Gjuriq: Me administratën e re në SHBA, Kurti nuk ka se për çfarë të shpresojë

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë mbrëmjen e sotme se me administratën e re amerikane nën drejtimin e Donald Trampit, Albin Kurti nuk ka se për çfarë të shpresojë pasi atë, e shikojnë ashtu sikurse është në të vërtetë. Ai tha se burimi më i madh i Sërbisë në Kosovë është-populli sërb sikurse dhe ndihma materiale dhe aktiviteti diplomatik shtetëror do të forcohet.

Duke folur rreth Kosovës dhe si ish drejtor i Zyrës për K&M, Gjuriq për Kurir TV tha se për Sërbinë burimi më i madh në Kosovë është populli sërb që mbijeton në këtë hapësirë.

“Dhe Qeveria e Sërbisë dhe presidenti po forcojnë mbështetjen që populli të mbijetojë në kushtet e presionit dhe terrorit të pashënuar nga ana e Albin Kurtit. Prej Luftës së Dytë Botërore, nuk kemi patur periudhë në të cilën është organizuar i tillë presion” ka paralajmëruar ministri.

Ai tha se Kurti nuk e gëzon as afërsinë e asaj pozite në administratën e re amerikane që mund t’a ketë përjetuar fillimisht në qarqe të caktuara politike të afërta me qeverinë në largim, duke kujtuar se kryeministri kosovar prej vitesh nuk është pritur në nivel të lartë në Uashington.

“Me administratën e re amerikane, Kurti nuk ka çfarë të shpresojë dhe të gëzohet, sepse e kanë parë karakterin e tij jodemokratik dhe autoritar, politikat e tij enveriste dhe ata, të paktën me disa nga ata me të cilët kam biseduar, japin përshtypjen se e shikojnë ashtu siç është” ka thënë Gjuriq.

Nga ana tjetër ministri ka theksuar se nuk duhet të kihet iluzion që SHBA do të ndryshojnë qëndrim rreth Kosovës-joshtoi ai, megjithatë rrethanat po ndryshojnë.

“Besoj se kur kjo temë të vijë në rendin e ditës tek administrata e re dhe nuk pres që të vijë në javët dhe muajt e parë, do të kemi bashkëbisedues të cilëve do të mund t'u propozojmë zgjidhje të ndryshme kreative dhe konstruktive dhe t’u tregojmë atyre pozitën e komunitetit sërb kristian që është e ekspozuar ndaj diskriminimit të tmerrshëm” tha Gjuriq.

Ky i fundit shton se beson se përkundër të gjitha halleve që po kalojnë sërbët në Kosovë, do të vijnë kohë më të mira dhe se viti 2025 do të ofrojë më shumë mundësi.

Ai tha se mbështetja materiale për sërbët në Kosovë, si dhe aktiviteti diplomatik për këtë çështje, veçse do të forcohet, duke kujtuar se presidenti Vuçiq kërkoi nga Zyra për K&M dhe nga Ministria që ai drejton, angazhim shtesë në luftën diplomatike për Kosovën.

Gjuriq tha se nuk ka dyshim se Prishtina do të tentojë të fitojë njohje të reja, por që Sërbia do të punojë për t’i ndalur ashtu sikurse vitin e kaluar pengoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës të cilën nuk e merituan.

"Do të vazhdojmë të mbrojmë me forcë interesat tona. Në Ministri tashmë është formuar Qendra për Mbrojtjen e Integritetit Territorial dhe çdo ambasadë dhe konsullatë e Sërbisë do të jetë “Zyrë e vogël për K&M” tha ministri Gjuriq.

Duhet të ngremë lobin tonë në SHBA

Ministri theksoi se është e domosdoshme që sërbët, sikurse kanë bërë tashmë shqiptarët, të ndërtojnë lobin e tyre në Amerikë dhe të fitojnë jo vetëm klasën politike në Uashington, por edhe qendrat e tjera vendimmarrëse që kanë leva të fuqishme në terrenin e Kosovës.

Ai tha se dialogu strategjik me SHBA është shumë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, por edhe për pozitën e Sërbisë në arenën ndërkombëtare.

