Gjuriq me Trokazin: Shkeljet e përditshme e të drejtave të sërbëve në Kosovë sfidë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me të dërguarin special të ministrit për Europën dhe punët e jashtme të Francës dhe për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz rreth situatës aktuale në Sërbi dhe rajon, si dhe proçesin e integrimit europian të Sërbisë.
Gjuriq ka informuar në mënyrë të detajuar të dërguarin special Trokaz, rreth valës më të re sikurse tha, të veprimeve provokative dhe të njëanshme që po ndërmerr pushteti në Prishtinë.
Theksoi se shkeljet serioze dhe të shpeshta të të drejtave të njeriut të popullsisë sërbe ndodhin pothuajse përditë dhe paraqesin sfidë serioze për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si në Kosovë ashtu edhe në mbarë rajonin.
Gjuriq i shprehu mirënjohje Francës dhe presidentit Emanuel Makron për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore që i japin Sërbisë në përpjekjet e saja në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Unionin Europian.
U shpreh se bashkëpunimi me Francën është e rëndësisë strategjike për Sërbinë dhe se vizion i përbashkët për të ardhmen europiane të rajonit, është themeli i stabilitetit dhe zhvillimit.
Duke marrë parasysh përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Francës, për të cilin kontribuojnë në masë të madhe marrëdhëniet e mira të dy presidentëve, ministri Gjuriq i përcolli ftesë kolegut francez që të vizitojë Sërbinë, me qëllim vazhdimin dhe forcimin e dialogut kontinuitiv mes dy vendeve.
0 komentet