Gjuriq: Kurti nuk është më njeriu i preferuar në Uashington

Marko Đurić
Burim: Prt. Scr.

Ambasadori i Sërbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq, ka thënë mbrëmjen e sotme se kriza në Kosovë tashmë është çtensionuar falë skuadrës së përzier me në krye presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, ndërkohë që Albin Kurti vijon me provokimet dhe të shtyjë gjërat drejt konfliktit çka për të cilën sërbët me shumë rëndësi është që t’u përmbahen marrëveshjeve, të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar në qëllimet që kanë.

“Pas nesh qëndron një cikël tensioinesh, krizë e cila u zgjidh falë përfshirjes së skuadrës së përzierë me në krye prisidentin Vuçiq i cili tregoi trimëri dhe vendosmëri të qëndronte pas njerëzve në barrikada ku u demontuan për momentin, pasi Kurti po vazhdon me provokime”, ka thënë Gjuriq për TV B92.

Ky i fundit ka theksuar se është ndjerë i gëzuar për atë çfarë pa në Rashkë mes të tjerash liderin e fortë sërb i cili nuk është i gatshëm të pranojë shantazhe dhe kërcënime, apo t’ja mbathë nga frika e tyre, por qëndroi deri në fund pas njerëzve nëpër barrikada, të cilët kërkonin mbrojtjen e të drejtave të njeriut-për të mos qenë të persekutuar, të arrestuar, shantazhuar apo edhe të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

“Pashë përfaqësuesit sërbë të Kosovës dhe Metohisë të cilët mund të kishin shkuar në shumë vende, por vendosën të mbrojnë pragjet e tyre shekullore, pashë forcat tona të armatosura drastikisht më mirë se disa vite të shkuara”, ka thënë Gjuriq.

Kjo është arsyeja pse ai thekson se, nëse vazhdohet i njëjti kurs, që është kombinim i një  diplomacie të mençur dhe mirëmenduar dhe një përpjekjeje për të gjetur një 'marrëveshje të drejtë' për Sërbinë, ku këto marrëveshje mund të bëhen me vendosmëri dhe zgjidhshmëri me qëllim mbrojtjen me çdo çmim të interesave të sërbëve, "ka shanse serioze jo vetëm për të shpëtuar atë që kemi, por edhe për të fituar një hap më shumë për popullin tonë në Kosovë e Metohi".

Ai ka theksuar se tashmë ka garanci të shkruara nga BE dhe SHBA se nuk do të ketë arrestime të njerëzve pjesëmarrës në protestat paqësore apo barrikada, garanci nga KFOR se nuk do të ketë dislokim të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri dhe indikacione se në ditët dhe javët pasuese, do të ketë bisedime për formimin e BKS.

“A janë të mjaftueshme garancitë-nuk janë, por është më mirë që i kemi sesa nuk i kemi. Nuk kam dyshime se Kurti përveç kësaj, vijon me agjendën e vet radikale dhe për këtë është e rëndësishme që në javët vijuese të jemi dhe do të jemi në komunikim intensiv me përfaqësuesit ndërkombëtarë me qëllim që t’i informojmë ata rreth situatës në terren“, ka thënë Gjuriq.

Pyetjes nëse ka qenë komunikim i nderë me Uashingtonin, ai tha se ka qenë më shumë i tensionuar për kokat e atyre në Prishtinë të cilët dëshironin konflikt me çdo çmim dhe këtë e kuptuan mirë kur teksa kërkonin të hiqnin barrikadat përmes metodave të dhunshme, nuk gjetën mbështetje nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Komunikimi me Uashingtonin siç tha ai, ka qenë korrekt ndonëse egzistojnë kënvështrime të ndryshme përsa i përket çështjes së Kosovës.  

“Kemi punuar bashkarisht për çtensionimin e krizës, por ata kanë treguar se nuk mbështesin sulme dhe veprime të njëanshme pasi janë të interesuar që situata në terren ndryshon vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjeve përmes tryezës së bisedimeve dhe për këtë i falenderoj. Nuk kam dyshim që Kruti do të vazhdojë me veprime të papërgjegjshme, por Sërbia është e vendosur të ofrojë zgjidhje për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, ka thënë Gjuriq.

Pyetjes se nëse tani të paktën Uashingtoni e di se me kë ka të bëjë, Gjuriq ka thënë se Kurti nuk është person i pëlqyeshëm në Uashington përfshirë politikat apo hapat e tij radikale.

Gjuriq ka rikujtuar se Kurti ka një histori me SHBA e cila nuk është aspak pozitive qysh prej vitit 2015 kur deputetët e tij me urdhër të tij në Kuvendin e Kosovës, sulmuan fizikisht ish ambasadoren e SHBA Tresi Xhejkson çka pasoi ndërprerjen e plotë të komunikimit të Lëvizjes VETVENDOSJA me administratën amerikane.