Nënvizoi se dialogu strategjik me SHBA, nuk është në kurriz të marrëdhënieve me partnerët e tjerë në bashkësinë ndërkombëtare, por vetëm mund të rrisë çmimin dhe pozitën e Sërbisë.

Tha se egzistojnë një sërë temash në të cilat nuk ka marrëveshje me SHBA duke shtuar se Kosova është një nga ato tema, por që egziston nevojë dhe hapësirë e madhe për të fituar aleatë të rinj.

Ai kujtoi kongresmenen Klaudia Teni, presidente e Grupit Sërb e cila propozoi ligj që kërkoi pezullimin e gjithë ndihmave për regjimin e Kurtit deri në tërheqjen e forcave të tij nga veriu, të ndalojë terrorizimin ndaj sërbëve dhe të lirojë të burgosurit.

“Ne mund të mbajmë çfarëdo fjalimi patriotik që duam për Kosovën dhe Metohinë, por nëse ne nuk bëjmë atë që bëjnë shqiptarët e Kosovës e Metohisë, të ndërtojmë lobin tonë në SHBA dhe të fitojmë jo vetëm klasën politike në Uashington, por dhe qendra të tjera vendimarrëse që kanë levat e pushtetit në terren, mundemi vetëm mes vetes sonë të kërkojmë Brankoviqin” spegoi Gjuriq.

Ky i fundit tha se dialogu strategjik do të na ndihmojë të kemi aleat në administratën e re, të cilës mund t'i thuhet se kristianët në Kosovë persekutohen, se kryepeshkopi nuk lejohet të hyjë në Kosovë për Krishtlindje sepse kjo është “mbrojtje e ideve totalitare".

Gjuriq tha se në SHBA jetojnë gati një milion njerëz me origjinë sërbe.

“Në SHBA kemi 137 kisha aktive të Kishës Ortodokse Sërbe. E dini se çfarë nevojitet që kishat të funksionojë në Amerikë? Kjo nuk është vetëm që të ngrihet kisha, por duhet të paguash dhe tatimin, të paguash priftin dhe të kryesh aktivitete të ndryshme. Kemi 137 qendra të gjalla në të cilat kumbon gjuha dhe kultura sërbe. Kemi dhe pamje të qartë se cilët anëtarë të Kongresit janë nga rrethet e atyre kishave. Komuniteti ynë ka nisur të veprojë” theksoi ai.

Ai tha se Sërbia tani e kupton plotësisht mekanikën e ndikimit në SHBA.

Gjuriq vlerësoi se marrëveshja strategjike në fushën e energjitikës, e cila u nënshkrua vitin e kaluar, është e rëndësisë kyçe për marrëdhëniet sërbo-amerikane dhe se ajo përshtatet mirë në historinë e gjatë të marrëdhënieve, sepse është marrëveshja më e vjetër ndërkombëtare në fuqi që Sërbia ka me SHBA dhe këto janë marrëveshje tregtare dhe konventa konsullore.

"Tani kjo paraqet bazë të re bashkëpunimi. Sot, siguria energjetike është parakusht për zhvillim. Meqenëse ekonomia sërbe po zhvillohet me shpejtësi të madhe, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mund të llogarisim tek aksesi në teknologjitë e reja që SHBA padyshim ka. Me këtë do të përfitojmë diversifikime të vazhdueshme për furnizimin tonë" spegoi Gjuriq.

Nënshkrimi i partneritetit strategjik në fushën e energjitikës, thotë ai, ishte hyrje në konkluzionin e nisjes së dialogut strategjik.

"Kjo është për ne e rëndësisë së jashtëzakonshme politike jo vetëm në marrëdhëniet tona me SHBA, por edhe në arenën globale. Që qytetarët të mos mendojnë se ne bëjmë tifo vetëm për marrëdhëniet me SHBA. Ne tashmë kemi dialog strategjik me nëntë vende, duke shtuar ekonominë më të madhe në botë dhe demokracinë më të rëndësishme perëndimore, kemi kaluar nga grupi i një mase të gjerë vendesh të ndryshme, në grup të shteteve mike" tha ai.

