Gjuriq: Me vetëdijen se Sërbia ka vijat e veta të kuqe, zyrtarët e SHBA vlerësuan sjelljen e saj si konstruktive
Ambasadori i Sërbisë në Uashington Marko Gjuriq gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq në Amerikë dhe bisedimet me të cilat ka pasur me zyrtarë të SHBA, vlerëson se 2023 do të jetë viti i kthesës pozitive në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA, transmeton RTV.
“Ky vit mund të jetë kthesë poztive në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA dhe intensiteti i kontakteve në nivele të larta, është dëshmi rreth përpjekjeve të palës sonë dhe asaj amerikane që këto marrëdhënie të çohen në nivel të ri”, ka thënë Gjuriq për Tanjug nga Ambasada e Sërbisë në Uashington ku ka folur rreth bisedimeve që ka pasur në Departamentin e Shtetit rreth çështjes së Kosovës por edhe për përpjekjet që lidhen me liberalizimin e vizave dhe Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Ambasadori ka bërë të ditur se një prej temave të rëndësishme në Departamentin e Shtetit ka qenë edhe çështja e Kosovës.
“Sërbia dhe SHBA kanë pikpamje të ndryshme rreth statusit të K&M por është mirë që SHBA dhe Sërbia sot kanë pikpamje të njëjtë në çështjen e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë ku kërkohet një hap më tej për normalizimin e gjendjes në K&M“ ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit ka treguar se SHBA e shikojnë pozitivisht qasjen kombëtare të presidentit dhe të qeverisë së Sërbisë për faktin se Sërbia ka „linjat e kuqe“ të veta kur bie fjala për Kosovën.
“Me vetëdijen se Sërbia ka vijat e veta të kuqe, zyrtarët amerikanë vlerësuan qëndrimin dhe sjelljen e saj si konstruktive“ ka shtuar Gjuriq duke nënvizuar se këto ditë do të shihen sinjale të qarta që Prishtina nuk ka çekun e bardhë për të mos respektuar marrëveshjen e Brukselit dhe presionet ndaj popullit sërb.
Gjuriq vlerëson se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Vizitën e ministrit të punëve të jashtme në Uashington, Gjuriq e ka vlerësuar si jashtëzakonisht domethënëse. Ai shtoi se bisedat me këshilltarin e lartë politik të sekretarit të shtetit të SHBA Derek Sholle e cila u pasua vetëm dhjetë ditë pas takimit të tij me presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverinë e Sërbisë, dëshmojnë për shkëmbime gjithnjë e më intensive.
Gjuriq kujtoi se këtë vit shënohet 142 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA dhe sot kemi biseduar rreth gjërave siç janë vendosja e dialogut strategjik mes dy vendeve.
„Kemi për synim të vëmë në lëvizje mjaft tema nga Marrëveshja për shmangien e tatimit të dyfishtë, e cila duhet t'i hapë dyert kompanive tona për bashkëpunim edhe më intensiv, e deri tek çështja e liberalizimit të vizave. Dëshirojmë këtu në Uashington të luftojmë për liberalizimin e vizave me SHBA pasi jemi të bindur se ekonomia jonë ka diçka për t'u ofruar kompanive amerikane që ende punësojnë mijëra njerëz për të cilët do të sigurojmë shumë mundësi të reja dhe më të mira për investime në vendin tonë gjatë periudhës së ardhshme“ ka thënë Gjuriq.
Ambasadori ka marrë pjesë me ministrin Daçiq në mëngjesin e lutjeve nga ku dhe u finalizua vizita e tij në Uashington dhe siç ai tha, mëngjesi i lutjeve këtë vit u organizua në format të ndryshuar.
"U kthyen në formatin origjinal në të cilën presidenti i SHBA së bashku me anëtarët e Kongresit dhe Senatit u lutën, ndërkohë që veçmas u organizua takimi me të ftuarit nga bota mes të cilëve ishte dhe mbreti i Jordanisë, si dhe shumë ministra apo zyrtarë nga mbarë bota", ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit ka vlerësuar se është shumë mirë që Sërbia ishte përfaqësuar në nivel të lartë ku delegacioni kryesohej prej ministrit Daçiq duke thënë se ishte „ngjarje që bashkëlidhi njerëzit nga mbarë bota“, që nga administrata amerikane e deri tek bota e biznesit të degëve dhe fushave të ndryshme të jetës. Në të njëjtën kohë, Gjuriq vuri në dukje se numri i përfaqësuesve nga Sërbia, gjithësesi ishte i papërfillshëm.
Gjuriq tha se në mëngjesin e 71 të lutjeve, nga Sërbia ka pasur zyrtarë të pushtetit vendor, bota e kulturës dhe artit, përfaqësues nga parti të ndryshme politike, si dhe përfaqësues të familjes mbretërore Karagjorgjeviq.
“Ka qenë spektër i gjerë i njerëzve të klasës politike të Sërbisë“ ka thënë Gjuriq duke shtuar se konsideron se të gjitha këto kontakte janë të çmueshme veçanërisht pasi shumë prej tyre bazohen në kontakte dhe miqësi personale.
Për këtë, thotë ai, u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që ishin dje në tubim në ambasadë, që të performojnë si një ekip, pavarësisht prej dallimeve politike, ideologjike dhe personale.
"Të marrim pjesë të bashkuar për të ndërtuar marrëdhënie që janë pjesë e elitës politike të kësaj shoqërie. Të tjerët e kanë bërë këtë për breza dhe dekada para nesh dhe në këtë brez ne nuk do të humbasim shansin për të ndërtuar një themel të thellë të pranisë sonë“ ka deklaruar Gjuriq.
0 komentet