

Kurti i Osmani
Burim: Twitter

Gazeta greke "Grik siti tajms" i ka kushtuar një shkrim situatës në Kosovë, ku në plan të parë ka vendosur kryeministrin kosovar Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani duke pozuar me hartën e "Shqipërisë së Madhe", ku përfshin territorin e Epirit dhe ishullin e Korfuzit. 

Këtë lajm e ka komentuar në Tviter ambasadori i Sërbisë në Greqi Dushan Spasojeviq duke shkruar se "edhe kur ujkut i kalon mosha, delet e veta nuk ndryshojnë".

"Oportunistë dhe nacionalistë-populistë, 'kryeministër' dhe 'president' të Kosovës, Allbin Kurti dhe Vjosa Osmani, promovojnë planin meganacionalist të Shqipërisë së Madhe pjesë e të cilës janë edhe territore të Sërbisë dhe Greqisë. Edhe kur ujkut i kalon mosha, delet e veta nuk ndryshojnë" ka shkruar Spasojeviq. Në vijim gazeta përshkruan situatën në veri të Kosovës duke shtuar se zgjedhjet lokale janë shtyrë në katër komuna me shumicë sërbe të cilat ndodhen në veri fill pasi përfaqësuesit sërbë janë larguar nga institucionet vendore pas vendimit të Prishtinës rreth ndalimit të targave sërbe në territorin e veriut të Kosovës. Këto zgjedhje u shtynë për në 23 prill me dekret të Osmanit duke tentuar në çtendosjen e situatës. 

Megjithatë, shkruan gazeta, sërbët mbrëmjen e të shtunës ngritën barrikadat duke bllokuar rrugët që e lidhin me kalimet kufitare me Sërbinë Jarinja dhe Bërnjaku. Policia e Kosovës ka deklaruar se mbi të është qëlluar por presidenti i Sërbisë ka thënë se nga Kfor ka kërkuar leje që të dërgojë ushtrinë sërbe në Kosovë.

"(Analena) Berbok ka apeluar për ulje të tensioneve pas shtyrjes së zgjedhjeve, mendoni çfarë meskiniteti. Atë natë specialet i'a behën duke kërkuar të merrnin nën kontroll komisionin zonal zgjedhor...... E dinin që zgjedhje nuk do kishte por kërkuat me forcë të sulmonit sërbët", ka thënë Vuçiq.

Ndërkaq gazeta kujton se neni 4 i rezolutës së KS të OKB, lejon kthimin e ushtrisë dhe policisë sërbe nën kushte specifike, përfshirë pastrimin e territorit nga minat, praninë në afërsi të banesave sërbe dhe në pikat kyçe tek vendkalimet kufitare.

Në veri shkollat fillore dhe të mesme janë mbyllur në bazë të vendimit që Beogradi ndërmori mbrëmjen e të dielës pasi ato funksionojnë nën juridiksionin e organeve sërbe, rrugët vijojnë të qëndrojnë të bllokuara drejt Jarinjës, Bërnjakut dhe Rudës. Forcat e KFOR ndodhen në terren por deri më tash nuk kanë ndërhyrë-thekson gazeta.