Kujtoi se Sërbia ka synim të qartë që në 2025 të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europë dhe se politika e pavarur që ndjek Beogradi, i jep Sërbisë peshë shtesë në kushtet gjeopolitike.

"Politika jonë është konsistente, nuk është dizenjuar për të tërhequr ata që janë tifozëri në dispozicion. Respektohet nga SHBA. Me çeljen e dialogut strategjik Sërbisë i jepet çmim me këtë lloj politike” tha ai.

Gjuriq kujtoi se Sërbia është vendi me përqindjen më të madhe të qytetarëve që mbështetën zgjedhjen e presidentit të SHBA Donald Trump në Europë.

Theksoi se egzistojnë arsye që Sërbia të besojë se marrëdhëniet me ardhjen e administratës së re në Uashington do të ecin në drejtim pozitiv.

Në lidhje me këtë, kujtoi se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ishte mes 10 liderët e parë botërorë që foli me Trump pas zgjedhjeve.

"Është jashtëzakonisht domethënëse që tani është dakordësuar dialogu strategjik. Kjo është gjë dypartiake. Dialogu teknik po mbahet dhe ky është një nga avantazhet e formatit, rregullisht, të paktën një ose dy herë në vit. Kjo do të thotë që nuk duhet të investoni kapital politik dhe kredite për të planifikuar takimet me kreun, automatikisht janë planifikuar” spegoi ai.

Në javët e ardhshme emërimi i ambasadorit të Sërbisë në SHBA

Gjuriq shprehu pritshmëritë se në javët e ardhshme do të emërohet ambasadori i Sërbisë në SHBA.

“Presim në javët e ardhshme dhe emërimin e ambasadorit të ri të Sërbisë në Uashington dhe rritje të fuqishme me administratën e re në SHBA për takime dhe iniciativa të reja, si dhe aktivitetet e diasporës sonë” tha Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se si ministër i Punëve të Jashtme do t’a vendosë prioritet bashkëpunimin me ekipin e Donald Trampit vizita e të cilit në Sërbi dëshirohet.

Pyetjes se kush pritet të jetë në vendin e ambasadorit të Sërbisë në SHBA, nuk mundi të përgjigjet, pasi siç tha nuk e lejojnë rregullat diplomatike.

Kur është fjala për sanksionet e NIS, Gjuriq tha se Sërbia në princip është kundër sanksioneve si mekanizëm i presionit politik, ekonomik dhe presione të tjera.

“Sanksionet për ne janë problem, por udhëheqja sërbe në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze e ka vendosur këtë çështje. Presidenti dhe ekipi i qeverisë së Sërbisë prej muajsh por dhe vitesh më parë, kanë punuar për sigurinë energjetike të vendit” tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se administrata aktuale me vetdije ka vendosur sanksionet në këtë mënyrë, duke futur në procedurë kongresin, çka do të thotë se presidenti nuk mund t'i heqë vetë, për t'ia vështirësuar Donald Trampit.

"Ky është problem kompleks politik, ekonomik dhe energjetik, por jam i sigurt se do të arrijmë t’a kapërcejmë. Ndodhemi në situatën që kërkon angazhim dhe parim maksimal. Nuk do t'i marrim askujt pronën. Nuk kemi vendosur ne sanksione, nuk kemi kontribuar në eskalimin e tensioneve, ofrojmë që Beogradi të jetë vend-takim, dëshirojmë që mos të dëmtojmë askënd dhe të ruajmë interesin tonë, të gjejmë zgjidhje. E rëndësishme që të mos ketë mungesa, goditje çmimesh apo ndërprerje furnizimi, të tjerat janë çështje të përpjekjes sonë, punës dhe këmbënguljes për të gjetur zgjidhje” tha Gjuriq.

Velebit: Dialogu strategjik në interes të Sërbisë, politika e Kurtit direkt kundër interesave të SHBA në rajon

Drejtori egzekutiv i Iniciativës Pupin, Vuk Velebit, tha se dialogu strategjik me SHBA, është në interesin sërb dhe se sot Uashingtoni më shumë shikon nga Beogradi se më parë kur shikonte Sarajevën, Prishtinën apo Podgoricën. Tha dhe se organizata në SHBA po përpiqet të tregojë se politikat e Albin Kurtit janë direkt kundër interesave amerikane në rajon.

