Gjuriq: “Një minutë deri në mesnatë” për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Marko Đurić.jpg
Burim: SNS

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, tha se ardhjen e “pesës” nuk e konsideron si Ditë D për Serbinë, por mendon se është sigurisht momenti i fundit për zbatimin e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, raporton RTV.

“Sigurisht që është “një minutë deri në mesnatë” për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, për respektimin e parimeve të Uashingtonit dhe për normalizimin e situatës në terren dhe ndalimin e lëvizjeve të Kurtit, të cilat në muajt e kaluar i shkaktuan shumë kokëçarje jo vetëm për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë e Metohi, por edhe destabilizoi të gjithë rajonin”, tha Gjuriq.

Siç tha ai, që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, Kurti “vazhdimisht dhe pa ndërprerje përpiqet të minojë dhe dobësojë pozitat serbe me metoda të dhunshme”.

"E vetmja gjë që ka arritur të bëjë është të minojë dhe dobësojë stabilitetin në këtë pjesë të Evropës. Serbia po përparon, po zhvillon dhe po përmirëson kapacitetet e saj ekonomike dhe politike, sillet në mënyrë të sigurt dhe të përgjgjshëm ndaj procesit të dialogut", thekson Gjuriq.

Ai thekson se Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në javët dhe muajt e kaluar kur ishte kërcënuar siguria, "qëndroi prapa popullit serb në Kosovë e Metohi".

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Serbinë, por një ditë në të cilën delegacioni serb dhe përfaqësuesit serbë të kryesuar nga Presidenti Vuçiq do të kujdesen për interesat e Serbisë dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë dhe Serbi në tërësi”, përfundoi Gjuriq.