Gjuriq në Banjalluka: Sërbia do të vijojë të jetë mbështetëse e pipullit tonë në gjithçka
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha pas takimeve që pati në Banjalluka me përfaqësuesit më të lartë të Republikës Sërbe të Bosnjës dhe popullut sërb në Bosnjë-Hercegovinë se Sërbia do të vijojë të jetë mbështetëse popullit sërb në gjithçka.
Në publikimin në rrjetin social Iks, Gjuriq shprehu kënaqësi për pritjen e ngrohtë në Banjalluka ku sot është takuar dhe ka patur takume të pèrzemërta me anëtaren e Presidencës së B&H Zhelka Cvijanoviq, kryetarin e SNSD Milorad Dodik, ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës Sërbe të Bosnjës Ana Trishiq Babiq dhe përfaqësuesit më të lartë të Republikës Sërbe dhe popullit sërb në B&H.
Ajo çka është arritur në planin ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar është me rëndësi të madhe dhe afatgjatë për popujt tanë kudo, shkruan ministri Gjuriq, duke përcjellë urime të përzemërta përfaqësuesve sërbë.
"Sërbia do të vazhdojë të jetë një mbështetje për popullin tonë tek çdo gjë, avokate e fortë e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit në B&H dhe respektimit të të drejtave të Republikës Sërbe të themeluara nga Marrëveshja e Dejtonit", theksoi ministri i punëve të jashtme të Sërbisë.
0 komentet