"Dialogu strategjik është si të kesh autostradë mes Beogradit dhe Uashingtonit që duhet të mundësojë që bashkëpunimi të shkojë shpejt, por dhe që egziston përmirësimi në të ardhmen. Besoj se administrata e re do t’a shfrytëzojë dialogun që marrëdhëniet me Sërbinë t'i çojë në nivel edhe më të lartë” ka theksuar Velebit.

Ky i fundit tha se Sërbia për herë të parë ka dialog strategjik me Uashingtonin dhe se kjo është shumë e rëndësishme për të sepse do të forcojë pozitën e saj ndërkombëtare.

Përmes dialogut strategjik, beson ai, Sërbia do të ketë zë më të fortë në tryezën e Uashingtonit dhe zëri i saj do të dëgjohet më shumë.

“Kemi mundësi brezash që marrëdhëniet t'i sjellim në nivelin e aleancës sikurse kanë qenë më parë dhe që Sërbia përmes bashkëpunimit me SHBA të punojë për arritjen e interesave të veta kombëtare” nënvizoi Velebit.

Ky i fundit sqaroi se qëllimi i Iniciativës Pupin, si organizatë e pavarur, është që në diskutimet me administratën amerikane, me përfaqësuesit e Kongresit dhe me komunitetin e gjerë, të tentojë të paraqesë atë që është Sërbia sot.

“Se ajo sot nuk ajo Sërbi e ‘90 por dhe që këtu t'u tregojmë qytetarëve se përse marrëdhëniet me SHBA janë në interesin tonë, sepse Sërbia forcon pozitën e saj ndërkombëtare ekonomikisht dhe politikisht përmes bashkëpunimit me Amerikën” tha Velebit.

Ky i fundit vuri në dukje se reputacioni pozitiv i Sërbisë në SHBA, është avantazh që vendi aty të "ribrendohet" por edhe për tërheqjen e kompanive amerikane.

"Vitet e fundit, ka pasur ndryshim pozitiv dhe Uashingtoni sot më shumë shikon nga Beogradi sesa në dekadat e fundit kur shikonte Sarajevën, Prishtinën, Podgoricën. Ky është ndryshim. Duhet të punojmë në këto marrëdhënie për të mos ardhur në situatën që me çështjet sërbe në Uashington, të merren të tjerët” paralajmëroi Velebit.

Vlerësoi se Sërbia prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, është sjellë me mençuri dhe parime, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe forcuar marrëdhëniet, para së gjithash në kuptimin humanitar, që pjesa më e madhe e ndihmës humanitare dhe financiare nga Ballkani Perëndimor, ka shkuar pikërisht nga Sërbia.

Kjo, thotë ai, ka mundësuar edhe ndryshim pozitiv në narrativën rreth Sërbisë në Uashington.

Kur është fjala për Kosovën, Velebit theksoi se Iniciativa Pupin, në të gjitha bisedimet në SHBA, tenton të theksojë se politika e Albin Kurtit drejtohet direkt kundër interesave amerikane në Ballkan.

“Nëse interesi i SHBA është stabiliteti në rajon, Kurti është njeriu kryesor që përditë tenton t’a prishë” nënvizoi Velebit.

Duke komentuar deklaratat e fundit të Donald Tramp rreth Panamasë, Kanadasë dhe Grenlandës, thotë se ato janë drejtuar para së gjithash në forcimin e fuqisë së vet negociuese me aktorë të ndryshëm.

“Grenlanda është e rëndësishme për SHBA për shkak të burimeve të saj minerale, shkrirjes së Arktikut dhe krijimit të rrugëve të reja lundruese, por i vetmi njoftim që ka ndonjë realitet lidhet me Kanalin e Panamasë, për shkak të konkurrencës mes SHBA dhe Kinës. Aty është realiste që do të shkohet në përkeqësim të situatës. Mesazhet për Kanadanë shërbejnë sesi SHBA do të forcojë ekonominë dhe prodhimin e saj dhe të bëhet më pak e varur ekonomikisht nga Kanadaja" tha Velebit.