Gjuriq me Mishele Sison: Terror i paparë i regjimit të Kurtit ndaj sërbëve në Kosovë

Marko Đurić i Mišel Sislon
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot në Uashington me ndihmës sekretaren e shtetit për organizmat ndërkombëtare në Departamentin e Shtetit Mishele Sison me të cilën ka biseduar dhe rreth situatës në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se sërbët në Kosovë po ndeshen me terror të paparë nga ana e rregjimit të Kurtit dhe nga dita në ditë po përballen me rrënimin e të drejtave themelore humane, ekonomike dhe politike, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në lidhje me këtë Gjuriq ka thënë se Beogradi pajtohet për paqe në rajon dhe dialog si mekanizëm i mbijetesës së sërbëve në Kosovë por përmes masave të cilat së fundi prezantoi Qeveria e Sërbisë, do të vijojë të insistojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Do të vijojmë të apelojmë tek mbarë bashkësia ndërkombëtare që sërish procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës të mbetet në axhendën e vet sipërore politike” ka thënë ministri Gjuriq.

Duke patur parasysh këtë, shefi i diplomacisë sërbe ka theksuar veçanërisht rëndësinë e rolit të UNMIK si bartës i kornizës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Në takim u fol rreth temave më aktuale politike dhe ndërkombëtare, si dhe rreth bashkëpunimit me organizatat dhe forume multilaterale.

Duke i’u referuar historisë së pjesëmarrjes së Sërbisë në operacionet shumëkombëshe nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, Gjuriq ka theksuar se Sërbia është në vendin e parë mes vendeve kontribuuese në rajonin e Europës Juglindore, duke pasur parasysh numrin e paqeruajtësve tanë të angazhuar në mbarë botën.

Kjo sipas fjalëve të tij, kontribuon që Sërbia të pozicionohet si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.

Gjuriq takimin e shfrytëzoi dhe që bashkëbiseduesen t’a informonte dhe t’a ftonte të merrte pjesë në margjinat e sesionit të 79 të Asamblesë së Përgjithshme të KB kushtuar ekspozitës së ardhshme ndërkombëtare Expo 2027, të cilën Sërbia është mikrpritëse dhe ku do të promovohet si vendi i inovacionit, teknologjive të reja dhe dixhitalizimit.