„Kurti ka treguar se është shumë personal në çdo gjë që bën dhe me këtë pakënaqësi personale në raportet me Sërbinë, ka arritur të periferizojë çështjen shqiptare si dhe një pjese të popullit që tradicionalisht ka qenë mbështetës për të“, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq thotë se "nuk duhet të punohet me Kurtin pasi ai në mënyrë direkte, kërcënon fizikisht bashkëatdhetarët tanë në Kosovë", por edhe kontrasti mes politikës së papërgjegjshme të Kurtit dhe politikës së përgjegjshme të orjentuar drejt së ardhmes ndërmarrë nga Sërbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq veçanërisht në ekonomi, nuk ka qenë kurrë më parë kaq e madhe.

Gjuriq thekson se sërbët e Kosovës e dinë se shteti i Sërbisë qëndron pas tyre pa bërë pas, ashtu sikurse edhe nga veriu i Kosovës si personalisht, familjarisht dhe materialisht, nuk kanë arsye për t’u tërhequr dhe "nëse vazhdojmë të veprojmë të bashkuar, në mënyrë të moderuar dhe racionale, mundemi të jemi mbi nivelin e lojës që Kurti po përpiqet të imponojë me lëvizje të dhunshme".

Pyetjes se çfarë do të thotë që po kërkohen modele për formimin e BKS dhe nëse po kërkohet ndonjë lëshim nga pala sërbe, Gjuriq tha se është shumë mirë që SHBA qëndrojnë në krye të thirrjes për formimin e BKS. Gjuriq tha se ndoshta është e pazakontë që mjaft vende evropiane nuk kanë qenë më të zëshme në kërkesën e tyre që pika e Marrëveshjes së Brukselit të zbatohet pa vonesë për 10 vjet. Kjo, shton ai, për shkak se ata nuk pajtohen me gjashtë pikat e para, prandaj kanë kundërshtime kur kërkohet aplikimi i pikës që ka të bëjë me strukturën policore në veri të Kosovës, e cila duhet të ndjekë strukturën etnike.

Nuk do të kishte deklaratë të përbashkët nga SHBA dhe BE thekson ai, nëse SHBA nuk konsiderojnë se ka arsye ligjore për sërbët në veri të Kosovës që duhet të dëgjohen. Ai përcolli se nga biseda me të dërguarin e SHBA për Ballkanin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, ka krijuar përshtypjen se ata po e shikojnë këtë çështje në kontekstin e marrëdhënieve më të gjera në rajon dhe se do të dëshironin të përmirësonin marrëdhëniet e të gjithë aktorëve në Ballkanin Perëndimor, pra aty të bëhet propozimi për rregjistrimin e targave të përbashkëta, dokumenteve personale.

Përsa i përket Marrëveshjes së Brukselit, Gjuriq ka thënë se Uashingtoni i do, respekton dhe çmon njerëz që janë të ndershëm në bisedime, të cilët dëshirojnë që ato marrëveshje që nënshkruhen, të zbatohen. Ai theksoi se roli i SHBA në zgjidhjen e çështjeve rajonale po rritet.

“Sjellja ndaj Kosovës dhe Metohisë peshon deri diku me tonën. Jemi të detyruar të ndjekim një ekuilibër dhe se perceptimi ynë sesi SHBA formulon politikën ndaj nesh, nuk është në vendin e duhur. SHBA po e formulon atë politikë në mënyrë racionale bazuar në interesat e veta. Ata e dinë se sërbët janë çelësi i stabilitetit të rajonit dhe i gjithë arkitekturës gjeopolitike të kësaj pjese të botës”, shtoi ai.

E ardhmja, thotë ai, është në bashkëpunim dhe lidhje edhe më të mirë.

“Viti 2023 që sapo ka filluar tregon të gjitha parakushtet që marrëdhëniet sërbo-amerikane të jenë shumë të mira. Në muajin shkurt pritet të mbërrijë një delegacion i madh biznesmenësh amerikanë”, tha ai.

Po ashtu, thekson ai, është planifikuar të nisë një dialog strategjik me SHBA i cili do të çelte ura të reja bashkëpunimi dhe dialogu, për të diskutuar për marrëveshjen e shmangies së tatimit të dyfishtë, liberalizimin e vizave.

Gjuriq thotë se po pret nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë me ambasadorin e SHBA Kristofer Hill ku do të mundësohet ndërmarrja e stazheve për doplomatët sërbë në SHBA çfarë është simbolike por njëkohësisht përfaqëson një hap të mëtejshëm për të shtrirë kapacitetet reale të bashkëpunimit.